Rikthim ne vlerat trashegimore |
Jete ne lashtesi edhe ne shek.21 |
8 nentor 2012, Radio Kosova & Blue Sky, Në Dranoc të Decanit eshte bere inaugurimi i
rruges në Lagjen e
Mazrekajve, me c´rast ishte prezente
edhe ambasadorja amerikane, Tracey
Jacobson. Realizimi i projektit u mundesua nga USAID-i ne vlere prej 43
mije dollaresh, me 9600 prej te cilave participoi komuna e Decanit.
Kulla
qindvjecare qe joshin me origjinalitetin shekullor eshte kompleksi me te cilin
shquhet fshati i Dranocit, ndersa rruga e zgjeruar dhe shtruar me gure te ngreh
i me dore brenda ketij imazhi karakteristik te cilin mund ta gjesh vetem ne
kete cep te komunes se Decanit. Kjo eshte arsye per feste per komunitetin e
ketushem, i cili si mirenjohje ndaj popullit amerikan organizoi mikpritje
madheshtore per ambasadoren Tracy Jacobson, me flamuj, kenge e valle. Ndersa,
pershendetja e ambasadores amerikane ne gjuhen shqipe,respekt ndaj popullates autoktone.
Ambasadorja Tracy ne Dranoc u prit n´menyre madheshtore |
“Une kam degjuar qe Dranoci eshte fshat shume i
bukur. Prandaj, une jam e lumtur te jem ne nje vend i cili mund te mbrojw te gjitha
traditat dhe trashegimine kulturore dhe njekohesisht, gjen menyre e komunikimit
dhe te bashkepunimit me te gjithe qytetaret”.
Ne Dranoc zhvillohet turizmi rural
Shpresojme
qe ky projekt te ndihmojw ne ndertimin dhe rritjen e potencialit turistik te
qytetit dhe ne rritjen e turizmit poashtu, cfarw do te ndikoje menjehwre dhe ne
rritjen ekonomike meqe vizitoreve iu duhen restorane dhe bujtina, shtoi ambasadorja
Jakobson:
“Pervec ndihmes fizike sic po e
shihni, ne jemi duke punuar me komunen qe t´i kuptojme nevojat e tyre dhe
c´herbime mund t´iu ofrojnw per qytetarwt. Unw dua ta pergezoj kte komune meqenese
eshte prej te paktave qe e ka Grupin e Grave Asambleiste dhe une besoj se me
fuqizimun e grave do t´kemi rezultate
fantastike”.
Mirenjohje per popullin
amerikan
Komuniteti tejet i lumtur per punimin e rruges ne kalldrem |
Kryetari i komunes Rasim Selmanaj pergezoi ambasadoren
amerikane per rizgjedhjen e presidentit Barack Obama si dhe shprehu mirenjohjen
e thelle per ndihmen e vazhdueshme te qeverise dhe popullit amerikan.
“Sot perurojme nje projekt
kapital per komunen e Decanit, i cili eshte fryt i partneritetit, angazhimit dhe
konitrbutit et perbashket me USAID-in, perkatsisht, programin DEM-i me te cilin
kemi arrit suksese te shumta ne disa kemi pergjate ketyre viteve. Ndersa, e
madhe eshte mirenjohja ndaj shtetit dhe popullit amerikan dhe jam i bindur se
kjo miqsi do te vazhdojw”.
Ndertimi i rruges-shtytje per zhvillimin e turizmit
Ndjenje e vecante ne kompleksin e Lagjes Mazrekaj |
Projekti i rruges me kubeza ne Lagjen e
Mazrekajve me 250 metra gjatesi dhe 5 gjeresi, i cili kap vleren prej 43 mije
dollaresh eshte mundesuar nga USAID-i , permes programit DEM-i, ne te cilin
komuna ka participuar me 9600 euro,shpjegoi menagjeri projektit, Shkelzen Gorqi.
“Iu ka dhene rendesi e vecante
si zone e trashegimise kulturore dhe punimet jane fokusuar kryesisht ne traditen e vjeter, me c´rast eshte punuar
nje kalldrem i vjeter ne kushte shume te mira. Qellimi eshte zhvillimi i
turizmit ne kete zonw me rendesi te vecante”.
Ambasadorja
amerikane Tracy Jakobson paraprakisht ndaloi ne komunen e Decanit, me c´rast
vizitoi edhe Manastirin e Decanit.