6 nëntor 2013, Dojce Vele, Instituti Robert Bosch në bashkëpunim me Shkollën e Gazetarisë në Berlin iu ofrojnë gazetarëve nga Evropa Juglindore dhe ajo Qendrore një përvojë tremujore në mediat gjermane.
Gazetari Naim Haxhosaj, megjithëse këtë konkurs e ka kapur në orët e fundit të ditës kur përfundonte afati, thotë se shpreson ta ketë kapur këtë rast pë jetë,pasi gazetarët nga Kosova sivjet marrin pjesë për herë të parë në programin “Mediat - Ndërmjetësues ndërmjet popujve”. Por, edhe pse beson se përvoja në një redaksi gjermane do të bëj kthesë në jetën e tij profesionale, ndryshimi i angazhimit të tij si gazetar pas kthimit nuk do t´jetë i lehtë.
“Sepse në Ballkan ka një shkallë më të lartë të kriminalitetit dhe të dukurive negative dhe gazetarët që provojnë t´i luftojnë ato, shpeshherë hasin në rezistencën apo kërcënimet e grupeve të caktuara, të qytetareve të zakonshem apo edhe të pushtetit“, thotë Naimi, i cili përkundër përvojës jo të mire si gazetar, beson se"pervojat e marra nga Gjermania dhe nga kolegët gjermanë janë gjithmonë dobiprurëse për qytetarin dhe shtetin. Por mbi të gjitha, kjo i kontribuon ngritjes së vetëdijes së përgjithshme“.
Gazetari Naim Haxhosaj thotë se ka provuar fatin te Bosch |
Mundësi edhe për gazetarë nga Ballkani
Fondacioni gjerman Robert Bosch në bashkëpunim me Shkollën e Gazetarisë në Berlin, ofron një qëndrim tremujor në Gjermani për gazetarët nga Evropa e Mesme dhe ajo Juglindore. Sivjet për herë të parë të drejtë konkurimi kanë edhe gazetarë nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. „Përvoja që iu ofrohet bursistëve në muajin e parë është marrja e njohurive kompakte mbi Gjermaninë, marrëdhëniet ndërmjet këtyre vendeve si dhe perspektivën e përbashkët në Bashkimin Evropian, nëpërmjet bisedave, leksioneve, takimeve në vend të ngjarjes. Ndërsa, përvojë tjeter është një praktikë dymujore qoftë në një redaksi televizive, radiofonike apo të një gazete në kryeqytetin gjerman, varësisht nga kualifikimi i gazetarëve dhe ofertat“, bën të ditur Ambasada Gjermane në Prishtinë, me anë të një komunikate.
Cilësi gazetareske përmes përvojës gjermane
Gazetarë nga vende të ndryshme të botës në DW në kuadër të projektit Robert Bosch.
Kerstin Schulz, bartëse e projektit„Mirëkuptimi ndërmjet popujve-Evropa dhe fqinjtë e saj“, thotë për Dë-në se pas kësaj përvoje në mediat gjermane:„ pjesëmarrësit e deritanishëm të përfshirë në këtë program e shohin këtë përvojë si një shtytje bindëse për karrierën e tyre në gazetari“. Sipas saj programi jo vetëm që ju jep mundësinë për të zhvilluar profesionin e
Gazetar ne DW ne kuader te ketij projekti |
Programi „Mediat - Ndërmjetësues ndërmjet popujve 2014“i Fondacionit Robert Bosch dhe Shkollës së Gazetarisë së Berlinit, iu mundëson bursistëve qëndrimin me statusin „Korrespondentë me afat të caktuar“ dhe njohjen me punën e deritanishme të kolegëve gjermanë. Ata do të kenë mundësinë të përgatisin artikuj për redaksitë nikoqire si dhe për redaksitë e mediave nga vendet prej nga vijnë. Sigurisht që dy kërkesat kryesore për aplikim janë përvoja në gazetari dhe njohuritë e mira të gjuhës gjermane.