Arkivi

Mjedisi në Kosovë


20 korrik 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Sipas Qendrës Rajonale të Mjedisit(REC) për Evropen Qendrore dhe Juglindore-Zyra në Prishtinë, vetëm 60 per qind e popullatës në Kosovë kanë qasje në ujw tw sigurt tw pijes , vetëm 50 per qind kanë qasje në sistemin e largimit të mbeturinave dhe në Kosovë ende nuk ka ndonjë impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Nga ana tjetër, kontejerët dhe deponitë e mbeturinave për shumë familje kosovare janë shndërruar në burim ekzistence.

 „Jetoj nga mbeturinat!“

Ky është një refren i cili dwgjohet shpeshherw. Një realitetet i hidhur i shtetit të ri të Kosovës, në të cilin papunësia e varfëria janë përherë në rritje. Ndërsa, përgjigje si të Sulejman Sefës nga Gjakova, hasim në cdo qendër të Kosovës.

“Pa punë pa kurrgja hic...S´kemi! Jetojmë nga mbeturinat!”

Dhe, një mjedis i ndotur jo vetëm e prish imazhin e Kosovës, por është një problem jetik i cili kërcënon në vazhdimësi shëndetin e popullatës-thotë Zeqir Veselaj, drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Zyra në Prishtinë, sipas të cilit krahas Korporatës Energjetike të Kosovës dhe minierës së Trepqës, si ndotëse të trashëguara nga e kaluara, problem tjetër ishte importi nga jashtë.
"Bum" i makinave nga jashtw

"Jemi dëshmitarë se pas luftës patëm një “Bum” të makinave të sjella nga perëndimi, shumica absolute e të cilave ishin të vjetra, ishin dizel që prodhonin ndotje ekstra dhe kur i shtohet kësaj edhe cilësia shumë dobët e rrugëve, atëherë pas KEK-ut, sektori i transportit është shndërruar në numrin 2 të ndotjes në Kosovë.", thotw drejtori Veselaj.

Ndërsa, në asnjërën prej qeverive të deritashme, qoftë lokale apo qendrore, mbrojtja e mjedisit nuk ka qënë prioritet-thotë z.Veselaj. „Në bazë të informatave që kam, buxheti i Ministrisë së Mjedisit është tre milionë euro. Tash, llogaritni cka mund të bëhet me tre milione euro, në një shtet në të cilin vetëm 60 per qind e popullatës kanë qasje në ujë të pijshëm, ku vetëm rreth 50 për qind e popullatës kanë qasje në sistem të mbeturinave dhe ku nuk ka asnjë impiant për trajtim të ujërave të zeza, përvec njërit në Skenderaj I cili ende s´ka hyrë në funksion. E kuptoj se janë shumë probleme para mjedisit. Por, do të vijë koha që të tjerët të na imponojnë që ajo të ngritet në prioritete.“
Ne lufte per ekzistence rrezikojne shendetin 

Nga ana tjetër, nga riciklimi I këtyre mbeturinave jetojnë shumë familje në Kosovë.

„Mbeturinat jane duke u ricikluar edhe pa impiante. Po t´iu hysh kontejereve tone, nuk gjen kanace alumini, se po i riciklojne vet qytetaret, po i marrin dhe po i shesin. Do te thote, eksporti me i madh i Kosoves sot llogaritet te jene mbeturinat e metalit qe shkojne ne Maqedoni“, htoe drejtori Veselaj.

Dhe te tille ka shume, thote Kapllan Hyseni, perfaqesues I nje lagjeje rome, i cili e sheh perdite këtë realitet:“Dalin shpurdhin nëpër mbeturina, mbledhin llastra, letra, qese plastike…Mund të të them lirisht se, po të hysh në cdo shtëpi gjen plot oborrin me gjithëfarë sendesh prej të cilave e sigurojnë ekzistencën.”
Pastro oborrin dhe mbeturinat ne rruge?

 Vetwm atwherw kur tw fillojmw ta trajtojmë Kosovën si shtëpinë tonë,  situata do të përmirësohet, mendon drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit(REC), Zeqir Veselaj.
Ndërsa, kjo mund të arrihet me formimin e kësaj shprehie tek gjeneratat e reja-mendon qytetari Curr Mazrekaj nga Dranoci, sipas të cilit “në vend se të pastrojmë oborrin dhe te hedhim berllokun te dera, duhet që nga shkollat të krijohet një dicipilinë për ruajtje të ambientit“.