30 gusht 2012, Radio Kosova, Qytetaret e Decanit sic dine te jene bashke
ne gezime,dine te ndajne edhe hidherimet bashkerisht. Kjo po deshmohet kesaj radhe kur ata bashkuan forcat per ndihme
maturantes Dielleza Nimanaj, e cila
aktualisht gjendet per sherim ne Turqi.
Rruget e degezuara te Decanit te cilat bashkohen
ne sheshin e tij, ku qendrojne krenare shtatoret e dy heronjve te kombit Sali
Qekut e Luan Haradinajt edhe sot po vlojnw nga qytetaret,te cilet sot jane
mbledhur rreth nje qellimi madhor:atij,te shpetimit te nje jete. Fjala eshte
per shendetin e maturantes Diellza
Nimanaj, e cila para dhjete ditesh krejt papritur u diagnositifikua me „leukemi
akute“. Axha Sadik Nimanaj sjell rrefimin me nderprerje nga lotet qe ia zene
gryken:
„Eshte
shume rende, kur te degjosh lajmin per nje semundje te tille ne cdo
familje ...Edhe per ne ka qene teper e rende! Rasti I Diellzes ka fillu para nje muaji rasti i saj.Fillimisht vajza
ndjente nje lodhje e molisje. Kur erdh
tuj e rendu pak ma shume, me udhezim te
dr.Haki Shehut e derguam ne Peje per
analiza. Aty menjehere asht verejt njefare ndryshimi ne rruza te gjakut, por
nuk kemi mendu ne me te keqen... Ata si e pane pasqyren e gjakut ia dhane
udhezimin per Prishtine.Mua m´ka interesu asht
per shkak se vuante nga pagjaksia apo
sepse ka pas probleme me anginen . Por jo! Me 21 gusht
specialistet e Prishtines dhane udhezimin per dergimin e vajzes per
sherim jashte shtetit dhe ate,urgjentisht. Po me kete urgjence u nxoren
dokumentet e udhetimit dhe u aranzhua transferi i saj per ne Turqi. Dhe kjo
fale kontributit te miqve dhe dashamireve te cileti falenderoj nga zemra,e
vecanerisht mbese, studente ne Turqi, e
cila qe nga e htuna,dita e transferimit te Djellzes ne Turqi, perkujdeset per
te gjithe kohen“.
Axha, Sadik Nimanaj |
Lajmi
i hidhur-goditje e rende per familjen
Dhimbja qe ka shkaktuar lajmi per semundjen e
vajzes ne kete familje shihet qarte ne fytyren e z.Nimanaj, I cili shpresen per
sherimin e te mbeses e kerkon kudo,qofte edhe ne rrefimin e nje nene e cila ka
kaluar para tyre kete rruge te gjate e te veshtire;nje rrefim qe kohe pas kohe
ia nderpresin lotet.
„Nje
grua nga Peja me pyeti e e njihja Djellzen?Kur i thashe se eshte mbesa ime,u
ndal dhe zbriti nga makina ne toke me te dy djemt dhe me tha:“Ja, ky djale eshte imi dhe ka qene i semure nga
leukemia akute si vajza juve..Kam ndejt me te 4 muaj ne Beograd dhe nja tete
muaj ne Itali. Kjo semundje ka sherim, por duhet durim,durim,durim...“. Ne nuk do t´ndalemi se kerkuari menyra per ta
sheruar Djellzen. Do te shesim edhe prone, nese duhet. Nuk ka rendesi sa
zgjat...Rendesi ka vetem jeta e saj!“
Gjendja
e rende ekonomike s´ngushton dot zemrat bujare
Por familja Nimanaj s´eshte vetem ne kete
fatkeqesi. Sot, sikur e gjithe komuna eshte ngritur ne kembe per ta mbeshtetur
secili ne menyren e vet sherimine kesaj
vajze. Qe ne oret e para te mengjeit nga grate asambleiste jane ngritur dy
tezga, njera te tregu dhe tjera ne qender te qytetit per shitjen e embelsirave,
mjetet e te cilave do te shkojne per sherimin e vajzes. Tezgat nuk ndodh te
kalohen nga qytetaret pa ndaluar te jain konitrbutin e vet,per aq sa munden.
