7 dhjetor 2007, Dojçe Vele, Serbet e fshatit Gorazhdevc, fshat shumëtnik, shtatë kilometra larg nga Peja duhej të ishin nikoqirët e dy mysafirëve më të lartë të paqes, në Kosovë, Komandantit të KFOR-it Havier de Marnahc dhe kryeadministratorit, Joachim Ryker. Por, pas vizitës në Osojan, fshat i banuar me serb i komunës së Istogut, në Gorazhdevc, krejt papritur ndryshoi rrjedha e ngjarjes; shpërtheu rrahje masive!
Në vend të mirëseardhjes, u dëgjuan britma, si: "Kjo është Serbi nuk është Shqipëri!",etj. Dhe, sikur kjo te mos mjaftonte, serbi në fjalë fillon edhe të grushtojë. Ushtarët e KFOR-it dhe truprojat e tjera të sigurisë iu përgjigj atij dhe të dhjetëra serbve që filluan të masovizonin përleshjen. Por, dhunës e cila mund të eskalonte nuk i janë përgjigjur edhe policët e Shërbimit Policor të Kosovës, të cilët u mbyllen në ambientet e veta. Një autobus i KFOR-it po mblidhte gazetarët zyrtarë dhe persona të tjerë zyrtarë mes tensionit që po rritej në fshat, përderisa një minibus po bartte per në spital serbët e përgjakur. Kësaj stuhie nuk i shpëtuan as gazetarët që po përcillnin ngjarjen me kamera, në mes të të cilëve kishte edhe gazetarë nga mediat serbe.
Gorazhdevc:Perleshje e serbve lokal |
Përleshja shpërtheu në kohën kur gjenerali francez Marnhac dhe kryeadministratori Ryker, po bisedonin në zyrën e njësisë komunale të Pejës në Gorazhdec. Të dy figurat e administratës botërore në Kosovë, u gjetën papritur në mes të tollovisë dhe të mbrojtur nga forcat e sigurimit, u futen në makina duke lëshuar fshatin me shpejtësi, për t´ u larguar prej aty me helikopterë. Prapa tyre dëgjoheshin britma të serbve, të llojit, si: Të gjitha këto do t´i paguajë dikush!"
Policia Rajonale e Pejës konfirmoi ngjarjen vetëm dy orë pas saj pa dhënë hollësi të tjera, duke përshkruar ngjarjen vetëm si prishjetë rendit dhe të qetësisë publike nga serbët lokal. Zëdhënësi i Komandës Rajonale të SHPK-së, në Pejë, Avni Xhevukaj tha se do të dalin me të dhëna zyrtare pasi që policia të përfundoje intervisten me serbët e Gorazhdecit.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele