Vrasjet e gjakmarrjet mbajne ne ngujim qindra familje shqiptare |
16 tetor 2012, Dojce Vele, Vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti brenda territorit të Republikës
së Kosovës kane ndodh 24 vrasje, pas të cilave
mund të pasojë gjakmarrja. Ngritja e vetëdies dhe funksionimi i gjyqsorit , i
domosdoshëm.
Dervish Ukaj mban emrin e agjës së vrarë. Familja e tij e
fali gjakun pasi u bë burrë. Ndaj sot ai porosit bashkëkombasit e tij për paqe
dhe pajtim.
“Nuk
asht lehtë mee fal gjakun...Por, ne e kemi shtri dorën e
pajtimit për hir të popullit e të rinisë që të marrim mend e mos të shkaktojmë
më gjakderdhje e vëllavrasje në këtë tokë. Prandaj, iu bëj apel të gjithë
shqiptarëve kudo që janë që të mos bëjnë vrasje apo gjakmarrje. Dhahtë Zoti që të gjithë shqiptarët kudo që janë,mos
me pas ma konflikte ndërmjet veti”.
Në Kosovë
24 vrasje në nëntë muajt e parë të vitit
Kryeimami Ssabri efendi Bajgora |
Si pasojë e rethanave ekomomike e sociale dhe të
mosfunkionimit adekuat të gjyqsorit,
dukuria e vrasjeve në Kosovë është gjithnjë e më në rritje. Sipas Policisë së
Kosovës, vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti në Republikën e Kosovës kanë ndodh 24 vrasje: 3 në Prishtinë, 3 në Mitrovicë, 3 në
Gjilan, 1 në Ferizaj, 7 në Prizren dhe 7 në Pejë. Motivet
më të shpeshta: fajdja, reketi, haraqi, borxhi, pronat në kontest,etj. Por, cilido të jetë motivi, vrasjet janë në
kundërshtim me të gjitha fetë qiellorë dhe islami i dënon ato fuqishëm, thotë
kryeimami i Bashkësisë islame të Kosovës,
Sabri Efendi Bajgora.
“Islami i lufton vrasjet me të gjitha forcat
dhe mundësitë që i posedon se kshtu na mëson Kurani famlartë dhe porositë e
profetit Muhamed a.s. Prandaj, ne pjesëtarët e bashkësisë fetare islame jemi
kundër të gjithë atyre që keqpërdorin fenë për të arritur qëllimet e tyre
ekstreme apo të shtyrë nga motive të tjera. Islami përpiqet vazhdimisht të
mbjell paqe ndërmjet njerëzve sepse vet
fjala “Islam”don të thotë “Paqe”. Për këtë
për shekuj me radhë teologët islam gjatë shtjellimit të qështjes islame, kanë
pasur parasysh gjithmonë këtë qështje duke shpjeguar besimtarëve të tyre se
vrasja apo gjakmarrja jënë reptsisht të ndaluara”.
Tri
dioqeza të Shqipërisë-dekret kundër vrasjes dhe gjakmarrjes
Edhepse jo në permasat e dikurshme, si motiv vrasjeje nuk
perjashtohet as dukuria e gjakmarrjes.
Kjo, sidomos në Shqipërinë e veriut ku një pjesë e popullatës ende është nën ndikimin e
Kanunit të Lekë Dukagjinit; traditw e cila kërkon që gjaku as mos të
falet as mos të humbet por drejtësia të merret në duart e veta, thotë dr.Don Lush
Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës sipas të cilit:“Kjo historikisht ka qënë e shpjegueshme
dhe deri diku e kuptueshme, edhepse kurrë e arsyeshme. Por, që të ndodh kjo në shekullin
21 është edhe dobësi, edhe gabim, edhe mëkat, edhe krim”.
Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike |
Pas vrasjeve të shumta në veri të Shqipërissë në emër të
gjakmarrjes, Metropolia e Shkodrës, e Sapës dhe Lezhës jo fort larg kanë nënshkruar
një dekret me anë të të cilit, të gjithë ata që kryejnë vrasje apo bashkëpunojnë
në mënyrë të qëllimshme sidomos në vrasjet për gjakmarrje, ndëshkohen me shkishërim
apo ekskomunikim.
