Arkivi

Urat e Miqësisë

3 qershor 2007, Dojçe Vele, Në ë0 komuna dhe në tri pilot-njësi komunale të Kosovës, përfundoi faza e tretë e projektit, “Urat e Miqsise”, i cili ka për qëllim, nxitjen e komunikimit në mes qytetarëve dhe institucioneve komunale. Ky projekt financohet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë dhe konsiderohet si projekti më i suksesshëm në përiudhën gjashtëvjeçare të punës së OSBE-së, në Kosovë.

Projekti „Urat e miqësisë“ është vazhdimësi e projektit „Urat qytetare, i implementuar gjatë vitit 2004-2005. Përderisa „Urat qytetare“ kishin në fokus vetëm organet vendimmarrëse, „Urat e Miqësise“ trajtojnë problemet e komuniteteve.
 „Duke pasur parasysh, se askund në botë komunat nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të implementuar të gjitha projektet për të cilat ka nevojë shoqëria dhe për të mundësuar distribuimin e këtyre mjeteve në projekte të duhura, komunikimi në mes të popullatës dhe të autoriteteve komunale është I domosdoshëm. Pikërisht për këtë shërbejnë edhe projekte të tilla, si „Urat e miqësisë“-thotë Juliane Hertëeck, koordinatore e programit „Urat e miqësise“.
Projekti „Urat e Miqesise“, i cili është shtrirë në 30 komuna dhe në 3 pilot njësi komunale të Kosovës, po realizohet në tri faza nga pesë partner implementuese. Janë këta: Developing Together(DT), Pëllumbat e Paqes(PeP), Agjencioni Rajonal I Ndërmarrjeve(REA), Forumi për Iniciative Demokratike(FID) si dhe nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur, të cilet bashkërisht iu përgjegjën ftesës së OSBE-së për realizimin e këtij projekti.
 „Ne gjithe Kosoven e kemi shperndare me shume se 23 mije pyetsore dhe me shume se 21 mije prej tyre jane analizuar, ne menyre qe te identifikojme nevojat. Se dyti, jane mbajtur debate ne me shume se 300 fshatrat e Kosoves, ku kemi diskutuar bashke me autoritete komunale dhe banoret e fshatrave“-sqaron mënyrën e realizimit, Juliane Hertëeck, nga departamenti Per te Drejta të Njeriut, Decentralizim dhe Komunitete, në OSBE.
Për drejtoreshën e këtij departamenti të Zyrës Rajonale të OSBE-së, në Pejë Karen Marmsoler,“Këto rekomandime janë prioritare, sepse vinë nga zona të thella, nga vende të izoluara, pothuaj të humbura. Prandaj, autoritetet komunale duhet ta shohin këtë si një mundësi për të shtrirë edhe atje legjimitetin e vet si lider politik“.
Drejtoresha Marmsoler, suksesin e këtij projekti e sheh pikërisht në bashkëpunimin e ngushtë në mes të partnereve impelementues me autoritetet komunale.
Nazmi Selmanaj, Kryetar i Kuvendit Komunal të Deçanit, këtë projekt e vlerëson si „një lidhje direkte me njerëz në terren dhe ndihmë për të orjentuar mjetet e komunës atje ku janë nevojat e komunitetit“.
Për Arbnor Pulën, drejtor ekzekutiv i Forumit për Iniciativë Demokratike-implementuese e këtij projekti në komunën e Gjakovës, të Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Malishevës, Dragashit dhe të Pilot Njësisë Komunale të Mamushës“Komunikime të tilla mundësojnë konceptin e qeverisjes së mirë“.
Juliane Hertëeck thotë se këto debate të cilat u shtrinë në zonat më rurale, ishin multietnike, me një pjesëmarrje të shqiptarëve prej 89 per qind, të serbvde 8-9 per qind, si dhe të  boshnjakë, ashkalijve, turqve, romëve dhe egjiptianëve. Mirëpo, ndonëse në vende të ndryshme, me komunitete të ndryshme dhe nga këndvështrime të ndryshme, gjithandej në Kosovë, shihen brengat e njëjta.
„Janë tri kategori: infrastrukturore, administrative dhe publike. Problemet kryesore janë: Rruga, ujësjellësi, mbeturinat, nxjerrja e dokumenteve“-thotë Adem Lushaj, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur, në Deçan, njëra ndër pesë shoqatat implementuese të projektit, përgjegjëse për pesë komuna të Rajonit të Pejës.
Juliane Hertëeck nga Zyra Rajonale e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në Pejë, flet për hapin tjetër:
“Tashmë kemi krijuar grupet e interesit dhe jemi në pritje të përgjegjes nga autoritetet komunale. Pastaj, do të shkojmë tek komunitetet, të dëgjojmë brengat e tyre dhe të kthehemi te autoritetet, për të lobuar përmbushjen e këtyre nevojave“.
Projekti „Urat e Miqesisë“, i realizuar prej tetorit 2006 deri Maj te vitit 2007, me synimin primar që të informohet opinioni me mënyrën e funksionimit të institucioneve komunale si dhe me synimin përfundimtar, që përmes konsultimeve të komunitetit me zyrtarët komunale, të ofrohen sherbime që iu përgjigjen nevojave të qytetarit, është vlerësuar si projekti me i suksesshëm në përiudhën gjashtë vjeçare të punës së OSBE-së, në Kosovë.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele & Blue Sky