Arkivi

DW në shqip kremton ditëlindjen e 20-të


9 tetor 2012, Dojce Vele,Në Bibliotekën Kombtare Universitare në Prishtinë u shenua 20 vjetori i programit shqip te Dojce Vele-s. Dojce Vele gjatë trazirave të viteve  ´90-te ishte dritarja e vetme informative për shqiptarët e Kosovës, ndërsa sot vazhdon te jetë një burim i besueshëm  për auditorin e gjërë.

20 vjet më parë, kur i mbarë kontienenti ishte përfshirë nga erwrat e vrullshme të ndryshmeve të mëdha dhe përmbysjeve të sistemeve politiko shoqëroe dhe në një decade kur revolucioni I teknologjisë së infromacionit kishte përfshire mbarë botën, “Dojce Vele“ filloi të flas shqip falë një ekipi gazetarësh të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Gjermania me në krye Adelheid Feilke Tieman, një gjermane, njohëse e gjuhës shqipe dhe e botes shqipfolëse. Misioni : angazhim i plotë me profesionalizëm, përgjegjsi dhe përkushtim. Një mision i cili vazhdon edhe sot e kesaj dite, me raportime nga këndvështrimi gjerman dhe evropian për temat dhe zhvillimet më relevante ndërkombtare evropiane dhe vecanërisht ato të rajonite të Evropës Juglindore,  rrëfen Vilma Filaj Ballvora, ndër geztaret e para dhe sot drejtues e seksionit shqip të DW-së.
Adelheid Feilke Tieman,shefja
e pare e redaksisw shqipe

„Oferta informative e Dojce Vele-s është online, televizion dhe radio në fushat: politikë, ekonomi, shoqëri, kulturë dhe shkencë-fusha, në të cilat Gjermania ka cfarë të ofrojë për vet specifikën e saj si një nga ekonomitë më të fuqishme në Bashkimin Evropian, si një vend me një histori  komplekse të trazuar dhe me përvoje, vecanërisht për sa i përket periudhës së tranzicionit kur arriti të realizojë me sukses  kalimin e landeve lindore nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut“.

DW përcolli trazirat e viteve 90-të në Shqipëri dhe Kosovë

Dojce Vele në shqip filloi transmetimitn para 20 vjetësh, në Këln me ofertën informative në radio në valë të shkurtëra me transmetimin e materjaleve përmes shiritave manjetik. Që nga 2004 m seli ne Bonn, stafi I redaksisë, vazhdojnë punën me përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm përderisa  për të mbajtur në vëmendje rajonin  dhe per marrjen e informacioneve nga dorë e parë, përkujdeset rrjeti I korrespondentëve.

Spasovska dhe Filaj-Ballvora ne Prishtine
„20 vjet pas, me oferta radiofonike-të dhjetëfishuara, me krizën në Shqipëri në fund të viteve 90-të dhe me shpërthimin e luftës në Kosovë me ´98-´99, kur Dojce Vele kishte deri në dhjetë edicione në ditë në valët FM. Kjo ofertë e gjërë radiofonike ndikoi që sot e kësaj dite në memorjen e publikut Dojce Vele në shqip të euhet si radio, cfarë vërtetojnë edhe hulumtimet e fundit me 2009 ku rezulton se 90 per qind e të anketuarve në shqipëri dhe Kosovë  e njohin DË radion. Vecanërisht në Kosovë, deri në 50 per qind e popullsisë e ka dëgjuar DË-në në shqip, me c´rast do te vecoja  edicionin special në periudhën e luftës në Kosovë,ndërsa në  periudhën prill-tetor 1999 ne hapëm një linje speciale telefonike 24 orë në shërbim të refugjatëve që kishin humbur të afërmit e tyre e cila ëhtë kontaktuar nga mbi tetëqindmijë njerëz”, kujtoi Filaj-Ballvora, e cila shtoi se DË si afrues  informacioni mbërrin tek auditori në forma të ndryshme, përmes letrave në redaksi, dialogut ne rrjete sociale, duke qënë e cituar dhe duke u ribotuar ne media të ndryshme rajonale, në raste të caktuara deri në 100 artikuj në muaj”, shpjegoi z.Filaj-Ballvora.
Korrespondentet e dikurshem te Dojce Vele-s(Foto DW)

