Hyrja te Ura e Ibrit ne Mitrovices |
E përditshmja për Ahmet Prishtinën, shqiptar që banon në Lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës, është plot tension e pasiguri. Megjithatë ai është i detyruar të jetojë në rrethana të tilla, sepse këtu ka shtëpinë e tij: “Jetojmë në një situatë e rëndë me një pasiguri të madhe. Granata dhe bomba hidhen çdo dy - tri ditë dhe kanë detonime aq të fuqishme, saqë dridhen xhamat e shtëpisë. Ndaj, frika është prezente në çdo hap“, thotë Ahmeti.
Incidentet e në veri të Mitrovicës e bëjnë situatën të pasigurtë
Behxhet Bala, drejtor i komisionit për mbrojtje dhe shpëtim në komunën e Mitrovicës, thotë se ky është moment kritik pasi po bisedohet për shpërbërjen e strukturave paralele si dhe shmangien e elementëve kriminalë në veri, që tentojnë të krijojnë probleme dhe të shkaktojnë panik në masë. Por sidoqoftë mund të thuhet se situata është nën kontrollin e forcave të EULEX-it, KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, ndonëse me një mundësi më të kufizuar veprimi. „Më problematike është pjesa e banuar me popullatë të përzier. Ndërsa, cak i sulmeve janë shqiptarët dhe qytetarët joserbë, të cilët punojnë me institucionet e Kosovës“, thotë për DW-në drejtori Bala. Ai vlerëson faktin, që qytetarët duke mos rënë pre e provokimeve po kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit.
Mbledhje e këshillit të sigurisë në komunën e Mitrovicës |
Halit Barani, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut - Zyra Rajonale në Mitrovicë, thotë se shpërthimet e vazhdueshme rrezikojnë vazhdimisht jetën e qytetarëve. “Popullata shqiptare dhe ajo ajo joserbe, që jeton këtu është në një gjëndje pothuajse të ngjashme si në kohën e luftës. Sepse, vetëm gjatë dy-tri javëve kanë ndodhur 22 shpërthime, më i fundit prej të cilëve të këtë të dielë."
Zyra Administrative në veri, është hapi i parë drejt themelimit të komunës veriore të Mitrovicës në procesit të decentralizimit mbi bazën e Planit Ahtisari. Ky është institucioni i vetëm i Republikës së Kosovës, i cili funksionon në veri dhe është hapur me qëllim të ofrimit të shërbimeve qytetarëve në këtë zonë. Por, në veri të Kosovës, ku nuk është shtrirë sundimi i ligjit dhe ku siguria është problem për të gjithë banorët, puna në këtë zyrë për stafin punonjës është një sfidë e vërtetë, thotë për DW-në Adriana Hoxhiq, shefe e kësaj zyre: “Sigurisht ju jeni në dijeni për të gjitha sulmet me granata dore, të cilat pothuaj përditë
Adriana Hoxhiq, drejtore e Zyrës Administrative |
Të premten e kaluar(22.02.2013), në Rudarë të Zvecanit, ku për kohë të gjatë qëndroi barrikada kryesore, serbët protestues në veriun e Kosovës ndaluan disa automjete të EULEX-it, që ishin nisur drejt pikës kufitare të Jarinjës. Kësisoj u bë i pamundur transportimi i doganierëve të Kosovës për në këtë pikë kufitare.
Ajetë Beqiraj, DW