1 qershor 2008, Radio Kosova, Vendimi me i fundit i PSSP-së, Johachim Rucker, per pronat shoqerore te Decanit, anashkalimi i rruges Decan Plave si dhe prerja e pakontrolluar e pyejeve, ishin qeshtjet qe u ngriten ne debatin me temen “Deputetet e Parlamentit te Kosoves-Zeri i qytetareve”, organizuar nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur, ne Decan. Debati u mundesua nga fondacioni “Fridrich Ebert”.
Vendimi Ekzekutiv 2008/21 i kryeadministraotirt Rücker, me ane te te cilit kerkohet që brenda 10 ditësh, UNMIK-ut t’i sigurohet një kopje e vërtetuar nga komuna me shënimet e ndryshuara relevante për pronat e tri ndërmarrjeve shoqërore ne Decan, ishte tema bosht e debatit, ne te cilen diskutuan deputete te parlamentit, anetare te asamblese komunale dhe pjesetare te shoqerise civile. Ky eshte edhe shqetesimi kryesor i qytetareve decanas nderkohe, te cilin kesaj radhe e sjell Bashkim Ramosaj, jurist:
“Faktet qendrojne ne anen tone-thote z.Ramosaj. Edhe e drejta historike qendron ne anen tone, qe nga heqja e autonomise se Kosoves, me 1974, ne menyre te dhunshme. E dime se edhe UNMIK-u edhe institucionet tona i kane shpallur jovalide vendimet e marrura nga sistemi diskriminues dhe gjenocidial i Milloshevicit. Dhe tash, kur Kushtetuta e Kosoves pritet te hyje ne fuqi, nga PSSP Ryker vjen Vendim Ekzekutiv per zbatueshmeri, ultimatum, per te marre, sipas ngastrave kadastrale: fontanen ne Decan, posten, Bletarine, ujin mineral...Qellimet jane te caktuara. Jane qellime politike!”
Manipulimet lidhur me pronat prane Manastirit te Decanit iu adresuan, te ashtuquajtures, “komunë paralele e Decanit në Jagodinë të Serbisë”, ku pas çlirimit të vendit ishte bartur i tërë dokumentacioni i Administratës Komunale të Deçanit. Heshtja e qeverise se re per rrugen Decan-Plave-Vermosh”, e cila ishte prioritet i qeverise se kaluar, ishte brenge tjeter e debatueseve, per te cilin u hodh dyshimi se ka te beje me vendimin e fundit te PSSP-se. Nderkohe qe, per prerjen e pakontrolluar te pyejeve, debatuesit drejtuan gishtin kah ligji ne fuqi.
“Vitin e kaluar, eshte shpall ndalesa per prerje. Me 30 tetor, jane ra 25 kamiona neper qender te Decanit. Nese ajo urdherese eshte leshu ne qershor, korrik a gusht, cka u ba? Kah erdhen gjithe ata kamione? Hajnat ilegal presin nje lis, hajni me letra qe po ua japin Ministria e Bujqesise, a dreqi e i biri, presin me shleper! Per mua, qe te dy jane keqberes. Por, duhet te shohim cili po shkakton demin me te madh: a hajni me kamion apo ai me kale? Prandaj ne jemi per nderprerje te tendereve!”-thote Abedin Lataj, nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur, ne Decan.
Deputetet e Parlamentit te Kosoves nga radhet e PDK-se dhe AAK-se, Safete Hadergjonaj dhe Rasim Selmanaj, kerkuan nje bashkepunim me te ngushte te organeve komunale me ato qendrore, per zgjidhjen e ketyre tri qeshtjeve tejet te rendesishme per Kosoven, ne pergjithesi dhe per Decanin, ne vecanti. Nderkohe qe per Vendimin Ekzekutiv 2008/21, te kryeadministratorit Ryker, u kerkua mbështetje ligjore përballë fakteve relevante të pronave që kërkohen nga Manastiri.
Ajete Beqiraj, RTK