Arkivi

Studentë nga Kosova njihen me sistemin parlamentar në Gjermani


4 nëntor 2013, Dojce Vele,  Programi i Bursave Ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman(Internationales Parlamentsstipendium IPS) ,120 bursistëve nga 28 shtete të ndryshme të botës do t'iu mundësojë të njihen për së afërmi me sistemin parlamentar të Gjermanisë.Bundestagu gjerman me anë të bursave parlamentare, 120 bursistëve nga 28 shtete të botës ua mundëson njohjen me sistemin parlamentar të Gjermanisë. Dy bursistë janë nga Kosova.
Kaltrina Shala, 24 vjeçare, nga Peja,  ka studiuar në Fakultetitn Juridik dhe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtines, ka përfunduar masterin dhe aktualisht po përgatit temën e magjistraturës. Mirëpo, ndarja e një burse nga Bundestagu gjerman ka një rëndësi të vecantë sepse ajo beson se ky do t'jetë celësi drejt një karriere të suksesshme profesionale. "Puna praktike në Bundestagun Gjerman do t' jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të parë së si funksionon parlamentarizmi, demokracia dhe politikëbërja në një vend të zhvilluar dhe me një ndikim të madh politik dhe ekonomik në botë sic është Gjermania", thotë Kaltrina, e cila shpreson që kthimit t' i ofrohet mundësi që të bart përvojen gjermane në institucionet e Kosovës.

120 bursistë nga 28 shtete të botës-2 nga Kosova

Kaltrina është njëra ndër të 12 pjesëmarrësit në programin e Bursës Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) të Bundestagut gjerman, që nga viti 2007 si dhe njëra ndër të dy bursistët 
Kaltrina Shala,
bursiste e Bundestagut
nga Kosova, të cilët do të qëndrojnë në Gjermani në mars-korrik 2014. Milena Tutsch, zëdhënëse e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, thotë për DW-në se kriteret që duhet plotësuar aplikantët për të perfituar bursat janë: "Studime të përfunduara në një fakultet;njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane; jo më të vjetër se 30 vjeç si dhe të jenë pjesëmarres në jetën politike dhe sociale".


IPS iu mundëson studentëve që për pesë muaj praktikë në zyrën e një deputeti të shohin nga afër punën e parlamentit gjerman dhe të jenë pjesë e të gjitha proceseve, shpjegon z.Tutsch, e cila shton se: "Në këtë mënyrë studentët do të kenë mundësinë të shohin se si bëhet krijimi i vullnetit demokratik në Gjermani, i cili në aspekte të  caktuara mund të jetë shembull për Kosovën. Me thesarin e çmuar të përvojave nga praktika dhe nga njohuritë ekzistuese të gjuhës gjermane, absolventët e këtij programi parimisht kanë mundësi të mira, që të gjejnë një vend të mirë të punës në Kosovë".


Pak hapësirë për bartjen e përvojës gjermane në institucionet e Kosovës

Por, ndryshe e shohin këtë ish bursistët, ndër të cilët  është edhe Mevlyde Hyseni. "Si grup I Alumnit të programit IPS nuk kemi vërejt ndonjë interesim nga Institucionet e Kosovës për të bashkëpunuar apo për t’I ndarë pervojat nga Gjermania dhe puna në parlament", thotë Hyseni, e cila megjithëse e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane dhe me një pervojë parlamentare nga Bundestagu, kërkesa e saj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, hasi në vesh të shurdher. Aktualisht koordinatore e projekteve për Fondacionin Friedrich Ebert, në Prishtinë, Hyseni ishte bursiste e programit IPS në Mars-Korrik 2010.

Milena Tutsch,zedhenese e ambasades gjermane
"Ky grup mirrej kryesisht me vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e ZI dhe Serbinë. Gajte kësaj përvoje me deputetin Peter Weis dhe kolegët, unë bëja hulumtime, përgatisja raporte, ndihmoja në organizimin e takimeve, mbaja kontakte dhe iu përgjigjesha e-mailave që vinin nga zona elektorale dhe elektorati  i deputetit", thotë Hyseni, e cila nga kjo përvojë mesoi t’i kuptoj më mire proceset politike dhe ato të vendimmarrjes dhe pas kthimit t'i vlerësoj në mënyrë me reale. "Mësova se një iniciativë duhet të kaloj nëpër disa faza derisa të shkojë në parlament, të miratohet dhe të realizohet, ndërsa para kësaj shtrihet një proces i gjatë i cili kërkon durim. Se, transparenca është shumë e rëndësishme në një vend demokratik dhe për një qeverisje të mirë, ndërsa kultura dhe  përgjegjësia politike është në nivel larg më të lart nga ai në Kosovë. Ndërsa, përshtypje më bëri transparenca, përgjegjesia politike, afërsia e politikëbërësve me qytetarët si dhe involvimi i qytetarëve në proceset e vendimmarrjes".

Qeveria gjermane mbështet vazhdimisht Kuvendin e Kosovës

Mevlyde Hyseni,
ishte bursiste e Bundestagut

Qeveria gjermane nëpërmjet Organizatës Gjermane per Bashkëpunim Ndërkombtar (GIZ), mbështet në forma të ndryshme edhe Parlamentin e Republikës së Kosovës, thotë për DW-në sekretari i Kuvendit të Kosovws, Ismet Krasniqi. "GIZ është duke I dhënë mbështetje direkte Komisionit për Buxhet dhe Financa në kuadër te projektit për Reformën ne Financat Publike.Organizimi i vizitave studimore, ne Bundestagun Gjerman eshte nje mbeshtetje tjeter. Ndërsa, kemi mbështetje edhë për trupën e Komisionit për Integrime Evropiane në procesin e mbikëqyrjes se negocimit per marrëveshjen stabilizim-associm, shqyrtimin dhe përafrimin e legjislacionit me atë te BE-se, etj. Ndërsa, stafi mbështetës i administratës së Parlamentit të Kosovës është poashtu përfitues i bursave qe ofrohen nga mbështetja e Qeverise  Gjermane ", thotë z.Krasniqi, sipas të cilit për të avancuar të rinjtë me përvojën parlamentare, Parlamenti i Kosovës përmes organizatave mbështetëse ofron praktika për student të fushave të ndryshme, prej dy javësh deri në një vit.

Ismet Krasniqi, Sekretar
Kuvendi I Kosoves
Edhe sivjet, Programi i Bursave Ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman(Internationales Parlamentsstipendium IPS) ,120 bursistëve nga 28 shtete të ndryshme të botës do t'iu mundësojë të njihen për së afërmi me sistemin parlamentar të Gjermanisë. Bursistët do të punojnë në një zyrë me një deputet të parlamentit, me qëllim të njohjes për së afërmi me proceset politike dhe demokratike vendimmarrëse. Ndërsa, në të njëjtën kohë, do t’i ndjekin ligjeratat në njërin nga universitetet  berlineze. Programi është nën patronatin e Presidentit të Bundestagut Gjerman dhe implementohet në bashkëpunim me tri universitete berlineze.Afati i fundit për aplikim për IPS është gjithmonë 30 qershori i vitit paraprak. Ndërsa, përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komision i pavarur, i përbërë nga një anëtar i Bundestagut gjerman si dhe nga përfaqësues të Universiteteve të Berlinit.