14 janar 2013, Radio Kosova, Ne Strellc te Decanit, gjate luftes se Kosoves pervecse gjeten strehe qindra familje nga komuna e Decanit, Pejes dhe Gjakoves,nen mbrojtjen dhe mbeshtetjen e banoreve te ketushem ne lagjen e Gjukajve funksionoi edhe nje spital i improvizuar, ne te cilin u trajtuan luftetaret e lirise. Per te nderuar kontributin e stafit mjeksor dhe popullates se ketushme, ne shtepine-spital te te familjes Gjukaj sot eshte vene nje pllake perkujtimore.
Mbishkrimi ne pllaken perkujtimore ne balle te nje shtepie ne veri te fshatit Strellc eshte deshmi se ketu gjate luftes per clirimin e Kosoves kishte bazen nje spital i improvizuar. Ndersa, Agim Gjukaj, biri i madh i kesaj familjeje per sherimin e luftetareve te lirise hapi dyert e shtepise se tij dhe te dy vellezerve mergimtare, Selimit dhe Azemit, sepse ai ishte i vetdishem obligimit ndaj atdheut.
„Krejt ne fshat eshte kerkuar nje shtepi, por askush nuk ka marr kete rrezik mbi vete. Kur kane ardhe te une iu kam thane:“Te tri shpiat i keni ne dispozicion:t‘ vellezerve te mi dhe timen, e une rri n‘ shatorr me familje“ . Gjashte shtate muaj sa ka zgjat kam qene te kembet e tyre komplet me familje teme dite e nate“, thote z.Gjukaj i cili mbeti shembull i nje atdhetari te devotshem dhe vetmohues i cili nuk kurseu jeten e tij as te familjes per t’perkrahur luften e shenjte per lirine e popullit te tij duke sherbyer me familje ne shtepine-spital te vellait Azemit.
Imazh tjeter per Kosoven e lire...
„Moter, ka ba per kapuq t’ madh vec ai qe asht budalle. Duhet me ba per femijen tem qe du me e pa n´liri, per popull tem, per atdhe temin. U pane ma kapuqmedhenjt…Shpia asht mur,kapital i vdekur. Gjithe Kosova ka qene e kallur flake. Rendesi ka kontributi qe e kam dhane me familjen teme, jeten teme edhe s’ kam hezitu per asnje moment, absolutisht. Edhe jam krenar!„
Por, atdhetari I devotshem Agim Gjukaj, gjate ketij rrugetimi te pergjakshem kishte nje imazh tjeter per Kosoven e lire.
„Une ndryshe krejt kam mendu. Nuk kam prit kurre qe njerezit me meritor te lehen nen hije e te harrohen. Nuk kam besuar kurre se ata qe ua besuam ndertimin e shtetit, kafshate pas kafshate do ta hane Kosoven. Nuk e kisha besuar kurre se me djersen e popullit e mbi kete toke te lare me gjakun e deshmoreve, prijesit tane do ta sigurojne jeten e nipit e te sternipit,e ne qe dhame e nuk kursyem asgje per kte toke, te perballemi vazhdimisht me veshtiresi ekzistence. Si pasoje e asasj kohe, gruaja ime per vite te tera vuan nga kanceri…Por, une nuk desha gje tjeter vec respektit se perpjekjet e mia dhe vetmohimin ia kam pas borxh atdheut!”
Agim Gjukaj, shembull i atdhetarit te devotshem
Ne shenje mirenjohjeje per kontributin e kesaj familejeje, stafit mjeksor dhe banoreve te fshatrave Strellc, ne kete shtepi u zbulua pllaka perkujtimore e cila do te ngulit kete kontribut ne memorjen e gjeneratave te reja.
Hasan Kamaj |
Oficeri Gani Gjukaj, atehere komandant I shtabit me graden e majorit me rastin e perurimit tha se:
„Ne ate kohe eshte ba krejt cka ka qene e mundur, duke sheruar nje numer tw madh te njerezve nga stafi mjeksor te cilet jane angazhu pa kursim duke kryer te gjitha sherbimet mjeksore qe kane mund te kryhen, pervec nderhyrjeve kirurgjike“.
