30 korrik 2010, Dojce Vele, Në Prishtinë vepron një grup joformal i grave të religjioneve të ndryshme, të cilat me aktivitete të ndryshme synojnë afrimin ndërmjet komuniteteve nëpërmjet dialogut ndërfetar. „Por, rezultatet do të ishin shumë më të dukshme, sikur udhëheqësit e instituconeve kosovare të ishin ndërmarrës në veprime aq sa janë të zëshëm në deklarata, lidhur me tolerancën ndërfetare e cila pikon nga vet populli”-thonë anëtaret e këtij grupi.
Pages
Arkivi
-
▼
2010
(78)
-
▼
Jul
(13)
- Besimi, formë afrimi ndërmjet komuniteteve
- Shtrirja e pushtetit në veri-Sfida e radhës për Ko...
- Bashkimi Evropian ndihmon ngritjen e kapaciteteve ...
- GJND: Pavarësia e Kosovës në përputhje me të drejt...
- Sa po luftohet korrupcioni në Kosovë
- Plaga e korrupcionit në Kosovë
- Rimëkëmbje e bujqësisë më fondet e Bashkimit Evropian
- A ka lëvizje të kufirit me Malin e Zi
- Tony Blair në Kosovë: "Lider-Mik-Hero"
- Brënda gjashtë muajsh qindra të arrestuar për krim...
- Refugjatë nga Maqedonia në Kosovë
- Fajdegjinjtë dhe borxhlinjtë
- Refugjat nw shtetin fqinj
-
▼
Jul
(13)
Besimi, formë afrimi ndërmjet komuniteteve
Shtrirja e pushtetit në veri-Sfida e radhës për Kosovën
Bashkimi Evropian ndihmon ngritjen e kapaciteteve të reja në Kosovë
28 korrik 2010, Dojce Vele, 42 studentë nga Kosova janë përfitues të Skemës së Celulës së të Rinjve, me të cilat bursa ju mundësohen studimet postdiplomike në universitete të përzgjedhura të Bashkimit Evropian, në përputhje me nevojat e tanishme të qeverisë së Kosovës në sektorë specifik.
GJND: Pavarësia e Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombtare
22 korrik 2010, Dojce Vele, Mendimin e Gjykatës Ndërkmbtare të Drejtësisë në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, insitucionet e Kosovës e kanë vlerësuar si një akt historik. Përfaqësuesit shtetror të Kosovës i bënë thirrje Serbisë të respektojë mendimin e GJND-së dhe të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Sa po luftohet korrupcioni në Kosovë
21 korrik 2010, Dojce Vele, Megjithëse, motoja e qeverisë së Kosovës është “Zero-Tolerancë ndaj korrupcionit", faktet në terren dëshmojnë prezencën e fenomenit deri në nivelin më të larte. Arrestimet e kohëpaskohshme të Policisë së Kosovës tregojnë përpjekjet për luftimin e tij, ndërsa aksionet më të fundit të EULEKS-it inkurajojnë për goditje të të korruptuarve pa dallim.
Plaga e korrupcionit në Kosovë
21 korrik 2010, Dojce Vele, Megjithëse, motoja e qeverisë së Kosovës është “Zero-Tolerancë ndaj korrupcionit", faktet në terren dëshmojnë prezencën e fenomenit deri në nivelin më të larte. Arrestimet e kohëpaskohshme të Policisë së Kosovës tregojnë perpjekjet për luftimin e tij ndërsa, aksionet e EULEKS-it inkurajojnë për goditje të të korruptuarve pa përjashtim.
Rimëkëmbje e bujqësisë më fondet e Bashkimit Evropian
16 korrik 2010, Dojce Vele, Me qëllim të përmirësimit të standardeve ne industrinë e përpunimit të qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve si dhe për të përforcuar aftësitë konkurruese dhe për të shtuar besimin e konsumatorëve në prodhimet vendore, Komisioni Evropian i ka dhuruar Kosoves 5,5 milionë euro grante per sektorin e bujqësisë. Edhe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka intensifikuar stimulimin e kësaj dege të fuqishme të ekonomisë kosovare.
A ka lëvizje të kufirit me Malin e Zi
15 korrik 2010, Dojce Vele, Demarkacioni i kufirit Kosove-Mal i Zi pritet të përfundojë brënda këtij viti. Përfaqësuesit qeveritarë te te dyja shteteve thonë se ne mes tyre nuk ka contest dhe se demarkacioni do të bëhet në bazë të dokumenteve qe prezanton Komisionit Ndershtetror per Demarkacionin e Kufirit. Nga ana tjeter, banorë te fshatrave te Dukagjinit me protesta te kohepaskohshme kerkojne qasjen e lirshme ne bjeshket e veta rreze kufirit dhe shprehin dyshimin per levizje te kufirit perbrenda Kosoves nga ana e Malit te Zi.
Tony Blair në Kosovë: "Lider-Mik-Hero"
9 korrik 2010, Doje Vele, Ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë. Kosova është e pavarur dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Sfida e radhës për Kosovën është beteja për paqe"-deklaroi në Prishtinë, ish kryeministri britanik Tony Blair. Gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, Blair është shpallur Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, presidenti I Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ia ka ndarë “Medaljen e Artë të Lirisë”, e cila iu akordua Blerit nga Presidenti I ndjerë, dr.Ibrahim Rugova
Brënda gjashtë muajsh qindra të arrestuar për krim të organizuar në Kosovë
8 korrik 2010, Dojce Vele, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës raporton për qindra të arrestuar për krim të organizuar vetëm brënda këtij gjashtëmujori. Nga ana tjetër, raporte të ndryshme tregojnë se Kosova edhe më tej po përballet me forma te ndryshme të krimit të organizuar, shkaktar kryesor i të cilit cilësohet mosshtrirja e autoritetit të qeverisë së Kosovës në gjithë territorin e saj.
Refugjatë nga Maqedonia në Kosovë
2 korrik 2010, Dojce Vele, Sipas Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, në Kosovë janë 179 refugjatë nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina të cilët gjatë luftërave të viteve 90-të u arratisën në Kosovë. Poashtu, në Kosovë jetojnë mbi 200 shqiptarë të shpërngrulur nga Maqedonia të cilët nuk gëzojnë statusin e refugjatit.
Fajdegjinjtë dhe borxhlinjtë
2 korrik 2010, Dojce Vele, Papunësia dhe detyrimet e ndryshme që duhet kryer në afate të shkurtra i shtynë qytetarët e Kosovës në lidhjen e marrëveshjeve të përfitmit joproprocional, të cilat në të shumtën përfundojnë me kërcënime, shantazhe, tentimvrasje e jo rrallë edhe me vrasje dhe vetvrasje. Megjithëse bankat ofrojnë forma të ndryshme krëdishë, për shkak të procedurave burokratike qytetarët nuk mund t´iu qasen këtyre institucioneve legjitime. Ndërkohë që ndër sfidat kryesore te Policisë së Kosovës në luftimin e këtij fenomeni mbetet raportimi i vonë i qytetarëve.
Refugjat nw shtetin fqinj
2 korrik 2010, Dojce Vele,Sipas Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, në Kosovë janë 179 refugjatë nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina të cilët gjatë luftërave të viteve 90-të u arratisën në Kosovë. Poashtu, nw Kosovw jetojnë mbi 200 shqiptarë tw shpwrngrulur nga Maqedonia të cilët nuk gëzojnë statusin e refugjatit.