Arkivi

Interesimi per trashegimine gjithnje e me ne rritje

23 janar 2013, Radio Kosova, Sa  me shume  ngritet  vetedia  e  qytetareve aq  me  shume rritet dashuria ndaj vlerave tradicionale dhe  gjithe asaj qe  perben  trashegimine  kulturore dhe shpirtrore. Artizanat nuk jane  me  vetem  b renda  qarqeve  te  familjeve  dhe farefisiit, por  kane  dale  jashte  mureve  dhe  jane  bere  nje  konkurrence  e  vertet ne  tregun e  Kosoves, ne  te  cilin  interesimi i konsumatoreve per  vlerat  trashegimore shqiptare eshte gjithnje e me i madh. 

Kontributi I shumefishte I strellcjaneve gjate luftes per liri


14 janar 2013, Radio Kosova, Ne Strellc te Decanit, gjate luftes se Kosoves pervecse gjeten strehe qindra familje nga komuna e Decanit, Pejes dhe Gjakoves,nen mbrojtjen dhe mbeshtetjen e banoreve te ketushem ne lagjen e Gjukajve  funksionoi edhe nje spital i improvizuar, ne te cilin u trajtuan luftetaret e lirise. Per te nderuar kontributin e stafit mjeksor dhe popullates se ketushme,  ne  shtepine-spital te te  familjes  Gjukaj  sot eshte vene nje pllake perkujtimore.  

A ka aborte selektive mbi baza gjinore në Kosovë?


12 janar 2013, Dojce Vele, Një studim i OKB-së konfirmon, se në Evropë abortohet një numër gjithnjë e më i madh fetusesh femërore, duke konstatuar statistika alarmante veçanërisht në disa vende të Ballkanit.Studimi përmend edhe Kosovën si vend problematik. Por sipas ekspertëve në Kosovë, ndonëse njihet mendësia e preferencës për djem, shoqëria në përgjithësi dëshiron femijë të shëndetshëm pavarësisht gjinisë.