Arkivi

Shtëpi për 29 familje në Novobërdë

Komuna e Novobërdës
16 korrik 2019, Dojçe Velle. Së shpejti do të zgjidhet çështja e banimit për 29 familje shqiptare, serbe dhe rome të komunës së Novobërdës. Projekti gjysmëmilionësh do të financohet nga qeveria e Kosovës.

Bajden: Ballkani po sheh kah Evropa

16 korrik 2009, Dojce Vele, Radio Kosova & Blue Sky, Nënpresidenti amerikan, Jozef Bajden me rastin e vizites se tij ne Kosove, vizitoi edhe mnastirin e Decanit. Nenpresidneti amerikan xhozef bajden, viziten e tij te dyte ne manstirin e decanit e qaujti si nje nje rast I mire per te nje fillim te mbare per te ndryshuar dinamikat ne kete rajon, duke u shprehur i sigurt qe I gjithe Ballkani per here te pare ne histori po sheh kah Evropa.



40 parti garojnë për zgjedhjet në Kosovë-qytetarët të pakënaqur

15 korrik 2009, Dojçe Velle. Situata parazgjedhore - Sa të kënaqur janë banorët e Kosovës me arritjet e pushtetit aktual?
Sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor, në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë do të garojnë 40 parti politike nga të gjitha etnitë që banojnë në vend.

"A e kanë merituar votën tënde partia për të cilën ke votuar?" -pyesim Nasër Uruqin, 47 vjeç, nga fshati Bresalc i komunës së Gjilanit, të cilin e gjejmë në kullosë me 100 delet e tij-Jo, unë nuk jam i kënaqur me punën e tyre, së nuk shohin interesin e përgjithshëm të shtetit por interesat personale" - përgjigjet Naseri.

Vazhdojnë zgjedhjet paralele në Kosovë

Tanja Markovic, serbe nga Videja e Klinës, thotë: " Për zgjedhjet e Kosovës nuk kam pasur të drejtë vote". Ndërkohë që për zgjedhjet e Serbisë ka këtë përgjigje: " Aaa, për partinë tonë? Patjetër së kam votuar dhe ata kanë punuar për ne aq sa kanë pas mundësi!"

Ndërsa Esma Alija, boshnjake nga Prizreni është e zhgënjyer nga të gjitha partitë: " Sa iu përket partive politike boshnjake unë nuk jam e kënaqur asnjë fije, sepse nuk kanë dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Nisur nga arsimi e në të gjitha fushat e tjera, as më i vogli ndryshim nuk ka ndodhur për komunitetin boshnjak".

Zgjedhjet e 15 nëntorit rast i mirë për të përmirësuar gabimet

Opinione të tilla dominojnë kryesisht në mesin e komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Por data e zgjedhjeve të reja është vetëm disa muaj larg; një rast i mirë ky për partitë dhë elektoratin për të përmirësuar gabimet.Ismet Rrahmani nga fshati Verban i Vitisë, do t´ia japë këtë shanc vetes dhë të tjerëve: "Po kismet do të votoj! Ja kemi borxh shtetit dhe shoqërisë!"

Velibor Trajkovic, serb nga fshati Bostan i Novoberdës thotë: "Politika nuk ka fund. Ndërsa unë, kudo që të jetoj do të respektoj institucionet e atij vendi".

Zgjedhjet janë një shanc i ri edhe për serbët e Kosovës

Zgjedhjet e 15 nëntorit do të jenë një shanc i ri edhe për serbët ë Kosovës që më në fund të kthejnë kokën nga Kosova, pjesë e së cilës edhe janë. Të paktën këtë do t´ua sugjeronte përfaqësuësi i Zyrës Civilë Ndërkombtarë Peter Faith, i cili u pronocua për mikrofonin e DW-së: " Ne nuk i njohim strukturat paralele në Kosovë dhe me zhvillimin e zgjedhjeve komunale, në bazë të rëzultatit ne do të mund ta zgjidhim probleim", tha Faith

Komisioni qëndror i zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur së në zgjedhjet lokale në Kosovë do të garojnë 40 parti politike, ndër të cilat 19 parti shqiptare, 6 serbe, 7 parti politike boshnjake, 1 turke, 1 gorane, 1 egjiptase, 1 romë, 2 parti politike ashkaliane dhe 1 parti malazeze.

