Lemoshe per mbijetese... |
Kontejneret, burim ekzistence... |
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës varfëria e përgjithshme në Kosovë është 29.2 për qind me 8.2 për qind varfëri të skajshme, ndërsa papunësia arrin në rreth 30.9 për qind. Prof. Belul Beqaj, analist politik dhe Kryetar i Lëvizjes Evropiane në Kosovë,thotë për DW-në se:
„Investimet kapitale më shumë janë në funksion të simbolikës se sa të krijimit të kushteve. Ende mendohet për asfalt e nuk mendohet për bukë e ujë,të cilat Kosova importon në vend se t´i eksportojë. Mendohet si të harxhohen paratë e taksapaguesve e jo si të futen ato dhe investimet e huaja në zhvillimin i cili do të hapte vende të reja të punës“, thotë z.Beqaj, sipas të cilit papunësia është e ndërlidhur më mungesën e strategjisë zhvillimore dhe shkallën e lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.
Behxhet Pacolli,AKR |
Premtime apo objektiva?
Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, parti në pushtet, problemet e grumbulluara me dekada nuk mund të zgjidhen brënda dite.“Zvogëlimi i papunësisë dhe i varfërisë është proces historik dhe mision i brezit tonë, të cilin duhet ta arrimë bashkarisht me përgjegjesi e përkushtim. Partneriteti ndërkombëtar sidomos nga Gjermania, është një shtytje e madhe.
Ndërsa, meqë Kosova po kalon nëpër procesin e shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik, koncepti i PDK-së për luftimin e varfërisë dhe zvogëlimit të papunësisë bazohet në forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik afatgjatë", thotë Kadri Veseli, zëvendëskryetar i PDK-së. Përderisa, Aleanca Kosova e Re, parti në koalicion me PDK-në, për tejkalimin e kësaj situate parasheh krijimin e atmosferës së volitshme për investime dhe
Dr.Avdullah Hoti,LDK |
„Mungesë vizioni për zhvillim ekonomik!“
Ernest Luma-AAK |
“Promovimi i zhvillimit rural do të prodhonte efekte multiplikuese në tërë ekonominë. Zhvillimi i bujqësisë është i domosdoshëm për të zvogëluar importin prej rreth 500 milion euro të produkteve ushqimore. Biznesi i vogël dhe i mesëm duhet të stimulohet në veçant. Mbi të gjitha, duhet të përmirësohet cilësia e sistemit arsimor në mënyrë që, kuadrot që dalin nga arsimi të jenë në përputhje me nevojat e ekonomisë”,thotë z.Hoti, sipas të cilit, këto politika janë plotësisht të realizueshme në gjendjen ekzistuese dhe me kapacitetet financiare që ka Kosova.
Në Kosovë qeveritë ndërrohen - Papunësia e varfëria mbeten.
Ylli Hoxha,Levizja për Vetvendosje |
Pritet kthesë në votëbesimin e qytetarëve
Prof.dr.Fadil Maloku(ShSK) |