Mitrovica me performancen e saj zuri Vendin e Trete |
17 shtator 2012, Dojce Vele, Sistem adekuat zgjedhor, kompetenca të bollshme me burime
financiare të qëndrueshme, administratë profesionale, teknologji e avancuar, janë
vlerat që dalin nga Karta Evropiane për
Vetqeverisjen Lokale të cilat qeveria
e Kosovës duhet t´permbush. Sfidë vazhdon të mbetet procesi i decentralizimit
si dhe përfshirja e komunave të veriut nën ombrellën e institucioneve të Kosovës.
Mitrovica është komunë me
probleme të shumta që nga zhvendosja, pasiguria, pamundësia e shfrytëzimit të
pronave, mungesa e lëvizjes së lirë, strukturat paralele si dhe probleme te
tjera, të cilat nuk mund të zgjidhen në nivelin local. Prandaj, udhëheqja e një
komune me specifika të tilla s´është apak e lehtë. Ndërsa, hapja e Zyres Administrative
në veri të Mitrovicës është nuk don të thotë zgjidhje e problemit të veriut, duke
pasur parasysh se Zvecani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi edhe me tej vazhdojnë të
mbesin jashtë institucioneve të Kosovës, thotë për DW-në kryetari i komunës së
Mitrovices, Avni Kastrati.
„Ne angazhohemi maksimalisht që
t´jemi afër qytetarëve dhe t´iu tregojmë se
Avni Kastrati, gjate takimit me komunitetin e veriut |
problemet aktuale janë një realitet
moment dhe dalngadalë do të përmirësohet situata. Mendoj se ´s do të shkojë
shumë larg dhe qytetarët do t´I kthehen së ardhmes. Vet fakti se ka fillu punën
Zyra Administrative në veri do t´thotë
se edhe këtu ka fillu të implementohet Pakoja e Ahtisarit. Prandaj, mendoj se
rrjedhat janë të mira dhe përditë e më shumë komuniteti serb I cili tash për
tash heziton, do ta kuptojë se interesi I tyre është në Kosovëb e pavarur, të
ndajë të mirën e te keqen me qytetarët tjerë të Kosovës”.
Kosova ka
pranuar obligimet e Kartës Evropiane për Vetqeverisje Lokale
Sipas ministrit per Administrim të
Pushtetit LokaI, Sllobodan Petrovic, Kosova që nga viti 1999 i ka kushtuar
kujdes të veçantë krijimit dhe forcimit të pushtetit lokal, fillimisht me
kompetenca të kufizuara ndërsa sot, komunat kanë një autonomi të konsiderueshme
të vetëqeverisjeje.
„Kosova ka pasur parasysh dhe ka pranuar në tërësi Kartën e Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Ne kemi pranuar dhe implementuar me sukses Planin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të propozuar nga Presidenti Ahtisari; proces që u përmbyll solemnisht po këtë javë nga institucionet e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kosova ka përfshirë në Kushtetutën e saj parimet kryesore të vetëqeverisjes lokale dhe ka përkthyer në ligjet e saj principet më të avancuara të organizmit të pushtetit lokal“.
Komunat e Kosoves shquhen me pasurite natyrore,kulturore e shpirtrore (stenda e komunes se Decanit |
„Kosova ka pasur parasysh dhe ka pranuar në tërësi Kartën e Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Ne kemi pranuar dhe implementuar me sukses Planin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të propozuar nga Presidenti Ahtisari; proces që u përmbyll solemnisht po këtë javë nga institucionet e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kosova ka përfshirë në Kushtetutën e saj parimet kryesore të vetëqeverisjes lokale dhe ka përkthyer në ligjet e saj principet më të avancuara të organizmit të pushtetit lokal“.
