Arkivi

Incidentet në veri pengojnë normalizimin e jetës

Hyrje pa dalje ne uren mbi Lumin Iber
25 shkurt 2013, Dojce Welle,  Incidentet e kohëpaskohsme në veri të Kosovës bëjnë situatën  jo stabile dhe të pasigurt.  Vetëm në tri javët e fundit në veri të Mitrovicës kanë ndodhur 22 shpërthime, cak i të cilave janë shqiptaret dhe qytetarët që bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. 

Përditshmëria e Ahmet Prishtinës, shqiptar me banim në Lagjen e Boshnjakëve pak metra në të djathtë të urës kryesore të lumit Ibër, është plot tension e pasiguri. Por, ai dashur padashur duhet të jetojë në rrethana të tilla sepse këtu është vatra e tij. “Jetojmë në një situatë e rëndë me një pasiguri të madhe dhe shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore kanë ndjenjën se po jetojnë jashtë Republikës së Kosovës. Kemi policinë e Kosovës, por 80 per qind prej tyre jane polic serb. Euleks-i është neutral dhe vjen vetëm pasi të kenë ndodhur incidentet. Granata dhe bomba hidhen cdo dy tri ditë dhe kanë detonime aq të fuqishme, saqe dridhen xhamat e shtëpisë. Ndaj, frika është prezente në cdo hap...“,thotë Ahmeti.

Vetëm në dy javët e fundit 22 shpërthime në veri të Mitrovicës  

Halit Barani,KLMDNJ nw Mitrovicw
Incidentet e kohëpaskohsme në veri të Mitrovicës bëjnë situatën  jo stabile dhe të pasigurt. Behxhet Bala, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në komunen e Mitrovicës  thotë se ky është moment kritik meqë po bisedohet për shpërbërjen e strukturave paralele dhe kriminale në veri, të cilat provojnë të krijojnë probleme dhe të shkaktojnë panik në masë. Megjithatë, mund të thuhet se situata është nën kontroll të forcave të EULEKS-it, KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, me një mundësi më të kufizuar veprimi. „Ndërsa dihet se i bëjnë  po ata që bllokojnë rrugët dhe pengojnë organet e sigurisë ne kryerjen e detyrave te vet. Pra,  kryesisht ekstremistët serb të cilëve cdo ditë po iu ngushtohet hapësira e veprimit në atë pjesë dhe ata tentojnë të destabilizojnë atë pjesë dhe të mbajne situatën e tensionuar. Me problematike është pjesa e banuar me popullatë të përzier. Ndërsa, cak I sulmeve janë shqiptarët dhe qytetarët joserb të cilët punojnë me institucionet e Kosovës“, thotë për DË-në drejtori Bala, për të shtuar se„Një kontribut të madh e kanë qytetarët të cilët s´po binë pre e provokimeve. Ne vazhdimisht jemi me ta duke iu bërë apel që t´kanë kujdes, t´janë syqelë, sepse atyre iu konvenon që ajo pjesë të jetë e destabilizuar“.


Barakat e Rojave te Ures se Ibrit
Halit Barani, kryetar I Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut-Zyra Rajonale në Mitrovicë, thotë shpërthimet e vazhdueshme rrezikojnë pandalur jetën e qytetarëve. 

“Popullata shqiptare përkatsisht ajo joserbe që jetojnë këndej, janë në një gjëndje pothuajse të njëjtë si në kohën e luftës. D.m.th ma keq se n´burg, sepse në burg s´paku jeten e kanë të sigurt për dallim prej kësaj situate në të cilën iu rrezikohet jeta në cdo sekondë. Sepse, vetëm gjatë dy tri javëve kanë ndodh 22 shpërthime, me i fundit prej të cilëve të ketë të diel. Ndaj, qëndrimi i të gjithë shqiptarëve të këtushëm është se udhëheqësit e Kosovës nuk ish dashtë të hynë në bisedime me Serbinë, para se të clirohet I tërë territori I Kosovës të lirohet cep më cep“.