Hana Berisha dhe Hyri Dobruna(te parat,majtas) |
„Sic
po e shihni, ne kemi pergatit embelsira qe qytetareve vullnetmire t´ua
shkembejme ne menyre modeste solidaritetin, i cili po ndjehet gjithnje e me
shume. Deri ne kete
moment qe na po flaism ma se 100 vet e kane vizitu tenden tone, gje qe na ben shume
te lumtura sepse ata nuk kane dhene nje euro apo dy, por prej 5-ve deri ne 100,
qe te jep te kuptosh se qytetaret jane shume te gatshem me u solidarizu.Vec
mendimi se nje 19 vjecare mund te perballet me vdekje per shkak te mungeses se
te hollave eshte i tmerrshem. Ajo ende nuk i ka fillu enderrat e veta.Shpresojme
se do t´i ndihmojme sadopak“, thote Hyri Dobruna, pjestare e Grupit te Grave Asambleiste,
sipas se ciles kontributi I qytetareve eshte larg atij te priturit.
„Ne
falenderojme qytetaret oer ndihmen e dhene dhe u jemi mirenjohese. Ketu nuk
eshte ne pyetje nje dite e dy por do te zgjas edhe me shume. Ky eshte vetem
fillimi,prandaj apeloj qe sa here qe te organizojme t´na ndihmojne...T´na
ndihmojne!”
Gjendja e rende ekonomike nuk ka ngushtuar aspak
zemren bujare te qytetareve te Decanit. Madje, konitrbuti I tyre eshte shume me I madh se qe
eshte pritur, thote Hanw Berisha, Drejtoreshe
e Inspekcionit.
“Qytetareve nuk iu mungon vullneti as humanizmi dhe perkunder
veshtiresive ekonomike, ata po japin kontributin dhe po tregojne zemergjeresine
e popullit tone. Ky eshte nje rast qe duhet mbeshtetur se kjo e re po prek
zemren e cdo nene. Prandaj jemi mobilizuar me lutje tek populli dhe tek Zoti ta
ndihmojme Djellzen. Kjo eshte nje shume simbolike por, Djelleza se paku duhet ta dije qe populli I
komunes se vet e perkrah, e do, lutet dhe kontribuon per sherimin e saj. Ne qe
nga ora duhet ta dije qe populli I komunes
se vet e perkah e mebhtet e tdon lutet, dhe kontribuon per herimin e saj.Ne qe
nga ora 9-te jemi mobilizuar dhe do te rrime edhe me dite te tera,nese eshte
nevoja, vetem te kontribuojme sadopak per nje femije tonin”,thote z.Berisha.
Solidariteti
i qytetareve ndjehet ne cdo kend te qytetit
Ne kete
aksion humanitar ndjehet edhe kontribut i
gazetareve. Dhe kjo nuk eshte asnje e
papritur kur vet natyra e punes eshte
humane, mendon gazetari Naim Haxhosaj.
Vellezerit Osaj nuk kursejn kontributin |
„Sot
jam ketu me shume ne cilesine e qytetarit, qe se bashku me te tjeret ta ndihmoj
Djellzen ne menyren time, Jemi njerez dhe duhet te kuptohemi dhe te mbehshtetmi
tek njeri-tjetri. Do te dal te kerkoj mjete neper biznese se bashku me te rinjte
si dhe do te ngreh nje tende ne qytetin e Pejes,per te kerkuar ndihme nga
qytetaret vullnetrmire, kush sa mundet. Fatkeqsisht, eshte nje dukuri mjaft
negative ne Kosove, kur individe te caktuar per perfitime personale dalin dhe
perfitojne nga miresia e qytetareve. Megjithate, ne ketu kemi te bejme me dike
qe e njohim, me rastin e te cilit jemi njoftuar per e afermi dhe prandaj bej
apel tek qytetaret,te na pergjigjen sepse eshte rast shume i vecante. Djellza
eshte ne moshen 1 vjecare dhe ka shume enderra te parealizuara,andaj:Na
ndihmoni ta shpetojme Djellzen!“
Edhe tre vellezerit Osaj pronar te nje
autolarjeje ne periferi te Decanit kane vendosur qe nje dite pune t´ia kushtojne
sherimit te Diellzes. Fidani , thote se
kjo eshte me e pakta qe mund te bejne.