Dje dritare drejt botës së lirë ndërsa sot përcjellëse e integrimit evropian

„Programet e Dojce Vele-s të Evropës Qendrore dhe Juglindore shpjegojnë rolin e Gjermanisë në Evropë dhe bashkëinë evropiane të vlerave. Programet kanë në fokus lirinë e shtypit,  të drejtat e njeriut dhe ndërtimin e demokracisë. Ato ofrojnë informacione shtesë dhe të thelluara në një formë që në rajon nuk rajon“(DË).  Ndërsa, 20 vjetori i redaksisë në gjuhën shqipe është një arsye për të kremtuar, sepse verteton lidhjen e thellë të Dojce Vele-s me gjuhën shqipe dhe popullin e Evropës Juglindore, meqë redaksia kroate dhe serbe kremtojnë 50 vjetorin, tha Verica Spasovska, drejtuese e programeve të DË-se për Evropen Juglindore.

„Gjysmë shekulli oferta gazetareske nga Dojce Vele për Evropen Juglindore, të cilat kanë ndryshuar me kohën. Gjatë luftë së ftohtë, Dojce Vele ishte një zë i lirisë dhe një dritare drejt botës së lirë, gjatë luftërave n ëish Jugosllavi  një burim i pavarur dhe objektiv, ndërsa sot  Dojce Vele përcjell procesin e integrimit evropian. Ne perpiqemi që ta sqarojmë roline Gjermanisë në Evropë. Para së gjithash në krizen e BE-së, ku ka zëra të shumtë që janë  kundër zgjerimit të Evropës  posaqërisht në Ballkanin Perëndimor, të cilët përpiqemi t´i bindim se zgjerimi për këto treva është një burim i paqeje. Dhe natyrisht, misioni ynë nuk është që të japim informacione të shpejta, por të bëjmë analiza me informatat e shumta në prapavi,duke e kuptuar veten në këtë kohë të multimedias si një  medium komplementar. Ndërsa, këndvështrimet e ndryshme krahas stafit në Bonn na i mundëson edhe rrjeti i gjërë i korrespondenteve nëpër vende të ndryshme“.
Korresspondentet aktual te Dojce Vele-s(Foto DW)

Shtrirje e urave lidhëse në 30 gjuhë 

Ndërsa, në jubileun e 20-të të Dojce Vele-s në shqip, jemi këtu për të bashkëbiseduar me moton: “Të ndërtojmë ura lidhëse”, tha Christian Gramsch, drejtor i programit të DW-së:

„Ne e kuptojmë veten si një kartëvizitë multimediale e cila përfaqson Gjermaninë në botën e medias dhe natyrisht si të tillë, dëshirojmë të afrojmë sa më shumë njerëz rreth vetes. Dhe, ne këtë e bëjmë në 30 gjuhë dhe atë: në radio, në televizion, në internet dhe në mediat sociale. Me këtë rast do doja të theksoj serish se, ne financohemi nga parlamenti gjerman dhe natyrisht kemi edhe kontrollin. Por, jemi shumë krenar që kemi ruajtur pavarësinë. Prandaj, auditori  ynë duhet të jete i sigurt se informacionet tona janë të hulumtuara mirë, të vërteta, të paanshme dhe nuk përfaqësojnë interesin e askujt.  Ndërsa, synimi ynë  nuk është vetëm të japim informata por të zhvillojmë edhe një dialog ndërmjet vete”.
 Gramsch:"Ura lidhese ne 30 gjuhe"

Në Bibliotekën Kombtare Universitare në Prishtinë, ku në praninë e strukturave të larta shoqërore dhe politike delegacioni I nivelit të lartë të Dojce Vele-s prezantoi ofertën e re multimediale,  Komisioni I Ekonomisë Gjermane për Evropën Lindore prezantoi Programin e Bursave të Ekonomise Gjermane 2013, përderisa të pranishmit u argëtuan nga repertoari I zgjedhur I Bethovenit dhe shopenit intepretuar nga pianisjta  prof.Lule Elezi.