“Që don
të thotë, kush drejtpërsëdrejti apo terthorazi
ndihmon apo vepron kundër jetës së dikujt, ai automatikisht nëpërmjet këtij
dekreti shkishërohet dhe në ktë mënyrë përjashtohet nga pjesëmarrja në jetën
kishtare, në ritet, ceremonitë e sakrementet dhe nese vdes, nuk do ta ketë një
përcjellje apo një varrim të krishterë. Është sigurisht një masë e skajshme ,
nje prerje, një kirurgji. Por, nëse nuk gjenden mjete të tjera, asht skajshmërisht
e domosdoshme për të shpëtuar jetën e njerëzve. Sepse, disa njerëz të cilë t
nuk kanë vetëdie njerëzore, personale, familjare, shoqërore, kishtare apo
fetare, ata njohin vetëm rregullën e cila ende funksionon: të jesh i perjashtuar
dhe i njollosur publikisht,të të mohohen disa të drejta dhe detyra të cilat kanë
karakter publik kishtar. Ndoshta do t´i detyrojë këta njerëz të mendojnë për
peshën e krimit e cila gjithmonë është vetvrasje, vëllavraje dhe pastaj vrasje.
Dhashtë Zoti të funksionojë edhepse ende është heret të themi?”.
Mosfunksionimi
i gjyqsorit arsye për marrjen e drejtësisë në duar
Në 950-të vjetorin
e themelimit të Ipeshkvisë së Sapës, para dy javësh , i derguari i Papës,
kardinali Santos përkrahu dekretin në emër të Selisë së Shenjt, të Vatikanit
dhe të Papës përkrahu dekretin, me anë të të cilit të tri arqipeshkvitë e Kishës
Katolike në Shqipëri iu bënë thirrje edhe organeve gjyqsore shtetrore për rreptësi
më të madhe në dhënjen e vendimit për vrasjet, sidomos ato në emër të
gjakmarrjes, duke kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm.
Stop vrasjeve dhe gjakmarrjess(foto DW) |
“Krimi
nuk është shqiptar apo joshqiptar. Krimi është krim dhe si i tille duhet të dënohet dhe fatkeqia është
mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe Kosovë. Po ta kishim një
shoqëri më të organizuar dhe një gjyqësi më të mirëfillte, mendoj se njerëzit shumë
më lehtë do ta delegonin problemin të gjyqsori. Dhe, masa të tilla mund t´na
paraqesin si një popull primitiv i cili në
shekullin 21 lufton kundër këtyre dukurive sepse drejtësia e shteteve tona nuk
funksionon. Por e them gjithmonë: më e rëndësishmë është jeta. Ndërsa, ne duhet
të kemi fuqi të ballafaqohemi me vetveten, me dukurite tona negative dhe atëherë
të paraqitemi me fytyren pozitive, sepse dyfytyrësia, paraqitja kinse të mirë, kinse
demokrat dhe kinse të lirë nuk na ndihmon fare”,thotë Don Lush Gjergji, i
cili shton se megjithëse ndër katolikët
e Kosovës nuk janë shumë të shprehura vrasjet dhe gjakmarrjet,Kisha Katolike në
Kosovë do të marr një hap të tillë poashtu,nëse e sheh të nevojshme .
BI:”Islami
punon në mënyrë të vazhdueshme për paqe dhe pajtim”
Bashkesia Islame e Kosovës e mbështet dekretin e nënshkruar
nga të tri dioqezat e Kishës Katolike në
Shqipëri dhe e vlerëson si një kontribut për të mirën e kombit dhe të mbarë
njerëzimit.Ndersa,sipas kryeimamit Bajgora, besimi është preventiva më e mirë
e dukurive të shëmtuara në shoqëri.
“Bashkësia
Islame e Kosovës dhe të gjithë imamët e kanë obligim moral, fetar dhe njerëzor
që të pajtojnë njerëzit ndërmjet vete. Për këtë funksionojnë kuvendet apo
“islihatet” të cilat i kanë pajtuar njerëzit rreth ndonjë gjaku eventual.Kjo vazhdon
në mënyrë të vazhdueshmë dhe hoxhallarët janë të parët të cilët në raste të
zenkave apo të vrasjeve shkojnë për të pajtuar familjet . Prandaj,ne s´kemi
nevojë për një dekret të tillë sepse kjo
rrjedh nga urdhëresat kuranore dhë të atyre të profetit Muhamed a.s.”.
Protestë në Tiranë (20.07.) pas vrasjes së 17 vjeçares Marie Qukaj dhe gjyshit të saj në Kir të Shkodrës(foto DW) |
Sipas dekretit te shkisherimit, dera e Kishës do t´jetë gjithmonë e hapur për vrasësit
apo gjakmarrësit të cilët të goditur nga ndëshkimet, pendohen dhe duke
ndryshuar mendësine e vrasjes duan të kthehen në bashkim të plotë me Kishën dhe
Zotin duke shfaqur publikisht pendimin, duke ndrequr padrejtësinë e bërë, duke
vuajtur dënimin e paraparë me ligj si dhe duke marr faljen nëpërmjet rrëfimit
sakramental.