„Te
gjithe ne, sot apo neser kemi nevoje per njeri-tjetrin dhe ne duhet te japim
maksimumin per te ndihmuar aty ku ka nevoje. Prandaj, une me familjen time
vendosem qe me mundesite tona t´ia kushtojme nje dite pune sherimit te nje te
reje, qe nje dite edhe ajo te realizoje enderrat e saj dhe te jete ne mesin e
shoqerise, aty ku perket“.
Koncert humanitar me moton „Ta ndihmojme Diellzen”
Perderisa, shoket
e klases se Diellzes , krahas ndihmes ne shitjen e embelsirave, mbledhje te mjeteve neper biznese,
me miratimin e komunes kane organizuar nje koncert humanitar, i cili do te mbahet
sonte ne oren 20-te ne njerin nga objektet hoteliere ne Decan. Gezim Imeraj, njeri
nga shoket e klases,shpjegon:
Shoqeria e klases se Diellzes e mobilizuar ne shume forma |
“Me
t´marr lajmin,ne si shoqeri klase kemi
filluar te organizohemi. Koncerti do te mbahet te premten, pra me 31 guht ne
oren 20-te. Kemi shpernda ftesat, kemi bere panon, kemi ftuar bizneset, ndersa kemi nje kerkese per te gjithe qytetaret e
komunes se decnait qe t´i hapin zemrat e tyre dhe t´na ndohmojne. Hyrja eshte
dy euro ndersa cdo shume shteseper sherimin e shoqes se klases sone eshte e
mireseardhur“.
Kete iniciative e kane pershendetur qytetaret e
komunes se Decanit.
“E
vleresoj lart kete iniciative. Nje akt tejet i njerezishem per nje vajze e cila
per nje periudhe te hskurter ehte diagnostifiku me nje semundje te rende. Dhe
cdo gjest vullnetmire nga qytetaret, do te ndihkoje ne sensibilizimin e
opinionit dhe njoftimin me per e afermi me rastin e kesaj nxeneseje, e cila me
sa di une tashme eshte ne Turqi per sherim“,thote Hysen
Balaj nga Strellci.Perderisa, ami Lokaj nga Prilepi, shton se:
„Eshte
shume i qelluar nje hap i tille dhe tejet i rendesishem,sepse opinioni
njoftohet dhe mund te kontribuohet me shume ne sherimin e saj. Une e mbeshtes
kete iniciative, dhe lus qytetaret e komunes sone te ndihmojne aq sa munden
sherimin e kesaj vajze“.
E madhe mirenjohja e familjes Nimanaj
Perderisa, mirenjohja e familjes
Nimanaj ndaj te gjitheve eshte tejet e madhe.
Solidariteti i ndjehet ne cdo moshe |
„Mirenjohja
ndaj ketyre njerezve vullnetmire,nuk ka te pershkruar. Nuk ka rendesi sa kane dhene-rendesi ka qe e kane
bere me deshire e me shpirt. Dhashte Zoti t´ua kthejme jo n´kete forme por ne gezim
te gjitheve! Dhe ne emer t timin, te familjes se ngushte dhe tte gjere Nimanaj,
i falenderoj te gjithe per kete interesim te jashtezakonshem per sherimin e vajzes
sone...!“, thote axha i Djellzes, Sadik Nimanaj.
Me iniciativen e Keshillit te Bashkesise Islame, sot, ne
te gjitha gjamite e komunes se Decanit eshte bere grumbullimi i mjeteve. Perderisa, kontributi
i qytetareve te Decanit por edhe te komunave fqinje po vazhdon, per te ndihmuar sherimin e Djellza Nimanajt ne menyre
qe semundja t´mos ia presw hovin ne lulen e rinise...
Mirsat nimanaj:1705100005530949 NLB Bank