Cak i sulemve edhe stafi I Zyrës Administrative për veriun


Zyra Administrative në veri, është hapi I parë drejt themelimit të komunës veriore të Mitrovicës në procesit të decentralizimit mbi bazën e Pakos se Ahtisarit. Ky është institucioni I vetëm I Republikës së Kosovës I cili funksionon në veri dhe është hapur me qëllim të ofrimit të shërbimeve qytetarëve të kësaj ane. Adriana Hoxhic, shefe e kësaj zyre thotë për DW-në se: “Brënda dy javëve të kaluara për qytetarët e veriut janë lëshuar rreth 80 qertifikata, rreth 50 letërnjoftime, jane regjistruar rreth 30 makina, kemi bërë edhe dy kurorëzime dhe 95 per qind e qytetarëve që na drejtohen vinë nga bashkësia etnike serbe. Ndërsa, krahas shërbimeve elementare komunale për qytetarët, ne perpiqemi t´iu dalim në ndihme edhe me ndonjë projekt për të cilin parashtrojnë kërkesa.“.


Adriana Hoxhiq, shefe
Zyr
es Administrative
Por, në veri të Kosovës ku nuk është shtrirë sundimi i ligjit dhe ku siguria është problem për të gjithë banorët, puna në këtë zyrë për stafin punonjës është një sfidë e vërtetë, thotë z.Hoxhiq.“Sigurisht ju jeni në dijeni për të gjitha sulmet me granata dore të cilat pothuaj përditë hidhen në tërë Mitrovicën veriore dhe cak I këtyre sulmeve kanë qënë edhe stafi punonjës I Zyrës Administrative. Kjo është një gjëndje e papërballueshme e cila nxit tensione dhe një atmosferë e rëndë. Por, stafi ynë është I vetdishëm se është këtu që të ofrojë shërbime bashkëqytetarëve të tyre dhe ne nuk dorëzohemi nga misioni ynë, sepse jemi të bindur se nuk po bëjmë asgjë të keqe, se nuk po rrezikojmë askënd dhe me aktivitetet tona vetëm përmirësojme kualitetin e jetës së qytetarëve. Ndaj, sinqerisht shpresoj se institucionet përgjegjëse të sigurisë do të dalin me një strategji e cila do të zgjidh problemin e sigurisë”. 

Shtrirja e sundimit të ligjit në veri të Kosovës,kërkesë e njëzëshme

E njëjta kërkese vie edhe nga qytetarët me banim në veri të Mitrovices, thotë Ahmet Prishtina: “Qeveria e Kosovës, nëqoftëse nuk ka bërë dicka fshetas popullit dhe nëqoftëse edhe kjo pjesë është territor i Republikës së Kosovës, le ta shtrijë sovranitetin edhe në pjesë veriore, le ta shtrinë sovranitietin dhe le të funksionojë ligji“. 


Takimi i Komitetit per Siguri ne Mitrovice
Të premten e kaluar( 22 shkurt), në Rudarë të Zvecanit ku për kohë të gjatë qëndroi barrikada kryesore, serbët e veriut të Kosovës kanë ndaluar disa automjete të EULEX-it  duke pamundësuar vazhdimin e tyre drejt pikës kufitare të Jarinjës  për shkak se po transportonin doganierët e Kosovës. Paraditën e së shtunës(23 shkurt), simpatizantë të Partise Radikale Serbe(SRS)të Sheshelit me një kolonë prej dhjetëra makinash defiluan nëpër lagjet e banuara me popullatë të përzier duke provovkuar banorët joserb me këngë nacionaliste.  Ndwrsa, të dielën, një shpërthim tjetër ndodhi në veri të Mitrovicws. Sipas Avni Zahitit, zëdhënës I Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës, prej 1 janar-24 shkurt në zonën e veriut janë iniciuar 16 raste si Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm. Cak i sulmeve ishin te gjitha shtresat e  komuniteteve banuese, përfshire edhe zyrtaret e institucioneve te Kosovës dhë përveç një rasti të lëndimit të dy personave, rastet tjera kanë rezultuar me dëme materiale. Ndërsa, Policia e Kosovës  në vazhdimësi po ndërmerr masa për parandalimin dhe zbulimin e  kryesve të këtyre veprave, përfshi këtu edhe masat e  shtuara dhe veprimet operative.