Fusha e deritanishme sportive e shkolles Bajram Curri |
3 nentor 2012, Radio Kosova, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vetëm në 3 vitet e fundit në infrastrukturën sportive të komunës së Decanit
i ka investuar rreth 2 milionë euro. Salla sportive e peruruar sot në Strellc
të Epërm kap shumen 350 mije euro.
Nxënësit
e Shkollë së Mesme të Ulët „Bajram Curri“në Strellc të Epërm dhe stafi
shkollor, shënuan ktë ditë të shumëpritur në një atmosferë festive.Sepse,
perurimi I kësaj salle don të thotë shumë për të gjithe, thotë Xhavit Ramosaj,
arsimtar I kulturës fizike në këtë shkollë.
Ministri Krasniqi, MKRS prane komunes se Decanit |
“T´gjitha sportet janë
zhvillu brënda një hapësire. Dhe,duke qënë klimën e ashpër, ne në mungesë të sallës
pothuaj gjashtë muaj të vitit i kemi kalu nëpër paralele . Andaj, ndërtimi i kësaj salle hapë një perspektivë të re për
sportin, duke pasur parasysh se Strellci ka qene vatër e ssportisstëve
kulminant të Kosovës, ndër ta edhe
drejtori i ndjerë Haki Povataj, hendollist me nam, motra e tij Shyhrete
Povataj, hendbollistja e parë në komunën e Decanit,etj“.
Salla sportive-mundesi per
t´iu rikthyer tradites sportive
Sipas
Iber Alimusajt, arsimtar I gjuhës shqipe dhe ish drejtor I kësaj shkolle,
megjithëse shkolla është ndërtuar dhe e rregulluar mirë, ketu vazhdojne te mungojne
kabinetet per cdo lende. Perderisa ndertimi I kesaj salle do te ndikoje dukshem
ne zhvillimin e cultures sportive.
Ish drejtori,Iber Alimusaj |
„Nje project me shume rendesi dhe me se I
nevojshem per nxenesit tane, ngase ktu tani e tutje do te dalin talentet sportive,sepse
ndryshe punohet ne fushe, ndryshe pa sallë dhe pa mjetin e konkretizimit.
Prandaj, ky object nuk ka të paguar per nxenesit tane“.
Perderisa, drejtori aktual Gani Malaj, thote se meqe
Strellci shquhet per nxjerrjen e sportisteve neper vite, kjo eshte feste per të
gjith.
“Sot
vertet eshte nje feste per shkolen por edhe per fshatin, sepse po perurojmë
sallen sportive e cila I plotson te gjitha standardet qe edukata fizike te zhvillohet sipas reformave.
Andaj prej ketu nxenesit qe kane prirje per sporte te ndryshme,do t´mund ta
zhvillojne tutje at talent ne kushtet me te mira”.
Projekti 350 mije eurosh meritor per shkollen e pishtarit te arsimit Haki Povatajt
Ministri
I Kultures Memli Krasniqi, deputetet Safete Hadergjonaj, Adem Grabovci dhe
Armend Zemaj si dhe kryetari I komunes Rasim Selmanaj, ishin prezent ne
perurimin e salles se re sportive ne shkollen “Bajram Curri”. Ndersa, nje
investim prej 350 mije eurosh eshte me se meritor per shkollen e drejtorit te
ndjere Haki Povatajt, I cili e flijoi jeten per arsimin shqip, tha me kete rast
kryetari I komunes Rasim Selmanaj.
Drejtori aktual,Gani Malaj |
„Pas luftes, Komuna e Decanit
ishte ne gjendje te rende sa i perket infrastruktures sportive. Mirepo fale perpjekjeve edhe te komunes edhe
te qeverise, ne sot kemi nje situate ma t´mire. Sot po perurohet kjo palester
sportive, vitin e ardhshem jemi te bindur se do te perfundoj punimet ne palestren
sportive ne Decan, nje projkt gjigant qe eshte posahtu investim i qeverise se Republikes
se Kosoves. Poashtu, ne shkollen e Decanit kemi fillu ndertimin e palestres
sportive dhe Decani nga nje komunë pa asnje klub aktiv sportiv,sot ka dy klube
te futbollit, dy te hendbollit, ndersa kemi nje sere fushash te rregulluara
neper shkollat e komunes“.
Krasniqi:Komuna e Decanit meriton trajtim te vecante
Perderisa,
trajtimi me preference i komunes se Decanit sa iu perket projekteve do te
vazhdoje per faktin se popullata e ketushme ka dhene shume per clirimin dhe
pavaresimin e vendit, tha ministri per kulture, rini dhe sport, Memli Krasniqi,
i cili permendi realizimin e projekteve te shumta ne sektorin e kultures,
trashegimisë dhe me theks te vecante ne ate sportiv.
Deputetet,ministri dhe kryetari brenda hapesirave te shkolles Bajram Curri |
„Eshte ndjenje e vcante qe sot
po perurojme nje projekt te nisur koh me pare, i cili do t´iu krijoje mundesi dhe
hapesira nxeneve,te rinvje te S trellcit por edhe te fshatrave perreth, ne
radhe te pare per te kultivuar talentet
ne sporte te ndryshme dhe pse jo, per te vazhduar kultivimin ketyre talenteve
deri tek perfaqesëimi i denje i Republikes se Kosoves edhe ne arenen
nderkombtare. Vitin e ardhshem ne bashkarisht do të fillojmë edhe me ndertimin
e stadiumit te Decanit për te kriju hapesira te reja dh infrastrukture sportive
për te gjithe sportistet dhe sportdashesit e komunes se Decanit. Dua te besoj
se kto klube qe i permendi kryetari i komunes do te shtohen edhe ne sporte te
tjera dhe padyshim t´jemi nder klubet me
konkurrrente qe i ka Kosova, ne cilatdo sporte qofshih ato“.
Perdersisa
deputeti Armend Zemaj, iniciator i ketij projekti beson se nga kjo salle do te
dalin sportiste me nam si dikur.
„Ashtu sic kam besuar kur e kam
propozuar ne buxhetin e Republikes se Kosoves qe kjo salle sporti te jete ne fshatin
Strellc, kam besu poashtu se kjo rini jo vetem qe do ta trashegoje por edhe do
te nxjerr sportiste ashtu sic ka pas
tradite Strellci dhe komuna e Decanit“.
Me rastin e perurimit pikon
pika ne sallë!
Por,
qe ne diten e perurimit, kofat e shperndara neper salle nga qatia qe pikon te
nxjerrin para pikepyetjes se cka do te ndodh me kete objekt ne te ardhmen?
„Sot vertet behet perurimi i
ketij objekti, por kulmi pikon ne 7-8 vende.
Pra, eshte nj leshim serioz i Komisionit mbikeqyres dhe pranues. Mirepo ne jemi
mesuar qe ne objektet tona te behen investime shtese edhe pas perurimit;tradite
kjo e komisoneve te pasluftes...Megjithate, eshte nje objekt i mireseardhur dhe ato gabime te vogla do te permiresohen“, shpjegon Ramadan Tahiraj,
kryetar i fshatit Strellc i Eperm dhe asambleist.
Perderisa,
Iber Alaj, drejtor i Departamentit te Sportit ne MKRS, thote se per kete do te
pergjigjet kompania punekryese:
Prerja e shiritit -fillim i ri per nxenesit |
„Kontratat e lidhura me kompanine
punekryese ka garancion njevjcar pas pranimtit teknik dhe eshte obliguar qe cdo
verejtje apo pike qe ka ndodh te vie ta permiresoje, mos me na u demtu objekti
ne te cilin kemi investu 350 mije euro. Do te kerkojme intrvenim te
menjehershem dhe nese vertet ka pikuar qatia menjehere do te marrim masa ne
baze te ligjit, meqe edhe ligji i prokurorimit
e obligon“.
Vetem
ne 3 vitet e fundit, investimet e qeverise se Kosoves, gjegjsisht Ministrise
per Kulture, Rini dhe Sport ne komunen e Decanit kalojne shumen prej 2 milione
eurosh: 350 mije eruo ne sallen sportive ne Strellc te Eperm, 1 milione e 500 mije euro ne palestren sportive
ne Decan si dhe 300 mije euro ne projektin e paralajmeruar per vitin e ardhshem: ndertimin e stadiumit te
qytetit ne vlere prej 300 mije eurosh.