3 qershor 2007, Dojçe Vele, Në ë0 komuna dhe në tri pilot-njësi komunale të Kosovës, përfundoi faza e tretë e projektit, “Urat e Miqsise”, i cili ka për qëllim, nxitjen e komunikimit në mes qytetarëve dhe institucioneve komunale. Ky projekt financohet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë dhe konsiderohet si projekti më i suksesshëm në përiudhën gjashtëvjeçare të punës së OSBE-së, në Kosovë.
Pages
Arkivi
Turqia në krye të Forcës Shumëkombëshe-Jug
29 maj 2007, Dojçe Vele, Të martën, në kazermën ushtarake në Prizren, me një ceremoni ushtarake u bë ndërrimi i komandës se Forces Shumekombëshe-Jug. Komandanti i KFOR-it, gjenerallejtnant Roland Kather, nga gjeneralbrigadieri gjerman Erich Pfeiffer, komandën e forces paqëruajtese të Nato-s në jug të Kosoves ia dorëzoi gjeneralbrigadierit turk, Uğur Tarçin. Kjo është herë e parë që Turqia do të udhëheq operacione në territorin e Kosovës.´
Në Kosovë zhvillohet operacioni i parë për transplatimin e veshkave
25 maj 2007, Dojçe Velle -Të mërkurën, më 23 maj, një ekip mjekësh nga Hajdelbergu, në bashkëpunim me mjekët nga Prishtina kryen me sukses transplantimin e parë të një veshke në Kosovë.
Java e Kuvendit të Kosovës
24 maj 2007, Dojçe Vele, Me qëllim të njoftimit të qytetarëve me punën e institucionit më të lartë të vendit, udhëheqës të Kuvendit të Kosovës, deputetë dhe përfaqësues të OSBE-së, të hënën hapen fushatën "Java e Kuvendit", me vizita në pesë qytetet më të mëdha të Kosovës. Sipas kryeparlamentarit Kolë Berisha, në secilën qendër rajonale, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës do t'i kenë nga tri takime brenda ditës; me nxenës të shkollave të mesme, me anëtarët e asambleve komunale në kuadër të qendrave rajonale si dhe takime me qytetarë. Në këto takime do të marrin pjesë edhe deputetë të rajonit.
Operacioni i parë për transplantimin e veshkës
23 maj 2007 , Dojçe Vele, Një ekip mjekësh nga Klinika Universitare e Hajdelbergut të Gjermanisë, në bashkëpunim me mjekët e Klinikës Universitare të Prishtinës, ka përfunduar me sukses transplantimi i parë i veshkës në Kosovë.Sipas ekipit mjeksor, 15 vjeçarja nga Fushë- Kosova, e cila donatore kishte nënën e saj, është në gjëndje të mirë.
Shqiptarët e veriut të Mitrovicës refugjatë matanë Urës së Ibrit
21 maj 2007, Dojçe Velle-Edhe tetë vjet pas luftës, shqiptarët e veriut të Mitrovicës jetojnë larg vatrave të veta, nga të cilat i ndan vetëm ura e lumit Ibër, ndërsa banorët e lagjes Kodra e Minatorëve, jetojnë të izoluar nga pjesa jugore.
Kosovë: Serbët e kthyer kërkojnë zonat urbane
15 maj 2007, Dojçe Velle-Në Strategjinë Komunale për Kthim të Komunës së Pejës, është përfshirë kthimi i 43 familjeve serbe dhe i të 25 familjeve rome. Gjatë fundjavës, një grup prej 70 serbëve të zhvendosur ka shfaqur interesimin për kthim në zonat urbane.
Kufiri Kosovë-Shqipëri me patrulla të përbashkëta
12 maj 2007, Dojçe Vele-Patrollat e përbashkëta të Shërbimit Policor të Kosovës, të policisë së UNMIKUt, të trupave të KFOR-it dhe të njësiteve kufitare të Kukësit, prej tash do të patrullojnë bashkërisht në të dyja anët e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Kufiri Kosvë-Shqipëri me patrolla të përbashkëta
11 maj 2007, Dojçe Vele, Patrollat e përbashketa të Shërbimit Policor të Kosovës, të policisë së UNMIKUt, të trupave të KFOR-it dhe të njësiteve kufitare të Kukësit, prej tash do të patrullojnë bashkërisht në të dyja anët e kufirit Kosovë-Shqipëri. Në praninë e zyrtarëve të lartë të policisë të të dyja vendeve dhe të trupave të NATO-s, në afërsi të fshatit Krushevë të Kosovës dhe Shishtavec të Shqipërisë, autoritetet e policisë kosovare e të trupave të KFOR-it-në njërën anë dhe ato të Shipërisë-në anën tjetër, nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim dypalësh për patrullime të përbashkëta ndërkufitare.
Trajtimi i të zhvendosurve serb dhe malazez jashtë Kosovës
10 maj 2007 , Dojçe Vele, Deri në vitin ’99, në komunën e Deçanit kanë jetuar rreth 7ë0 serbe e malazez, të cilët që nga ndërgyrja e trupave të NATO-s dhe tërheqjes se forcave policore serbe nga Kosova, jetojnë si të zhvendosur në Serbi dhe në Mal të Zi. Të ë2 banorët e Manastirit të Deçanit, edhe me tej mbeten të vetmit përfaqësues të bashkësisë serbe në këtë komunë.