Arkivi

KEK-u & Konsumatori

28 mars 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Qeveria e Kosoves, krahas Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës dhe Postë-Telekomit te Kosovës ka shpallur si kampione e korrupsionit edhe Korporaten Energjetike te Kosovës. Por, perderisa qeveria shumë shpejt pritet të dalë me nje projekt konkret për të tejkaluar gjendjen e rëndë energjetike ne Kosove, zyrtare te Divizionit te Rrjetit per Rajonin e Pejes thone se me i korurptuar eshte vet konsumatori, duke mare parasysh se vetem 40 per qind e tyre jane parapagues te rregullt.

Patundshmëritë dhe uzurpatorët

20 mars 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Kthimi I serbve ne Kosove dhe vendosja ne vendbanimet e vjetra, shpeshehre rezulton me nxjerrjen e shqiptareve ne rruge. Kete pervoje e pati edhe drejtori I njesise se PTK-se ne Decan, I cili nga zyrtare te Agjencise Kosovare te prones nga objekti I ndermarrjes se tij. Si rrjedhoje, Poste Telekomi I Kosoves, ka ngritur padi prane gjykates kompetente.

Shefi i misionit EULEX në Pejë

15 mars 2008, Dojçe Vele, “Qellimi i Bashkimi Evropian eshte sundimi i rendit dhe i ligjit ne mbare Kosoven, duke shpjeguar se koncepti kryesor eshte pronesia dhe llogaridhenja mendore”-ka thene sot ne Peje, shefi i misonit te EULEX-it, Yves de Kermabon.

Kosove: Tragjedia e Gërbecit-Tragjedi kombtare

15 mars 2008, Dojçe Vele,Shpërthimi në Gerbec të Shqipërisë, i ka tronditur edhe opinionin kosovar. Institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’u dhënë ndihmë institucioneve të Shqipërisë. Qeveria ka mobilizuar Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Punëve të Brendshme dhe TMK-në, për t'i ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare, nderkohe qe qeveria kosovare ka marrë konfirmimin edhe nga KFOR-i për dispozicion të katër helikopterëve për sanimin e gjendjes.

Decan: Zhvillimi i Bujqesise

13 mars 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Numri i larte i papunesise ne Kosove, imponon inciativa per zgjidhje te ketij problemi edhe nga ana e shoqerise civile. Nje shembull per kete eshte Komuna e Decanit, e cila me hartimin e projektit “Strategjia Komunale per Zhvillimin e Bujqesise”, synon menyren e zhvillimit te qendrueshem te ekonomise dhe njekohesisht, zbutjen e papunesise.

Presidenti Sejdiu në Deçan

11 mars 2008, Dojçe Vele, "Serbet-peng e qasjeve joracionale"-tha presidenti I Kosoves, dr.Fatmir Sejdiu me rastin e vizitës së tij në Kuvendin Komunal te Decanit, me ç´rast vizitoi edhe dy serbet e sapokthyera.

Feith ne Prishtine: Nuk do të lejohet ndarja e Kosovës

1 mars 2008, Dojçe Vele, I dërguari I Bashkimit Evropian për Kosovën, Piter Faith, pas emërimit tjetër, si Përfaqësues I Misionit Civil Ndërkombtar për Kosovën, është zotuar se do ta ndihmojë qeverinë e Kosovës në zbatimin e të gjitha dispotizave të Planit të Ahtisarit dhe se do të ketë dispozita të qarta dhe afirmative për komunitetet pakicë.

Prishtine: Estonia pranon pavaresine e Kosoves

1 mars 2008, Dojçe Vele, Presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti një delegacion të parlamentit të Estonisë, e cila ka pranuar Kosovën shtet. Kryesuesi i delegacionit së Estonisë, Hanes Astok, tha se vendi i tij do të ndihmojë shtetin e ri të Kosovës.