Arkivi

Depopullimi i fshatrave kosovare në kufi me Serbinë

Reqica-Ndër fshatrat e depopulluara
në brezin kufitar Kosovë-Serbi
15 gusht 2009, Dojçe Velle. Si pasojë e trazirave të viteve të fundit të cilat përfunduan me luftën e Kosovës, fshatra të tëra në brezin kufitar me Serbinë janë boshatisur. Sfidat e këtyre banorëve nuk kanë përfunduar ende.

Decani pret diasporen e vet

15 gusht 2009, Radio Kosova, Me moton „Decani pret diasporen“, per nje muaj po organizohen aktivitete te ndryshme si shenje mirenjohjeje per kontributin e bashkeatdhteareve tane gjate periudhave te ndryshme te historise sone. 








Podujevë: Depopullimi i fshatrave në kufi me Serbinë


14 gusht 2009, Dojce Vele, Podujeva, në verilindje të Kosovës është komunë me 92 kilometra brez kufitar me Serbine. Si pasojë e ngjarjeve të viteve të fundit të cilat edhe përfunduan me luftë, shumë fshatra të kësaj zone janë boshatisur. Ndërsa, mungesa e infrastrukturës dhe pamundësia e arsimimit, janë arsye shtese. Nga ana tjetër, pozita e mire gjeografike dhe kushtet e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë, jane tërheqëse për banorë nga zona të tjera të cilët këtu kanë gjetur burimin e ekzistencës.

Mërgata kosovare dhe shteti i Kosovës

7 gusht 2009, Dojce Vele, Radio Kosova & Ble Sky, Republika e Kosovës ka një diasporë të fuqishme dhe numerikisht të madhe, e cila deri me tani nuk është shfrytëzuar në formë të organizuar në të mirë të zhvillimit të shtetit të Kosovës. Ndërsa formimi i një institucioni qeveritar i cili do të merrej me problemet e diasporës, do të mundësonte një lidhje më të fortë si dhe do të hapte mundësinë për tërheqjen e kapitalit të tyre në Kosovë. A është diaspora kapital i humbur apo një shpresë e madhe për rimëkëmbjen e ekonomisë kosovare dhe a po bën Kosova sa duhet, për të shfrytëzuar në mënyrë të duhur potencialet e diasporës?

U liruan tre kosovaret e arrestuar nga policia kufitare e Serbise

3 gusht 2009, Dojce Vele, Janë liruar tre shtetasit e Kosovës, të arrestuar para 12-të ditësh nga policia kufitare serbe, rrëzë brezit kufitar Kosovë-Serbi. Sabri, Nexhip dhe Riad Dema nga fshati Pollatë i Podujevës, u arrestuan me 22 të muajit të shkuar, teksa po punonin tokat e tyre në fshatin Bellush, rrëzë brezit kufitar, Kosovë-Serbi. 










Të kthyer në "Lagjen Kolonia" ne Gjakovë

31 korrik 2009, Dojce Veke & Blue Sky, Kuvendi Komunal i Gjakovës, e mbështetur nga Ministria e Kthimit dhe Caritas-i zviceran, së shpejti do të zgjidh problemin e banimit për 120 familje rome, egjiptase dhe ashkalinjë, të cilët nga vise të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në një lagje perfierike të Gjakovës. Ndërkohë, të tjerë vazhdojnë të kthehen nga kampe refugjatësh të Malit të Zi.

Kryenegociatori i OKB-së për Kosovën,
Marti Ahtisari, 
25 korrik 2009, Dojç Velle. Në juglindje të Kosovës po formohet komuna e re e Kllokotit sipas Planit të Marti Ahtisarit. Komuna e Kllokotit do të shtrihet në 23 kilomtra katrorë dhe në kuadër të saj do të jenë: Kllokoti, Verbovci, Gerncari dhe Mogilla me 4.500 banorë.

Gripi i Derrit edhe ne Kosovë

24 korrik 2009, Dojce Vele, Instituti Kombtar i Shëndetit Publik në Kosove, ka identifikuar tri raste kontakti pa shenja klinike të gripit AH1N1. Lajmin e ka konfirmuar për Dojce Vele-n edhe Faik Hoti, Drejtor i Departamentit për Komunikim në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

Prishtine: Ratifikim marreveshjesh per kredi me institucionet nderkombtare

23 korrik 2009, Dojce Vele, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot në mënyrë unanime Marrëveshjen për Përvetësimin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Ndërkombtare për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Memorandumin e Misionit të Thesarit të Bankës Botërore.

Mjedisi në Kosovë


20 korrik 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Sipas Qendrës Rajonale të Mjedisit(REC) për Evropen Qendrore dhe Juglindore-Zyra në Prishtinë, vetëm 60 per qind e popullatës në Kosovë kanë qasje në ujw tw sigurt tw pijes , vetëm 50 per qind kanë qasje në sistemin e largimit të mbeturinave dhe në Kosovë ende nuk ka ndonjë impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Nga ana tjetër, kontejerët dhe deponitë e mbeturinave për shumë familje kosovare janë shndërruar në burim ekzistence.