Arkivi

Sejdiu:Qasja e Serbisë solli tragjikë ndër popujt e Ballkanit

27 dhjetor 2007, Dojçe Vele,Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu, reagoi ndaj deklaratave të zyrtareve serb për sjelljen e forcave ushtarake në Kosovë, në rast të pavarësimit të saj. Shefi I diplomacies bullgare, Kalfin thotë se ndëprerja e komunikimit dhe konfrontimet e serishme janë të dëmshme për të dyja palët. Me gjithe paralajmërimet, koalicioni qeverisës në Kosovë nuk u zyrtarizua as sot (27.12.2008).

Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar ndaj rezolutës për Kosovën, të miratuar të mërkurën mbrëma në Kuvendin e Serbisë si dhe ndaj deklaratave të zyrtareve serb për dërgimin e forcave ushtarake në Kosove, në rast të pavarësimit të saj.
„Këtë politikë që Serbia e udhëheq edhe tash në vazhdimësi, fatkeqësisht, ka sjell përgjakjen dhe tragjiken e popullit e Kosovës dhe të popujve tjerë. Kjo, siguirsht që është një rugë së pari për ata vet. Por, nëse e kanë zgjedh rrugën e intervenimit ushtarak apo të formave të tjera, natyrisht se kanë me kënd të parballen. Në Kosovë ekziston një mbrojtje e qytetarëve të saj, e kufijve dhe e integritetit të saj nga bashkësia nderkombtare, nga NATO-ja, po edhe nga populli i saj. Ne nuk do të preferonim një qasje të tillë, e cila relaisht do të jetë kontraproduktive edhe për ata vet“.
Këtë rezolute „si jo të dobishme për rajonin e cila nuk do t’ i kontribuonte stabilitetit në Ballkan“, e ka vlerësuar edhe shefi i dipolomacisë bullgare, Ivailo Kalfin. Zëvendëskryeministri, njëherit ministër i punëve të jashtme të Bullgarisë, tha se dialogu në mes të Prishtinës dhe të Beogradit për gjetjen e një kompromisi rreth statusit të Kosovës, është shterrur. Por, sugjeroi hapjen e kanalave diplomatike dhe lënjen e mundësisë së komunikimit. Diplomati Kalfin tha se „Bullgaria, si një nder vendet e Bashkimit Evropian, mbështet Planin e Ahtisarit sikur se edhe vendimet e fundit të Këshillit të Sigurimit, për dërgimin e misionit të BE-së, në Kosove i cili do të zëvendësonte UNMIK-un. Megjithatë, ai nuk ka dashur të komentojë se cilat do të jenë reagimet e shtetit të tij nëse Kosova do të shpallë njëanshëm pavarësinë e saj.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar lart Bullgarinë për qëndrimin korrekt ndaj procesit të Kosovës.
Por, Kosova, e cila tash më shumë se kurrë është në prag të zgjidhjes përfundimtare të statusit, sipas të gjitha gjasave, do të hyjë në vitin e ri pa qeveri të re. Kjo, sepse me gjithë paralajmërimet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë bërë zyrtarizimin e koalicionit qeverisës.
Presidenti i Kosovës, gjegjsisht kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu:
“Komunikimet tona do të vazhdojnë në mënyrë korrekte. A do të finalizohen sot apo nesër, varet thejsht prej ecjes së mëtejme që do të kemi, sepse është e nevojshme për secilin subjekt politik që të ketë analizat e veta të brendshme, të cilat do të reflektojnë sigurisht me një qëndrim final të koordinuar“.
Ndërkaq, gjatë një pritjeje për gazetare, në vigjilje të vitit të ri, presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, vlerësoi se "viti që po e lëmë ka qenë vit jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me zhvillime të bujshme, te cilat kanë rezultuar me përmbylljen e një procesi të rëndësishëm: pavarësinë e Kosovës". Pesidenti theksoi se "Viti 2008 do të jetë vit i sfidave të shumta. Por, se, siç u shpreh ai, “ne kemi energji të mjaftueshme për t´u përballur me to”.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele