Arkivi

Prishtine: Estonia pranon pavaresine e Kosoves

1 mars 2008, Dojçe Vele, Presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti një delegacion të parlamentit të Estonisë, e cila ka pranuar Kosovën shtet. Kryesuesi i delegacionit së Estonisë, Hanes Astok, tha se vendi i tij do të ndihmojë shtetin e ri të Kosovës.

“Kemi ardhur në Kosovë për t’I ofruar ndihmën shtetit te ri dhe do të kthehemi në Estoni me bindjen e plotë se ,në Kosovë ka hapësirë dhe mundësi të mëdha zhvillimesh e investimesh”-tha me këtë rast, kryesuesi I delegacionit estonez, z.Hannes Astok, duke shtuar se këtë realitet do ta përcjellim në qarqet estoneze me qëllim të promovimit të Kosovës.
Delegacioni është pritur nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, I cili shprehu mirënjohjen ndaj Estonisë, e cila pas pranimit të Kosovës-shtet, ka dërguar një delegacion për të shrehur drejtpërsëdrejti mbështetjen ndaj shtetit të ri. Presidenti Sejdiu theksoi rëndësinë e përvojave të mira të Estonisë në rrugën për integrime, duke shpehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më të ngushtë midis Republikës së Estonisë dhe Republikës së Kosovës.
Presidenti Sejdiu, me këtë rast theksoi përkushtimin e Kosovës në impelementimin e Pakos së Ahtisarit, me theks të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë, duke shprehur bindjen se prezenca ndërkombtare, civile e ushtarake, do të ndihmojë Kosovën në ecjen drejt itnegrimeve euroatlantike.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele