Në Restelicë, fshati më i madh i komunës së Dragashit në trekufirin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, nxënësit mësojnë në një shkollë me dy emra, me dy drejtorë dhe me dy planprograme arsimi. Të dy drejtorët e saj, rrëfejnë për DW-në mënyrën e punës në këtë shkollë.
“Shkolla jonë që nga paslufta quhet Shkolla e Mesme e Ulët„Restelica“. Shkolla jonë punon në dy sisteme: me planprogram të Kosovës në boshnjakisht dhe shqip, ndërsa pjesa tjetër punon në sistemin e Republikës së Serbisë, në gjuhën serbe. Arsimi mbahet në dy ndërrime, paradite dhe pasdite“, thotë drejtori legal Isuf Hoxha.
„Shkolla jonë quhet me emrin e paraluftës “22 dhjetori”, që është Dita e Armatës së ish-Jugosllavisë. Meqënse Kosova nuk ka planprogram në gjuhën serbe, ne punojmë me planprogram arsimor të Serbisë”, thotë drejtori paralel Misin Hoxha.
MASHT:Planporgrami mësimor në serbisht nuk pranohet nga pakica serbe
Arber Morina, shef i kabinetit të ministrit për arsim, shkencë dhe teknologji të Republikës së
Isuf hoxha, drejtor legjitim i shkolles Restelica |
Në Restelicën e banuar me popullsi gorane dhe më pak familje shqiptare, ku që të gjithë komunikojnë në gjuhën boshnjake, familjet janë të ndara rreth qështjes së arsimit.
„Madje, ka raste kur nga një familje një fëmijë mëson në gjuhën shqipe, tjetri në serbisht e i treti në boshnjakisht. Por, kjo nuk i pengon asgjë meqënse që të gjithë janë goran dhe marrëdhënjet ndërmjet tyre janë normale”,thotë drejtori paralel Misin Hoxha.
Kuadrot arsimore serbe kushtëzohen nga qeveria e Serbisë
Arber Morina,shef I kabinetit nw MASHT |
“Ndërsa, arsyet që ndikojnë janë kryesisht politike dhe vinë nga ana e Qeverisë serbe, e cila bën trysni tek komuniteti serb qe të mos pranojnë ligjet tona. Ata i kushtëzojnë politikisht dhe financiarisht mos të pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, duke u dhënë mësimdhënësve serb edhe dyfishin e pagave”, thotë z.Morina, sipas të cilit, nxënësit serb nuk mësojnë gjuhën shqipe por edhe anasjelltas, përderisa gjuha shqipe si lëndë mësohet nga nxënësit e komunitetit boshnjak dhe turk prej klasës së tretë të shkollës fillore.
Zhbërja e sistemit paralel varet nga rezultati i bisedimeve Kosovë-Serbi
1-Logo e shkolles ne Restelice |
Qeveria e Republikës se Kosovës dhe Ministria per Arsim, Shkencë dhe Teknologji janë të përkushtuar për integrimin e komunitetit serb në jetën institucionale dhe arsimore. Por, ndikimi i qeverisë serbe vazhdon të jetë i madh. Ndersa, lajthitja e kuadrove edhe më e lehte, duke pas parasysh zhvillimin e dobët ekonomik në Kosove dhe dyfishin e pagave që ofrojne organet shtetrore të Serbisë për të mbajtur gjallë institucionet paralele në Kosovë, jo vetëm në fushën e arsimit.