26 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Kryeministri I Kosovës, Agim Qeku, prezantoi raportin përmbledhës të punës së qeverisë së tij. Zyrtarë të UNMIK-ut thonë se projektrezoluta për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, nuk do të ketë asnjë ndikim meqënse territori I Kosovës është nën adminsitrimin e Kombeve të Bashkuara. Zyrtarizimi I koalicionit qeverisës për Kosovën, me kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shtyrë për një ditë.
«Kryetari Thaçi ka pas një takim me presidentin Sejdiu, gjegjsisht, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me kërkesën e tij, LDK-së i është dhënë edhe një ditë shtesë për të kthyer përgjigjen definitive për formulën e re qeverisëse»-tha zëdhënësja Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Qitaku, sipas së cilës, partitë në koalicion janë shumë afër finalizimit të formulës e cila do të qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm.
Sipas marrëveshjes në parim, Partia Demoratike e Kosovës do të ketë vendin e kryeministrit dhe atë të kryeparalmentarit, si dhe do të udhëheq me shtatë ministritë kryesore. Lidhja Demorkatike e Kosovës do të mbajë vendin e presidentit, një zëvendës kryeministër si dhe do të udhëheq me 5 ministri. Me 3 ministri të tjera do të udhëheqin përfaqësues të pakicave. Ndërsa, Aleanca Kosova e re, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Lidhja Demorkatike e Dardanisë, do të përbëjnë opoziten e ardhshme parlamentare të Kosovës.
Sido që të jetë, afati ligjor për përbërjen e qeverisë së re është deri me 5 janar të vitit 2008. Ndërkohë, kryeministri në largim Agim Qeku, në një konferencë për media, prezantoi raportin përmbledhës të punës, gjatë qeverisjes së tij.
“Ne e kemi bërë Kosovën gati për pavarësi!" Ky është mesazhi dhe raporti, të cilin unë si kryeministër i kësaj qeverie i jap popullit të Kosovës”-tha kryeministri Qeku.
Krymeisntiri Qeku, i cili tha se qeveria e tij ka pasur të arritura të pakontestueshme, pranoi poashtu se nuk ka pasur pushtet të plotë mbi ministrat e kabinetit të tij.
“Kam qënë shef. Më kanë respektuar. Por, nuk kam qenë i vetmi shef për ta! Nuk kam qënë në pozicionin që është kryeministri i ardhshëm, i cili ka kohë, mundësi, kapacitet e legjitimitet që të negociojë në radhë të parë formulën e koalicionit, të negociojë përbërjen e qeverisë, etj. Dhe., mugnesa e kësaj mudnësie ka paraqitur një vështirësi më shumë»-tha me këtë rast Çeku, I cili si sfidën kryesore përmendi dështimin e qeverisë nbë funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në Kosovë si dhe mosshtrirjen e pushtetit në gjithë territorin e Kosovës, sidomos në veri te Mitrovices.
Ndërkohë, qëndrimi i UNMIK-ut sa i përket zyres serbe në veri të Mitrovicës, e themeluar kohë më parë nga autoritetet beogradase, mbetet i njëjtë: «zyra është ilegale dhe në kundërshtim me rezoluten 12/44 dhe Unmik-u është në konsulta të vazhdueshme me Nju Jorkun për hapa të metutjeshëm»-deklaroi zdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, në një kofnerencë për media. Ndërsa, sa i përket rezolutës se Kuvendit të Serbisë për Kosovën, me anë të së cilës qeveritarëve të Serbisë iu ndalohet që ta pranojnë pavaresinë e Kosovës, z. Ivanko, tha se projekt-rezoluta nuk do të ketë kurrfarë ndikimi, sepse territori i Kosovës administrohet nga Kombet e Bashkuara.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele