Arkivi

Kosove: Tragjedia e Gërbecit-Tragjedi kombtare

15 mars 2008, Dojçe Vele,Shpërthimi në Gerbec të Shqipërisë, i ka tronditur edhe opinionin kosovar. Institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’u dhënë ndihmë institucioneve të Shqipërisë. Qeveria ka mobilizuar Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Punëve të Brendshme dhe TMK-në, për t'i ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare, nderkohe qe qeveria kosovare ka marrë konfirmimin edhe nga KFOR-i për dispozicion të katër helikopterëve për sanimin e gjendjes.

Pas njoftimeve per shpërthimin në bazën ushtarake shqiptare në Gërdec të Tiranës, presidenti I Republikes e Kosovës, Fatmir Sejdiu, me anë të një telefonate, ua shprehu dhëmbjen e popullit të Kosovës, presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit, Sali Berisha, duke uruar që të plagosurit të shërohen sa më shpejt, ndërsa qeveria dhe populli i Shqipërisë të gjejnë force për të përballuar pasojat e tragjedisë.
Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndër të tjera, thuhet:
 “Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës ndajnë dhëmbjen e madhe me familjet e të ndjerëve dhe shqetësimin e thellë për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur opinionin dhe institucionet kosovare”.
Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hajredin Kuqi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, shpërthimin në Shqipëri e quajti një tragjedi kombtare, duke dëshmuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për mbështetje të vazhdueshme.
„Qeveria e Kosovës menjëherë ka mobilizuar të gjitha ministritë, të cilat janë në gjëndje të lartë gatishmërie. Angayzhim të veçantë kemi me KFOR-in dhe TMK-në, të cilet kanë vënë në dispozicion efektivat e veta për sanimin e  gjëndjes në Shqipëri“.
Kryeparlamentari I Ksoovës, jakup Krasniqi me këtë rast tha se insitucionet e Kosovës dhe opulli I saj, po I përcjellin me shqetësim ngjarjet në Shqipëri, duke treguar gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë.
Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, për mediat kosovare deklaroi se, „Për ne është një gjëndje emergjente dhe të gjitha kapacitetet e vendit tonë janë në gjëndjen më të lartë të gatishmërisë, kemi kërkuar nga transfuzioni I Kosovës që të fillojë grumbullimin e gjkaut. Përgjegja e qytetarëve të Kosovës ka ardhur shumëe shpejt. Të gjtha spitalet e Kosovës janë të udhëzuara që të përgatisin kapacitete për këtë gjëndje. Kemi në dispozicion të eskadrilën e helikopterëve të KFOR-it, kështu që kemi kapacitete t´iu përgjigjemi kërkesave që do të vinë nga Tirana“.
“Qeveria e Kosovës do ta percjell me vëmendje çdo lëvizje për të marrë të gjitha masat që qeveria e Shqipërisë dhe populli shqiptar ta përballojnë me lehtë këtë tragjedi”-ky ështe qëndrimi i autoriteteve kosovare, lidhur me shpërthimin e së shtunës, në Gërbec të Tiranës, të cilin qytetarët pohojnë ta kenë dëgjuar edhe në Kosovë.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele