Elsa Dede beri praktike te Praktiker AG |
1 nentor 2012, Dojce Vele,Falë mbështetjes së Komitetit për Marrëdhënje Ekonomike
me Evropën Juglindore dhe nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe
Zhvillim, cdo vit nga 60 të rinj nga vendet e Ballkanit Perendimor zhvillojne
praktika në kompanitë gjermane, në Gjermani.
Programi i praktikave për studentë dhe të diplomuar nën
moshën 30 vjec për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, mbështetet, financohet dhe
organizohet nga Komiteti per Marrëdhënje Ekonomike në Evropën Juglindore dhe
Ministria Federale Gjermane per Bashkpunim dhe Zhvillim. Admir Lleshi nga
Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Indutrisë që është pothuaj një përfaqësi
zyrtare e biznesit gjerman në Shqipëri, sjell detaje rreth programit.
„Ky program iu ofrohet vendeve të Ballkanit Perëndimorqë nga Kroacia deri
në Shqipëri prej nga cdo vit shkojnë nga 60 të rinj që të zhvillojnë pkaktikat
ne kompanitë gjermane. Ky program që nga 2009 ka fillar edhe në Kosovë prej nga
ka pas bursistë cdo vit”, thotë z.Lleshi sipas të cilit, të interesuarit mund të
aplikojnë Online deri me 19 nëntor, aplikuesit ftohen për një intervistë në
janar të 2013-tës në Prishtinë, ndërsa kandidatët e përzgjedhur iu percillen
kompanive gjermane për të filluar praktikat 3-6 mujore.
Shkathtësi ballkanike dhe organizim gjerman
Bursat e biznesit gjerman |
Falë këtij programi, Elsa Dede, 29
vjec nga Tirana, që në vitin 2008 ka bërë praktikë 6 mujore në Praktiker AG, në Homburg, Saarland të Gjemanisë. „Në fakt, unë kisha vetem pak muaj pervojë pune në marketing. Ndërsa, në
Gjermani pashë një mënyrë krejt ndryshe të punës, se si koncpetohen gjërat, si
punohet e mbi të gjitha pashë organizimin perfekt të gjermanëve i cili me ka
ndihmuar shumë në karrierën time”, thotë Elsa.
Edhe Aurel Boriqi, 29 vjec, aktualisht
gazetar në Tiranë ishte bursistë I këtij programi në vitin 2011 dhe për 4 muaj
bëri praktike në multimedian gjermane Dojce Vele, në Bonn. „Edhepse
kam mbaruar një master për politike të jashtme dhe fakultet në gjuhën angleze,
praktika në Dojce Vele për mua ndoshta ka qënë hapi më i madh në shkollimin
tim, kulmi i experiencës. Për 4 muaj në DË pashë nga afër praktikat e punës së
mediave perëndimore, mënyren se si e konceptojnë lajmin dhe pavarësinë që duhet
t´ketë një organ mediatik, cfarë në Shqipëri dhe Kosovë është e pakonceptueshme
për momentin për shkak të nidkimit
politik, ekonomik apo arsye të tjera”.
Prurje të eksperiencës gjermane në Ballkan
Në programin e Bursave të Biznesit
Gjerman në të cilin mundësohen praktika 3-6
mujore në kompanite gjermane, aplikuesve
nën moshën 30 vjec nga Ballkani Perëndimor iu kërkohen njohuri të shkëlqyera të
gjuhës gjermane ose të asaj angleze me studime të mbaruara në sektorë të ndryshëm,
por me theks të vecantë në arqitekturë, financa, marketing, ingjinjeri,
informatikë, gazetari dhe shkenca politike. Por, cila është rruga e bursistëve pas kthimit nga Gjermania?
Mundesi per bursistet eshte edhe multimedia gjermane DW |
„Aplikantët që zhvillojnë praktikat në kompanitë gjermane praktikisht
duhet të kthehen në vendin e tyre, në rastin tonë, në Kosovë dhe në Shqipëri
dhe këtu të shpërndajnë pervojën që kanë marrë nga kompanitë gjermane“, përgjigjet për DË-në z.Lleshi.
Këtë e bëri edhe Elsa, e cila thotë
se:”Me të përfunduar praktikën në
Gjermani, mora një ofertë pune ngë Praktiker AG në Shqipëri në të cilin vazhdova
për një kohë relativisht të gjatë, deri në mbylljen e saj në Shqipëri”.Përderisa
Aureli thotë se përvoja e punës në Dojce Vele për të ishte përvojë për jetë. „Gjatë kësaj ekperience, përvec se u njoha
me kulturën gjermane, krijova miqsi të reja, udhëtova shumë, pata mundësinë që
të mësoj gjuhën gjermane falas dhe kisha një „full schollarship“ që mua më
ndihmoi shumë gjate qëndrimit në Gjermani.Një pervojë të cilen e kam nisur me
shumë „pishman“…Por, pasi mora sigurinë që cdo gjë është në duar të gjermanëve
dhe konkurrenca është e pastër, konkurova duke bërë një shkëputje nga Top Media
ku isha në marrëdhenie pune për këtë praktike katërmujore në Dojce Vele“.
Konkurencë e
drejtë dhe e pastër
Një pervojë të tillë Elsa dhe Aureli do t´ua sugjeronin edhe
të rinjve të tjere nga shtetet e rajonit, duke I inkurajuar të shfrytëzojnë këtë
mundësi.
Aurel Boriqi beri praktike tek Dojce Vele |
„Absolutisht,
duhet ta provojnë sepse është eksperiencë e shkëlqyer. Një eksperiencë ndërkombtare cila e bashkon shumë afër rajonin cfarë është
edhe qëllimi kryesor i këtijj programi është përafrimi dhe sheshimi I
problemeve të rajonit, sepse përfshin të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor“, thotë Elsa. Përderisa
Aureli porosit të rinjtë ata që hezitojnë”që
të zhdukin edhe dyshimin më të vogël se para dy vitesh edhe unë isha ndër ata
punonjës të rinj që dyshonin shumë për këtë program. Por, pas fitores e kuptova
se rregullat e lojës ishin të pastra dhe atyre do t´iu kushtoj vetëm 5 minuta
kohë për aplikim që të hapin një dritare drejt perëndimit. Ata mund të kenë
privilegjin të punojnë qoftë në Dojce Vele, si në rastin tim faltum apo tek
ndonjë gjigantë ekonomik evropian si tek: Mercedes, Komerz Bank, Dojce Telekom,etj.“
Fale mbështetjes së Komitetit për Marrëdhënje Ekonomike me
Evropën Juglindore dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe
Zhvillim, cdo vit nga 60-të të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillojnë
praktika në kompanitë gjermane. Programi i praktikave në kompanite gjermane I
cili implementohet nga Shoqata Gjermane e Industrisw dhe Tregtise në Shqipëri,
që nga viti 2009 është shtrirë edhe në Kosovë dhe prej tij kanë përfituar dhjetëra
aplikantë.