Prioritet I BE-së,fuqizimi I pushtetit local në Kosovë
Avancimit të
legjislacionit dhe strategjisë për qeverisje locale si dhe shkëmbimit të përvojave për të
implementuar parimet evropiane për vetëqeverisjen lokale duke respektuar vlerat
locale kishte për qëllim t´I shërbente edhe Konferenca e III-të
Ndërkombtare me temën “Fuqizimi I Qeverisjes Lokale Nëpërmjet Promovimit të
Vlerave Evropiane“. Në këtë
konferencë dyditore e organizuar nën kujdesin e MAPL-së dhe mundësuar nga Komisioni Evropian e cila u
mbajt në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Novobërdë, morën pjesë përfaqësues të
lartë politik dhe eksperte nga rajoni dhe bota. Me këtë rast, Samuel Zbogar përfaqësues i BE-së në Kosovë, tha se prioritet i Bashkimit
Evropian është mbështetja në fuqizimin e qeverisjes lokale në Kosovë:
“Në do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht të ardhmen evropiane të
Kosovës
Samuel Zhbogar, perfaqsues i BE-se ne Kosove |
dhe qeverisja e mirë është nocion i suksesit. Asgjë nuk eshte
automatike. Ndërsa, në rastin e Kosovës, kjo don të thotë jo vetëm fuqizim I
vlerave evropian në legjislacionin tuaj në qeverinë qendrore por edhe në
qeverinë lokale, poashtu, që ajo të jetë e fuqishme, e shëndoshë dhe e gatshme
të ofroj sherbime lokale për qytetarët në qytete dhe në fshatra. Qeveria lokale
duhet të jetë e përkushtuar në përmbushjen e nevojave të qytetarëve”.
Integrim nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar dhe binjakëzimit të
komunave
Ndër përpjekjet për rregullimin e
vetqeverisjes lokale në përputhje me standardet evropiane është edhe bashkëpunimi
ndërkufitar, financuar nga Komisioni Evropian, në kuadër të të cilit tashmë janë
lidhur marrëveshjet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa në tetor marreveshja do
t´nënshkruhet edhe me Malin e Zi. Bashkëpunimi komunë-komunë ka rezultuar me binjakëzimin e komunave të
Kosovës me disa komuna të shteteve të rajonit dhe më gjërë, ndërsa fuqizimi I
tyre, piroritet I MAPL-së, shpjegon për DË-në Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm
në këtë ministri.
Besnik Osmani,sekretar i perhershem ne MAPL |
„Ne këtë e
kemi promovuar duke financuar aktivitete të vogla të përbashkëta. Vetëm ëetë
vit ne kemi ndarë rreth 1 milionë euro projekte të vogla, ku kemi futur nje
grant konkurimi midis komunave që ata që vine me ide të mira për projekte të bashkëpunimit
ndërkomunal mund të përfitojnë dhe për momentin janë duke u realizuar 13-të projekte
të vogla anekënd Kosovës. Konferenca për vetqeverisjen lokale si dhe Panairi i
Parë i Komunave janë produkte të tjera
konkrete, në të cilin komunat patën rastin të prezantojnë begatitë
e tyre, ndërsa për prezantimin me cilësor u shpërblyen me grante Suhareka,
Graqanica dhe Mitrovica“, thotë
z.Osmani, sipas te cilit, transparenca, bashkëpunimi me qytetarët dhe përfshirja
e tyre në vendimmarrje është obligim i komunave.
Sfidë, procesi i decentralizimit dhe komunat e veriut
Procesi I decentralizmit, si një
nga parimet themelore të një sistemi demokratik
dhe një nga kushtet vendimtare për një qeverisje efikase, edhe më tej
mbetet sfidë. Per ministrin Petrovic, ky është një
shteg i pashmangshëm për zhvillimin e demokracisë lokale, integrimin e
komuniteteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike karshi
qytetarëve të Kosovës.
„Suksesi i decentralizimit nuk varet vetëm nga
përkushtimi i qeverisë për reformat,
Pamje nga veriu i Mitrovices |
por varet poaq nga fakti se si strukturat
lokale dhe qytetarët në terren e përqafojnë këtë proces. Ky konstatim mund të
ilustrohet me suksesin e arritur në komunat Gracanicës, Kllokotit, Junikut apo
Mamushës, ku qeveria, strukturat lokale dhe qytetarët ishin bashkë në implementimin
e projektit. Per dallim, edhepse Qeveria e Kosovës ka punuar me
perkushtim në krijimin e plotë të parakushteve për themelimin e Komunës së
Mitrovicës Veriore dhe procesi ka rezultuar suksesshëm me themelimin e Zyrës
Administrative, ende mbetet për t´u bërë që qytetarët të kuptojnë përfitimet që
sjell ky proces. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e
Kosovës, duke ju garantuar se puna e këtyre institucioneve shkon vetëm në dobi
të tyre dhe ta ta kuptojmë se këtu është ardhmëria e jonë dhe e fëmijëve tanë“.
Qeveria e Kosovës thotë se është e
përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Karta Evropiane për
Veqeverisjen Lokale. Ndërsa sfidë mbetet formimi i komunës veriore të Mitrovicës si obligim që
del nga Pakoja e Ahtisarit, bashkëpunimi me komunitetin serb në veri si dhe përfshirja
e komunave të veriut nën ombrellën e institucioneve të Republikës së Kosovës.