Arkivi

Patundshmëritë dhe uzurpatorët

20 mars 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Kthimi I serbve ne Kosove dhe vendosja ne vendbanimet e vjetra, shpeshehre rezulton me nxjerrjen e shqiptareve ne rruge. Kete pervoje e pati edhe drejtori I njesise se PTK-se ne Decan, I cili nga zyrtare te Agjencise Kosovare te prones nga objekti I ndermarrjes se tij. Si rrjedhoje, Poste Telekomi I Kosoves, ka ngritur padi prane gjykates kompetente.

"Posta dhe telekomunkaicioni I Kosoves eshte pronare legjitime dhe e vetme e patundshmerise ne rrugen “Mentor Tolaj”(Car Dushani), p.nr., ne Decan-thuhet nder te tjera ne ankesen se PTK-se, me ane te se ciles kerkohet pezullimi i menjehershem i vendimin e Agjencise Kosovare te Prones per largimin e punetorit te PTK-se nga ky objekt banesor.
"Mua me intereson, qyshkur eshte kjo prone e tyre? Une e di se kam lejen qe nga viti 1971 per kte banese. E PTT dhe PTK le te merren vesh se e kujt eshte dhe t' ma gjejme nje banese tjeter. Perndryshe, nuk largohem prej ketu perderisa nuk marr banese tjeter"-thote Milanka Popovic, ish shfrytezuese e perkohshme e ketij apartamenti, e kthyer ne Decan  pas nente vjetesh.
Aferdita Qarkagjiu nga Poste Telekomi I Kosoves, ka kete pergjigje:
“Ne baze te kontrates mbi shfrytezimin e baneses te dates 15 dhjetor 1972, kjo banese i eshte dhene ne shfrytezim punetorit te athershem te PTK-se, Milan Rakonic, I cili ka banuar ne banesen ne fjale se bashku me familjen e tij deri ne vitin 1999”.
Por provat qe deshmojne te drejten mbi kete patundshmeri, nuk ndihmuan drejtorin e njesise se PTK-se ne Decan, Ibish Hulajn, kur nga perfaqeques te APK-se ne mes te dimrit te mos nxirret nga objekti I ndermarrjes se tij.
“Ka qene prezente edhe perfaqesuesja e PTK-se Valbona, e cila dojke me ia ofru dokumentet se eshte prone jona dhe nuk ben te nxirret punetori yne ne rruge. Absolutisht nuk ka dashte te bisedoje. Vec i thojke:"Largomi...Largomi!" Sikur ta kisha uzurpu nje banese private te dikujt, heret e kisha leshu,se e di se prona e huaj kurre nuk behet imja. Por, PTK ma ka dhene ne shfrytezim se e kam pas shpine rrafsh me toke pas lufte. Edhe  une sot jam ne rruge dhe nuk gjet kush pak kohe me thane:"Qato si e qitem ne rrugr, a ka shku diku me pese anetare, me tre femije ne dimer. Nese posedon asi dokumenbtesh, une i kam ofru me e ble. Por, nuk e gezon ate te drejte!"
Sipas sqarimit te drejtorit te Agjencise Kosovare te Prones, dhene te perditshmes kosovare ”Zeri”, me date 23 janar 2008, nga AKP-ja eshte vendosur vetem qeshtja e te drejtes se shfrytezimit, duke marre parasysh se parashtruesi I kerkeses, Milanka Popovic, ka pasur te drejten e banimit para se ta leshoj Kosoven, me 1999. Perderisa  nga PTK thote se, per qeshtjen e pronesise do te vendos  gjykata kompetente.
“Mendojme se gjykata komptente bazuar ne provat e lendes dhe ne dispozita ligjore te Ligjit mbi Banimin, se shpejti do te marre vendimin ne favor te pronarit te ligjshem, pra te PTK-se-thote z.Qarkagjiu, Pasi qe ish bartesi I te drejtes se shfrytezimit nuk eshte marre vesh me PTK-ne, mbi menyren e shfrytezimit per kete kohe, jane krijaur kushte ligjore t’i shkeptuet kontrata mbi shfrytezimin e  baneses,  per cka prane gjykates kompetente ne Decan, kemi ngritur padine e rregullt per denoncim te kontrates mbi shfrytezimin e baneses.”.
Nderkohe ne Gjykaten Komunale, ne Decan, po behet shqyrtimi ligjor I lendes mbi objektin pronesor banesor te PTK-se, ne rrugen “Mentor Tolaj”, p.nr. ne Decan.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova