Xhamia e Sinan Pashes ne qender te Prizrenit |
Prizreni historik rreze Bjeshkëve panoramike të Sharrit me Lumbardhin përgjate tij dhe Kalanë e lashtë si kurorë përmbi, është i pasur me një diversitet kulturor, etnik dhe fetar. Në këtë qendër të vjetër kulturore dhe kryeqytet të dikurshem të Kosoves, katolik, musliman, ortodks e hebrenj janë të vetdishëm se kahjet e ndryshme i shpiejnë tek një Zot. Harmonia tradicionale ndërmjet besimeve ndjehet vecanërisht në Muajin e Ramazanit, ë cili si festë fetare po merr ngjyrimin e një ngjarjeje shoqërore rreth së cilës bashkohen të gjithë. Besnik Qekaj, shqiptar-musliman nga Prizreni, agjëron që nga mosha 14 vjecare,sepse thotë ai:
“Ramazani është muaji i shenjt, muaj i mëshirës të cilin besimtarët e presin me padurim. Dhe, kur nga të gjitha gjamitë thërret ezani për një qëllim, një besimtar i devotshëm nxiton per t´iu falur e lutur Krijuesit të botëve. Edhe komunitetet tjera respektojnë Ramazanin, na urojnë, dëshirojnë të dalin me ne, iu interesojnë ritet tona, na bashkangjiten në iftar e në syfyr. Sepse, ky është Prizreni, të cilin pranimi dhe respekti i tjetrit e dallojnë nga të gjitha qytetet e tjera!”, thotë Besniku.
Njerëzit kategorizohen vetëm në të mirë dhe në të ligj
Refet Larosh(ulur)me vellaun e tij musliman Besnik Qekajn, agjerojne dhe falen bashke |
Në Prizrenin shumetnik komunikimi është i lehtë, meqë secili flet gjuhën e vet dhe njeh gjuhën e tjetrit. Romi musliman Refet Larosh, 60 vjec, përgjigjet në 7 gjuhë në pzetjet që i shtrojmë. Por, mbi të gjitha, ai mbetet agjërues i cili e do besimin e tij:
“Eselamumualejkum!Une jam rom-musliman dhe them fjalën e Zotit: “Njeriu i mirë, pa marrë parasysh cka është mbetet i mirë,ndersa i keqi mbetet i keq themel e kulm. Prandaj, falë Zotit, ne nuk bëjmë dallime në komb as në fe, se Bilalli që ka këndu ezanin e parë “Allahu Ekber”, ka qene i zi-thëngjill, por e ka pas besimin ma t´pastër se të gjithe në!Ndaj une lus gjithë njerëzimin që ta besojnë Zotin, ta lusin t´ua fal mekatet dhe t´i udhezoje, se Allahu na ka kriju dhe tek Allahu do të kthehemi!”, thotë ky poliglot i cili pas 32 vitesh përvoje pune në fabrike barërash mbijeton me zanatin e trashëguar, si lustragji.
Besimtarët:”Të lindur nga dy prindër dhe të krijuar nga një Zot!”
Abdylhadiu po pret ne radhe simitet e ngrohta per iftar |
“Prandaj, tek ne iftari vazhdon deri në syfyr, kur edhe shkojmë të falim sabahun në xhami. Jemi ndër familjet më të vjetra prizrenase. Para disa vitesh kam rrenu shtëpinë rreth 500 vjecare. Flas shqipen, turqishten dhe serbokroatishten dhe nuk bëj dallime në komb as në fe, meqe ai që ndan fenë e vet i ndan edhe të tjerat.Unë rrime priftin katolik, si me priftin ortodoks, si me imamin dhe i respektoj njësoj. Harmonia me komunitetet tjera vazhdon, meqë këtu as fqinjtë serb nuk kanë prekur në popullatë. Ndërsa, përqarja ndërmjet besimeve është gabimi me i madh sepse kemi një Zot dhe te gjithe jemi prej di prindërve: Ademit dhe Havasë”.
Në Muajin e Mëshirës askush i uritur
Nga minaretë e gjamive të shumta, thirrja e ezanit shënon fundin e agjërimit mbi 17 orësh, përgjatë të cilit agjëruesit largohen nga ushqimi dhe cdo kenaqësi tjetër trupore duke iu afruar bamirësise dhe adhurimit të Zotit. Magjia e natës së Ramazanit fillon me iftar, rreth sofrës së të cilit po afrohen të gjithë, qoftë në familje apo farefis. Në pjesën e vjetër te qytetit, përballë gjamisë monumentale të Sinan Pashës iftari i shtruar nga donatoret dhe komuna, tregon se në këtë Muaj të Mëshirës asnjëri s´do të ngelet i uritur. Nuk është e domosdoshme të jenë musliman, thotë Ajdoan Sudollari, pronar i restoranit të kontraktuar nga kontigjenit turk i KFOR-it për përgatitjen e ushqimit gjatë muajit të Ramazanit.
Ajdoan Sudollari(majtas) me stafin e tij po servojne iftarin |
”Kemi meny të ndryshme dhe cdo nevojtar mund të vijë të hajë, pa marrë parasysh religjionin. Cdo natë vetëm ketu i kemi nga 200 persona dhe cdo javë një grup muzikor prizrenas këndon ilahi. Jam tejet i lumtur që përjetoj këtë dite dhe u jam mirenjohës KFOR-it turk dhe të gjithe atyre që ndihmojnë popullin tonë”.
Të gjithë rreth sofrës së iftarit
Në tri vende të ndryshme, 500 shujta shtrohen cdo natë. Svetlana Nikoliq, serbe, besimi ortodoks nuk e ka penguar ndonjëherë të bëj iftar me muslimanët e komuniteteve të tjera. Perkundrazi!-thote ajo.
Ndërsa, Rifat Berisha, 60 vjec, shqiptar-musliman tregon se iftare të tilla në Prizren janë tradicionale:“Qe 14 vjet ha iftar këtu. Edhe sonte kam ardhë për iftar, se Ramazani asht një
Te fala nga Prizreni! (foto Refki Alija ) |
Prizreni, qendër me 76 vendbanime, është qyteti më shumëetnik në Kosovë ku dominon komuniteti musliman me 94 per qind shqiptarë, boshnjakë, turq, romë dhe ashkalinj, pesë per qind katolikë shqiptar si dhe një per cind, serb ortodoks. Ndersa, Muaji i Ramazanit si festë fetare është edhe ngjarje shoqërore sepse, prizrenasit shohin përtej të tashmes: në të ardhmen e afërt brënda familjes evropiane.