2 janar 2008, Dojçe Vele, Konstitutimi I parlamentit të ri të Kosovës, I dalë nga zgjedhjet e 17 nëntorit do të bëhet me 4 janar. Por, ende nuk ka një marrëveshje për koalicionin e ri qeverisës.
Institucionet e reja kosovare pritej të formoheshin brënda vitit 2007. Koalicioni i ri, i cili do të udhëheqte Kosovën në dyvjeçarin e ardhshëm, do duhej të ishte: Partia Demokratike e Kosovës-Lidhja Demoraktike e Kosovës-Pakicat. Ndërsa, Aleanca Kosova e re, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Lidhja Demorkatike e Dardanisë, do të përbënte opozitën e ardhshme parlamentare të Kosovës. Kuvendi I Kosovës pat mbetur vetem në pritje të vendimeve të partive politike për të thirrur seancën konstituive të përbërjes së re.
Sipas marrëveshjes në parim, Partia Demoratike e Kosovës do të duhej te merrte vendin e kryeministrit dhe atë të kryeparalmentarit, si dhe do të udhëheqte me shtatë ministritë kryesore. Lidhja Demorkatike e Kosovës do të mbante vendin e presidentit, një zëvendës kryeministër si dhe do të udhëhiqte me 5 ministri. Ndërsa, me 3 ministritë e tjera do të udhëheqnin përfaqësues të pakicave. Por, në kohën kur pritej zyrtarizimi i marrëveshjes se koalicionit të ardhshëm qeverisës, mospajtimet në mes të PDK-se dhe LDK-së, u thelluan. Mbledhja e kryesisë së partisë së LDK-së, nuk solli tjetër veç zvarritjes së mëtutjeshme, sepse pas përfundimit te saj, u bë e ditur se Lidhja Demokratike e Kosoves pajtohet me numrin e ministrive nga i mandatuari për themelimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi, por jo edhe me llojin e tyre.
„Nuk ka ministri më të parëndesishme. Varet se sa e vitalizon ministri i saj atë si burim! Mirëpo, janë disa që kanë qarkullim më të madh të kapitalit dhe në këtë rast do duhej njëfarë „fer-play“, që të kemi të drejtën e barabartë të menagjimit te resurseve të Kosovës“-pat thene me këtë rast, nënkryetari I Lidhjes demoratike te Kosoves, Eqrem Kryeziu.
Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Shërbimeve Publike dhe Ministria e Drejtësisë, ishin ato që sipas PKD-së, duhej të udhëhiqte LDK në mandatin e ardhshëm-mesojmë nga burime jozyrtare. Mirëpo, nënkryetari i partisë, Eqrem Kryeziu tha se partia e tij pajtohet për postin e presidentit, zv. kryeministrin dhe 5 ministri, por jo edhe me ministritë e zgjedhura nga PDK. LDK nuk u pajtua as me kërkesën e te mandatuarit Thaçi, që në strukturën e ardhshme asnjë prej ministrave aktual të LDK-së të mos vazhdojë të jetë në postin e tj.
„Po të isha në vendin e Thaçit, ndoshta edhe unë do të dëshiroja të njëjtën, le të kuptohemi! Një gjë e tillë mund të jetë e këshillueshme apo e deshirueshme. Mirëpo, përjashtime të tilla nuk ka!-thotë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu.
Bazuar në këto qëndrime, mundësia e lidhjes së një koalicioni vjen duke u vështirësuar, ndërkohë që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ëhtë paralajmëruar të mbahet me 4 janar. Në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës do të jetë forca kryesore parlamantare në vend, me 37 deputete.
Ajete Beqiraj,DW