Ketu jetuan deri dje... |
...Ketu jetojne tash e tutje |
3 janar 2011, Dojce Vele, Gjëndja e rëndë ekonomike, numri i madh i të pastrehëve dhe buxheti i limituar i institucioneve përkatëse, ka nxitur mobilizimin e popullatës , falw solidaritetit të së cilës vetëm brenda 2011-tes janë ndërtuar shtëpi te shumta anekënd Kosovës.
Dhjetëra shtëpi në gjirin e pishave të Decanit, dikur sinonim i qetësisë dhe pushimit për punetorët, tashmë janë shndërruar në strehë për familjet pa kulm mbi kokë. Por, strehë të dobëta druri këto, për vjeshtën me shi e dimrat e egër.
“Atje kem jetu një jetë shumë të vështirë, krejt n´mal, me një ndihmë sociale. Banonim në baraka druri dhe cka binte jashtë na futej brënda. “Deri 50 e 100 metra e kishim ujin larg. E bajshim me kova, me shishe e me cka mujshim. Një jetë katastrofë”, rrëfen Violeta Pajazitaj nga Strellci i Poshtëm, ecila me të shoqin për pesë vjet përcollën ndërrimin e motmoteve në këto baraka të drunjta.
Violeta:"Jeta ne shtepi te re-bote krejt tjeter" |
Me kulm mbi kokë falë solidaritetit të shoqërisë
Por, jeta e kësaj familjeje do të ndryshojë së shpejti se populli i Kosovës solidaritetin e ka traditë. Mjafton vetëm të kenë dhe të dine kah ta orjentojnë ndihmën e tyre, mendon Ali Kamaj, bashkëfshatar.
“Tybe, prejse e kam pa nja 10 inekcione i kam marr, se s´jam mire prej zemre. I thashe: “ Ku paske rrnu more bacë kshtu?Dimen e ftohtë, qysh paski mbet gjallë?!”Edhe, e kem ba dert me shokë e me miq edhe e kemi ba nijet te Allahu me hy n´të. Ma s´pari jemi shku n´komunë e i thamë kryetarit:”E kemi nis një aksion me Emër të Zotit. A keni mundsi me na zjgat dorën pak?” Tha:”Kulmin e shpisë prej këtij momenti e keni”.Edhe,na e ka dhane“, rrëfen z.Kamaj, i cili tashmë ishte në krye të Komisionit të Fshatit për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje.
Dhe kështu, angazhimi disamujor dhe mobilizimi i këtyre njerëzve vullnetmirë, shoqërise civile, bizneseve dhe i popullatës së këtushme, pas pesë javësh rezultoi me ndërtimin dhe mobilimin e shtëpisë së re.
“Kemi marr aksion në 7-të e 70-të. Tetanë bre kanë dhanë!Kush cka ka mujt, krejt
popullata na ka ndihmu e Zoti mi te tanë! Ja kemi mobliu brënda, me banjo, me ujë, me kuzhinë. Bunarin ja kemi qel se nuk pat mundësi me e pru ujësjellësint. Me rrymë, me kanalizim, me krejt “, thote z.Kamaj.
Dhe kshtu, viti 2012-të për këtë familje solli dhuratën më të mirë:kulmin mbi kokë dhe rikhtimin në fshatin e tyre dhe shkollimin e fëmijëve në shkollën e fshatit.
“Më duket se kam ardhë në një botë tjetër, me ujë, me rrymë, n´shpi temen me tetana të mirat. Tetë kilometra vajtje-ardhje prej shpie n´shkollë ka pas. Nëpër shi e baltë, nëpër borë ë ngrice, ashtu asht dashtë, se ne kemi jetu n´mal. Kurse ktu jam n´shpi teme, shkollën e kemi afër, rruga e asfaltume, shkon n´shkollë me kusherinj të vet, me moshatarë të vet, n´katund t´vet. Se katundi i mirë e fortë t´jep krahë e të përparon. Zoti ju ndihmoftë e i bekoftë të gjithë. Qysh jam unë e varfër ka shumë nëpër Kosovë. E iu bëj thirrje kush t´ketë mundësi, t´iu ndihmojë, se edhe vec një fjalë e mirë të ndihmon e t´jep ymyd”.
Mikail Sutaj(majtas)me familje ndertoi shtepi per 70 vjecaren |
“Vallahi ftohtë se s´ka pas vec nje tavan me do trerë t´kqij e qereminet e kurgjo tjeter. Vec elhamdulilah, iu piku rahmeti babës e djemve e ma mbaruan këtë shpi. Ishalla Zoti ua kthen me t´mira, se boll kqyra në shtet e andej e kendej, e kurrgja!”
Solidariteti, virtyt i popullit të Kosovës
Dhe, tradita e solidariteti vazhdon edhe në këto kushte të rënda ekonomike, thotë kryetari i komunës Rasim Selmanaj.
Kryetari Selmanaj ben thirrje per solidarizim me nevojtaret |
Edhepse nuk ka ndonjë shifër të saktë të shtëpive të ndërtuara brënda vitit në forma të tilla humanitare, është ë sigurt se gjëndja e rëndë ekonomike dhe buxheti i limituar i institucioneve përkatëse për t´iu dalë në ndihmë të pastrehëve, ka nxitur këtë mobilizim të popullatës falë solidaritetit të së cilës vetëm në këtë vit janë ndërtuar shtëpi të shumta anekënd Kosovës. Një rol të vecantë në këtë drejtim e kanë edhe mediat, të cilat ofrojnë hapesirë të mjaftueshme për trajtimine rasteve, të cilëve ndihma e shoqërisë ju është e domosdoshme.