Vjollca Muliqi, 41 vjecare nga Peja eshte bashkeshorte e nene. Por, angazhimet rreth bashkeshortit dhe femijeve nuk e zbehen dot dashurine e trete te kesaj artizane,e cila shkon kohen e lire me pune dore. Dhe kshtu, ajo u shnderrua ne nje burim te pandalur ideshe me te gjitha koloritet e e trashegimise kulturore shqiptare me motive te vjetra te paraardhesve te saj. Dhe kjo eshte e vecanta e cila produkteve te ekspozuara ne dyqanin e saj ua garanton nje vend te denje ne treg.
"Ketu, gjithcka eshte sshqiptare. Kam veshje kombtare dhe krejt antike, meqe m´i sjellin grate nga paraardheseit e tyre, arka per paje, dizajne per fejesa, martesa, dizajne te veturave, flamuj te qendisun e gjithcka cka perfshihen ne pune dore. Ndersa, interesimi eshte edhe me i madh se qe e kam pritur dhe une jam tejet e kenaqur“, thote Vjollca te cilen pervec punimit te artizanateve me motive kombtare, grumbullimi I gjesendeve te lashta dhe ekspozimi I tyre eshte nje vecori tjeter qe e dallon kete grua te zellshme nga grate e tjera.
„Keto m´i sjellin grate, se gjerat antike gjenden shume rralle. Une e bej ekspozimine tyre ne dyqan dhe ato shiten shume shpejt. Sidomos jeleket e veshjes se Rrafshit te Dukagjintit, qorapet, pshtjellaket, lidhese e marhame, se secila me ate bukurine e vet”.
Kemishe nusesh deri ne 200 vjet
Kemishe nusesh 200 vjecare dhe pixhama dhenduresh te lashta poaq, jane produkte te cilat mund te gjenden te eskpzuara neradhe dhe ate me mim krejt te kapshem per qytetarin.
"Ato jane pixhame te burrave, pune dore me kokrra qe I kane cu nuset perpara me pajen ne arka. Ato jane shume te vlefshme se jane 200 vjecare. Mandej e kam kemishen e pelhures te stergjyshes sime qe e ka cu n’ qejz. Ajo nuk eshte perdor hic dhe nga stergjyshja, te gjyshja, mami dhe pastaj me ka ra n´dore mua. Dhe une tash e kam te ekspozuar ketu. Po. Gjithcka qe eshte brenda dyqanit, eshte ne shitje”, thote Vjollca.
Fakti se eksponatet e vjetra jane te paperseritshme edhe vetem si kopje, ngrit vleren me shume. Ndersa, problem perben sidomos mungesa e zhgunit ne treg, per te punuar tirq e jelek tradicional.
„Sepse, sot po punohen, por jo origjinale i dikur. Sidomos zhguni eshte zhduk krejt dhe gjendet rrallehere. Ndersa, ketu me se tepermi i kerkojne tirqt me zhguna origjinal. Sidomos qetash per pavaresi, kaloresat kane kerku shume te une dhe jam perpjek duke dhane maksimumin,por s´kam mujt me gjet kurrkund“.
Por, edhepse cdokund ne bote, lashtesia e antikiteteteve eshte edhe mase matese per cmimin, tek Vjollca ndodh e kunderta dhe cmimet shkojne paralel me mundesine e konsumatorit dhe gjendjen aktuale ekonomike.
“Cmimet nuk jane te larta se edhepse gjithkund ne bote antika vleresohet ne baze te vjetersise, ne dyqanin tim kjo nuk ndodh per shkak te standardit te qytetarit. Ndaj, ne marreveshje me grate ne jemi pajtuar qe te moss ua leme cmimin shusme te larte dhe t´iu fle malli aty per shkak te pamundesise ta blejne. Dhe kshtu,qarkullimi eshte I vazhdueshem”.
Kostume synetie me simbole kombtare
Perderisa ideja me e re dhe risi ne tregun e Kosoves eshte veshja kombtare e synetise, e cila se shpejti pritet te dal ne treg.
“Une jam duke pergatit projektin per kostume te synetise shqiptare. Dhe jam shume optimiste se do te kem sukses, meqe te gjithe atyre qe ua kam shpalos idene i kane lene kontaktet dhe me kane lut qe sa ma shpejt me e qit kete risi ne treg“.
Vjollca, kjo artizane e zellshme e cila vetem per je vit ia ka dal te ze nje vend te denje ne treg, porosit qe „Sa ma shume me e rujt antiken shqiptare e mbi te gjitha, veshjen kombtare e cila ka vlere shume shume te madhe“.
Dhe kjo po ndodh qe nga brezat me te rinj. Sepse, sa me e lart eshte vetdia e nje kombi aq me e thelle eshte dashuria per traditen, e cila deshmon pa fjale identitetin kombtar dhe origjinalitetin e nje populli.