Mjeket strellcian ne balle te misionit
Oficeri Gani Gjukaj |
„Ndersa, kontributin me te madh e ka dhene Smajl Avdimetaj, mjek specialist.Ate e kemi pas prane shtabit lokal te kembet mengjes e mbremje, per te ditur ne ka ndonje rast a jo?“, thote z.Kamaj.
Pervec percjelljes se te plagosurve nga fronti i luftes ketu jane bere edhe vizitat e popullates civile prej fshatit Logje deri ne fshatin Skivjan, qofte me trajtim apo furnizim me barera , rrefen dr.Smajl Avdimetaj, i cili edhe pas 13 vitesh kujton sfidat neper te cilat ka kaluar ky staf mjeksor per t’ iu dale ne ndihme luftetareve t e lirise dhe popullates se rrezikuar.
Dr.Smajl Avdimetaj |
Ne ambulancen ushtarake ne Strellc u trajtuan rreth 5,000 paciente
Ali Geci, atehere epror ushtarak, ishte njeri nder te plagosurit te cilit iu afrua ndihma nga stafi i ketushem mjeksor.
Ali Geci |
Nje kontribut tjeter strellcjanet e dhane edhe ne strehimin e popullates nga komunat fqinje dhe ne mbeshtetjen e Ushtrise Clirimtare te Kosoves.
„Kontributi ka qene shume i madh. Miftar Zeqaj ka bere shpine kuzhine popullore. Gjedhin e pare e ka pre Osmon Fetahu dhe ne e kemi qu ne kazerma me kazana me mish e buke, per cdo dite. Ali Kamaj me traktor te tij ka cu buke ne Prapaqan , e shume te tjere qe s‘ di si t’i vecoj se cdo banor i fshatit ka qene ne nje forme pjeswtar i Ushtrise Cliritare te Kosoves”, thote Hasan Kamaj.
Pllake perkujtimore per hir te mbamendjes kombtare
Kjo pllake perkujtiimore eshte shenje e te kaluares sone, shenje e lavdise dhe shenje e kontributit te jashtezakonshem qe ka dhene Strellci jo vetem ne kete lufte, tha kryetari I komunes Rasim Selmanaj, me rastin e zbulimit te kesaj pllake. Ndersa, venja e nje pllake perkujtimore ne balle te kesaj shtepie u jep ndjenje te mire te gjithe personazheve te athershme tw cilwt ishin pjesetar te ketij rrugetimi plot krajata dhe iu ben nder te gjitheve.
Rasim Selmanaj |
„Per ne ky eshte nje satisfakcion qe ate qe e kemi ba te mos mbetet ne harrese. Kemi qene te rrezikuar cdo dite dhe asnje dite nuk ka kalu e qe nuk jane ba luftime ne kete treve“ ,thote dr. Avdimetaj.
Azem Gjukaj, pronar i shtepise, eshte krenar per kontributin e familjes se tij ne sherbim te qeshtjes kombtare. Por, si i merguar tash e dy dekada ai mburret me faktin se shtepia e tij e ndertuar me djersen e mergimtarit i ka sherbyer qellimit me madhor duke u shnderruar ne strehe per sherimin e luftetareve te lirise!
Azem Gjukaj, pronari i shtepise |
„Une jetoj qe 27 vite ne Suedi. Por, kjo shtepi qe ishte simbol i fshatit me ben te ndjehem krenar qe kane pas mundesi t‘ plagosurit, civilet dhe ushtaret e luftes clirimtare te Kosoves te sherohen dhe fale ndihmes se ofruar, disa prej tyre jetojne“, thote Azemi, iniciativa e te cilit per ngritjen e kesaj pllake pas 14 vitesh te perfundimit te luftes ne Kosove gjeti perkrahjen e komunes se Decanit.
Sipas stafit mjeksor, ne spitalin ushtarak ne Strellc te Poshtem, gjate periudhes 24 maj-9 shtator 1998 kaluan mbi 5,000 paciente.