Ajetë Shaban Beqiraj, DW

Solana: "Zhvillime të dukshme që nga pavarësia e Kosovës"

Kryediplomati evropian, Havier Solana
15 korrik 2009, Dojçe Velle. Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana se në Kosovë ka zhvillime të dukshme. Por Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për ngritjen e ekonomisë dhe të plotësojë kushtet teknike për liberalizimin e vizave.

Sa jane te kenaqur kosovaret me punen e pushtetit lokal

15 korrik 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit ne Kosove do të garojnë 40 parti politike, nder te cilat 19 parti politike shqiptare, 6 serbe, 7 parti politike boshnjake, 1 turke, 1 gorane, 1 egjiptase, 1 rome, 2 parti politike ashkaliane si dhe 1 parti malazeze. Por, sa jane te kenaqur banoret e Kosoves me te arriturat e pushtetit te deritanishem, sa eshte interesimi per dalje ne zgjedhje dhe cilat jane te priturat e elektoratit nga partite te cilave do t´ua besojne voten?



Solana ne Prishtine: Krahas progresit Kosova nuk duhet fjetur

15 korrik 2009, Dojce Vele, Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana konfirmoi në Prishtinë se Kosova duhet të plotësojë kushtet teknike për liberalizimin e vizave. Solana tha se, krahas sukseseve te arritura pas shpalljes së pavarësisë angazhimet e institucioneve të Kosovës duhet të vazhdojne ndërsa prezenca ushtarake dhe politike e BE-së nuk nënkupton kontrollin e vendit.

Shqetesime rreth demarkacionit te kufirit Kosovë-Maqedoni

Fshati Debelldeh, ne brezin kufitar Kosove-Mal i Zi
 14 korrik 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Vija kufitare Kosovë-Maqedoni, edhe dhjetë vjet pas luftës mbetet një zonë problematike. Marrëveshja Beograd-Shkup për dhurimin e 2,500 hektarëve tokë të Kosoves-Maqedonisë nga ana e Serbisë, që nga viti 2001, banorët e fshatrave kufitare i mbajti larg pronave të tyre. Mirëpo, edhe pse shënimi i vijës ndërshtetrore duhej të përfundonte në prill të këtij viti, 17 hektarë të fshatit Debelldeh kanë bllokuar këtë proces. Sipas autoriteteve maqedonase, demarkacioni i kufirit ka përfunduar. Autoritetet kosovare shpresojnë në një marrëveshje mirëkuptimi me palën maqedonase. Përderisa debelldeasit apelojnë tek institucionet kosovare që të mos nënshkruajnë ndonjë marrëveshje me Maqedoninë pa u definuar çështja e problemit tek vendi i njohur si „Kodra e Furrës“.

Decan: "Ambienti i Paster Shendeti i Mire"

10 korrik 2009, Radio Kosova, „Perderisa nuk ngritet vetedia se shkaktari kryesor i ndotjes se mjedisit eshte vet qytetari, banoret e Decanit do te jene te ekspozuar vazhdimisht semundjeve qe vine si pasoje e ambientit te papaster“- u tha ne debatin e sotem ne Decan, me temen “Ambienti I paster-shendeti I mire“, organizuar nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur ne Decan dhe mundesuar nga Ameco, permes Treevelop dhe Qendres Rajonale te Mjedisit. 

Fshati Qëndresë dhe "Buka e Gurit"

9 korrik 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Nga siperfaqja e pergjithshme e komunes se Klines, vetem 5 per qind eshte toke gurore. Mirepo, keta gure gelqeror dhe artizanal, shume familje te kesaj komune ne veriperendim te Kosoves jane burimi i vetem i ekzistences.

"Banja Nëna Naile", shembull investimesh nga mërgata shqiptare

7 korrik 2009, Dojce Vele, Të dhënat zyrtare rreth papunësisë në Kosove janë rreth 44 për qind, megjithëse besohet që kjo shifër të jetë shumë më e lartë. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe rifunksionizimi i tyre me një kapacitet shumë të vogël, ekonominë kosovare vetëm sa e ka rrënuar. Ndërkohë, si njëra ndër alternativat për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zvogëlimin e papunësisë është joshja e diaporës dhe krijimi i sigurisë së kapitalit të tyre për investime në Kosove.