1 mars 2008, Dojçe Vele, I dërguari I Bashkimit Evropian për Kosovën, Piter Faith, pas emërimit tjetër, si Përfaqësues I Misionit Civil Ndërkombtar për Kosovën, është zotuar se do ta ndihmojë qeverinë e Kosovës në zbatimin e të gjitha dispotizave të Planit të Ahtisarit dhe se do të ketë dispozita të qarta dhe afirmative për komunitetet pakicë.
Diplomati holandez, Piter Feith ka deklaruar se do ta ndihmojë qeverinë e Kosovës në zbatimin e të gjitha dispozitave të Pakos së Ahtisarit, duke përsëritur mesazhin e Grupit Ndërkombtar për Kosoven, se nuk do të tolerohet ndarja e Kosovës.
"Ata kanë dhënë një mesazh të fuqishëm, se ndarja e Kosoves nuk është parashikuar dhe nuk do të lejohet. Mbi këtë bazë, ne kemi vijat tona të kuqe dhe pikat ku nuk duhet kaluar. Ne shpresojmë se do ta tejkalojmë jostabilitetin dhe tensionet momentale në vend"-tha z.Feith.
"Situata është nën kontroll të plotë, tha kryeministri I Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, "dhuna nuk do të tolerohet në asnje rast, do të respektohet lëvizja e lirë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, në cdo pjesë të territorit të saj. Integriteti territorial I Kosovës është I paprekshem unik dhe I pandashëm".
Megjithatë, ndonëse me intenzitet gjithnjë e më të ulët, në veriun Mitrovicës vazhdon rrebelimi I serbve. Numri I protestueve të cilët kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës dhe cdo gjë që ka të bëjë me institucionet e saj, dje ishte 250-të. Ndërsa, situata vazhdon të jetë e brishtë, sidomos pas shpërthimit të së ejtes mbrëma në afërsi të ndërtesës së gjykatës, pasi që zyrtarë të UNMIK-ut ua kishin ndaluar gjykatësve dhe prokurorëve serb hyrjen në këtë objekt për ta themeluar një gjykatë jashtë sistemit gjyqsor të Kosoves, e cila do t'I bashkangjitetj atij të Serbisë.
"Nuk do të tolerohet funskionimi I strukturave paralele. Adresa e të gjithë qytetarëve të Kosovës jane institucionet legjitime në Prishtinë dhe të tjera struktura legale në nivel local. Poashtu, misioni I EULEKS-it do ta ushtrojë autoritetin e vet në gjithë territorin e Kosovës"-paralajmëron kryeministri I Kosovës, Hashim Thaci.
Ndërsa, mesazhi I Grupit Ndërkombtar për Kosovën I përbërë nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe nga vende të tjera të rëndësishme, në ceremoninë inauguruese ishte I qartë: se nuk do të lejohet ndarja e Kosovës.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele