Bjeshket e Isniqit(kendveshtrim nga Bjeshka e Prilepit) |
20 tetor 2012, Radio Kosova, Miftar Zeqa, nga fshati Isniq i komunes se Decanit,i
cili nen petkun e bariut gjithe jeten ia kushtoi kombit e atdheut njihej si
pararoje e Bjeshkeve te Isniqit nga sulmet e serbo-malazeze. Nje epoke pas vdekjes, vepra e tij kujtohet
nga bashkekohesit dhe pasardhesit e tij.
Miftar Zeqa u lind në
fshatin Isniq të komunës së Deçanit, nga prindërit Zeqë Rexha dhe Nife Ramosaj
nga fshati Carrabreg. Djemte e familjes Regjahmetaj ishin gjithmone ne sherbim
te kombit dhe te atdheut . Odat isniqase sherbyen si log kuvendesh ku merrnin
pjesë elita e lëvizjes kombëtare shqiptare, si: Ali Pashë Gucia, Bajram Curri,
Isa Boletini, Mulla Jaha, Mulla Agani, Sylejman Hasan Agë Botusha. Por,
frymëzimin patriotik Miftar Zeqa e mori nga heroizmi i gjyshit të tij Rexhë
Ahmetit e sidomos nga vëllai i vogël, Hasani-mik shtëpie dhe shok lufte e ideali
me Hysen Agë Botushën. Vëllai i madh Zenuni u vra në Peshter, vëllai i dytë
Hima u vra në pranverën e vitin 1923 në fshatin Dubuçakë nga kolonët malazez,
ndersa motra Faza, e martuar në fshatin Strellc të Poshtëm në kullën e Feriz
Haxhive së bashku me te bijen dhe 20 anëtarë të kësaj familjeje u bënë shkrumb
e hi nga ekspedita famëkeqe e Savë Batares. Miftar zeqa që nga vrasja e vëllait
në Peshter, jo rastësisht vendosi që të bëhej bari me qëllim që gjatë tërë
kohës te qëndrojë digë përballë hordhive çetnike malazeze në Roshkodol, bjeshkë
kjo e fshatit Isniqit në kufi me Malin e Zi. Muhamet Mehmetaj nga Isniqi,
edhepse ka kaluar te 70-at kujton kohen e kaluar me Miftar Zeqen neper bjeshket
e Isniqit.
Miftar Zeqa(1863-1960) |
„Une, Miftar Zeqen
e njoh mire. Une i kam rujt dhente prej se m´ka ba nana e me Miftar Zeqen kam nejt shume mot,se ai kurre s´i ka
pas ner 2-300 dhen. „Shtrunga e Miftar Zeqes“-thone. „Torishta e Miftar Zeqess“, „Gardhi i Miftar Zeqes“ n´Bjeshke t´Isniqit,
si e ka pas ba megjen me Rugove. „Krisi pushka- ushtoi bjeshka/, t´madhe briti
Miftar Zeqa...“. Kjo asht kanga e Miftar Zeqes“.
Kreshniku i
Bjeshkeve te Isniqit
Miftar Zeqa ishte
shtatlartë dhe shpatullgjerë. Në pamje të jashtme i përngjante një malësori
kreshnik i cili u rrit me ajrin dhe ujin e pastër të viseve më të bukura të
Alpeve Shqiptare: në Bjeshkët e Isniqit. Te tille e kujton edhe z. Mehmetaj:
„Miftar Zeqen e
kujtoj si mashkull t´mire si o kon zor me ia gjet qiftin. E dyta, trim i madh si Uka i Bjeshekve te Nemura.
Vallahi, te Guri i Shterpit t´Plaves e n´Boletin t´Mitrovices o kone zor me ia gjet. Arushe o kone per Bjeshke t´Isniqit. Mashkull
i forte, bet e trim. Ai ka luftu me serb e me malazez pa da hic. Bjeshket e Isniqit
i ka rujt prej komite se na msyshin me na ra e me na i marr gjone e me na
plaqkit. Miftar zeqa o kone roja e Bjeshkeve t´Isniqit. N´front, n´Qafe t
´Diellit kur asht vra Cane Tishuku e Bajrush Doda i Drancoit, Miftar Zeqa i ka
nxjer si langoi e i ka qit n´breg. Miftar Zeqe asht zor me le mo!“
I biri Shaban Rexhahmetaj ruan ne kujtime betejat e Miftar Zeqes, sa nga
rrefimet e te atit sa nga ato te bashkekohesve te tij.
„Une si bir i plakut Miftar
Zeqa, krenohem me veprimtarine e tij dhe jeten te cilen im ate ia kushtoi
kauzes kombtare. M´kujtohet qarte rrefimi I tij kur nga Novica Popoviqi,
atebote kryetar I Plave-Gucise dhe
deputet I Malit te Zi, kur me nje
bataljon sulmon Bjeshket e Isniqit per t´i plaqkit dhe djeg cka gjendet mbi siperfaqen
e tokes, me qellim qe t´i afrohet sa ma teper Rrrafshit te Dukagjinit dhe te shkretoje
ato vise e t´i beje te pabanueshme... Por, kam degjuar edhe prej te tjereve se
me kete rast u nda jashtezakonisht i zhgenjyer sepse u mund nga Miftar Zeqa dhe
shoket e tij, edhepse tre prej tyre rane
dhe pese te tjere u plaguan“.
Varret ne Bjeshket e Isniqit-deshmi e masakrave ndaj civileve shqiptar
Muhamet Mehmetaj |
Por, sipas z.Rexhahmetaj, kjo beteje e fituar do
t´u kushtonte shume isniqasve, meqense
ne shenje hakmarrjeje hordhitë
serbo-malazeze në krye me Novica Popoviqit, Millovanin e vogël, Millosh Popin
përgatitën një ekspeditë në të cilën u inkuadruan forca të mëdha të
xhandarmërisë serbo-malazeze të fshtrave Bellopojë dhe Gorazhdec të komunës së
Pejës të cilat nën udhëheqjen e Vuksan Gojkoviqit në fund të muajit mars të
vitit 1921 sulmuan fshatin Isniq me ç’rast vranë dogjën dhe masakruan 15 burra,
gra e fëmijë, dogjën shtëpi dhe plaçkitën çka u erdhi për dore. Duke pasur dy
dështime në sulmin në Bjeshkët e Isniqit në sulmin e tretw ata bëhen edhe më
këmbëngulës që skenarin e tyre ta realizojnë me përpikëri, thote z.Rexhahmetaj.
„Ne diten e kobshme, kur ne Bjeshket e Isniqit u be masakra e papare e
48 barinjve, plaqkitja e tere bagetise dhe djegja e tebanave, babai ishte ne Bjeshket
e Tropojes, ne percjellje te grupeve kaqake te Peshterit ne krye me patriotin
Isuf Mehoniqin. Atje duhej te
takoheshin me plakun e maleve Bajram Currin, per te koordinuar aksionet kunder
regjimit te eger serbo-sllav. Ketu, barinjtë e Bjeshkëve te Isniqit ishin pre e
nje tradhtie te serbve te cilët u
deklaruan se kanë ardhur për regjistrimin e bagëtisë dhe gjatë bisedimeve
tradhtisht u paaftësohen pushkët për përdorim. Me 23 korrik çetat serbe të
përforcuara me komitët tjerë zënë pritat dhe presin çastin e sulmit, deria
barinjtë detyrimisht grumbullojnë bagëtitë në Bjeshkët e Milishevcit dhe
Pleçes, ku serbët shtinë mbi barinjtë me
të gjitha armët që kishin. Si pasojë e këtij sulmi në Bjeshkën e Milishevcit u vrane barbarisht tridhjetë e tre blegtor
isniqas dhe pesë nga fshatrat tjera të Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa në Pleçe
vriten nëntë barinj moshash të ndryshme.Dhe, megjithese ka pas shume ngjarje,
baba thoshte se: ” Kur pashe barinjte e moshave te ndryshme te masakruar,
bagetine e plaqkitur si dhe bjeshket e djegura dhe te shkretuara, ajo ka qene dita me e veshtire ne jeten time!“
Sot, ne Bjeshken e Milishevcit gjendet pllaka perkujtimore e
ketyre martireve, te cilet u vrane ne mbrojtje te prones dhe pragut te tyre.
6 dekada ne
sherbim te atdheut nen petkun e bariut
Shaban dhe Faze Rexhahmetaj |
Miftar Zeqa ky atdhetar i shquar
i
cili nen petkun e bariut kaloi 6-te dekada ne sherbim te kombit dhe te
atdheut , njihej si pararoje e Bjeshkeve te Isniqit perballe
sulmet te kohepaskohshme serbo-malazeze. Ai njihte harten e ketyre aneve
pellembe per pellembe dhe vijen kufitare kosove mal i zi. Ate pak para vdekjes
ua beri me die edhe pasardhesve te tij, kujton Muhamet Mehmetaj i cili ishte
prezent ne udhetimin e fundit te Miftar Zeqes drejt ketyre bjehkeve ne mbrojtje
te te cilave kaloi gjithe jeten.
„Heren e fundit
te Miftar Zeqa jemi shku me ba Bajram. Na i ka qit postajat e shoqja e tij e
jemi ul perreth tij. Na tha:“Une jam lodh e jam plak. Po, kam pas qejf me ua pas
kallzu kah e kemi kufirin me Mal t ´Zi!“ E kemi
hyp ne nje kale te Sadik Abazit e e kemi cu me na kallzu kah e kane megjen
Bjeshket e Isniqit. Prej majes se
Shpatit t´Madh kemi shku per Qafe te Zavojit e trup e perpjete e jemi dal te Qafa
e Jelenkit e kah Pusi i Plaves e jemi dal kah Leqinati prej Rugove matane e
jemi ra n´ t´Lumbardhit. Miftar Zeqa na
i ka kallxu ato megja“.
Emri i Miftar
Zeqes ne pllaken perkujtimore „Trimat e Lirise“
Ne muajin gusht, me iniciativen e nje grupi veprimtaresh nga
Skenderaj, me nje akademi u perkujtua veprimtaret e qeshtjes kombtare nga
trojet etnike, me ne krye Hasan Prishtinen, Marije Shllakun dhe 70 veprimtare
te devotshem. Ne radhen e emrave te radhitur ne pllaken perkujtimore “Trimat e
Lirise” jane kalitur edhe 4 personalitete nga komuna e Decanit, nder te cilet
edhe Miftar Zeqa, nga Isniqi. Kjo gezon pa mase Muhamet Mehmetajn i cili preku
nga afer trimerite Miftar Zeqes.
Emri i Miftar Zeqes ne pllaken"Trimat e Lirise" |
„Vallahi, me pas
kone per baben tem nuk isha kone ma i knaqun...Edhe,kisha dhone shume me ia vu
emrin n´ate pllake, se Miftar Zeqa e ka pas meritu! Si sot m´kujtohet kur shkojhim me me dal n´balle me serb e malazez,
se megjen e kem pas me Roshkodol, ai ka pa qejf me i rujt djemte e ri e na
thojke:“Rrini prapa ju, rrini pas kerrshi,palonu matane!“E vet dilke perballe
tyne. Nuk u trembke ai si ka plumb a pushke-a, hic! Vec iu dilke perballe, thojshe
ti i ka 7 zemra! Balle per balle me shka pa nda hic. Edhe populli i tyre ka pas
marr tute si kur iu dilke perpara u lemerisshin me rob e me thmi. O kone trim o
kone fugamë,Miftar Zeqa. Furtune!“
Miftar zeqa nga kater martesa i pati nëntë fëmijë, prejt e cileve mbijetuan
vetem dy: Shabani tashmë 78-vjeçar dhe Faza,73 vjeçare.