Arkivi

Gjonaj fiton garën e demokratëve për Këshillin e Bashkisë së NY

13 shtator 2017,RTK. Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, mbrëmë, krahas katër kandidatëve të tjerë ka filtar zgjedhjet brendapartiake për këshillin bashkiak të qytetit të Nju Jorkut. Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut futet garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për te vazhduar me 9 nentor garen perfundimtare me kunderkandidatin e tij republikan. 

Shuhet aktori i permasave kombtare, Skender Tafaj

5 gusht 2017, Radio Kosova, “Aktori Skender Tafaj ishte aktorI përmasave kombtare I cili nuk bëri asnjëherë compromise në emër të artit. Ai ishte një patriot I ci lie deshi dhe punoi për vendin e tij”-u tha ndër të tjera në mbledhjen komemorative organizuar nga komuna e Decanit, kushtuar aktorit  tonë të mirënjohur Skender Tafaj, I cili ndërroi jetë  dje duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe filmin shqiptar.

Guri mbivarror ilir në Istog-dëshmi lashtësie në këto treva

Salih Zogaj nga Gjyshkoka e Istogut
Guri mbivarror në Istog
15 korrik 2016, Radio Kosova, Në lagjen Gjyshkokë të Kaliqanit, një qytetar ka gjetur një gur mbivarror I cili besohet t‘I takojë periudhës romake si dhe pjesë e gurit të ekspozuar tashmw në muzeun komunal të Istogut, I gjetur para 20 vitesh nga po i njëjti qytetar.

Besimet tradicionale shqiptare-shembull harmonie ndërfetare kudo në botë

25 qershor 2017, RTK. Teksa nëpër vende të ndryshme po zhvillohen beteja të egra ndërfetare, komuniteti shqiptar kudo në botë mbetet shembull i harmonisë ndërfetare. Po këtë fryme harmonie shekullore promovojnë bashkërisht edhe prijësit fetar të tri besimeve  tradicionale shqiptare, në Nju Jork.

Në Gllogjan, me nderime te larta rivarroset deshmori i luftes se Kroacise, Rasim Krasniqi


Sot,në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” me nderime të larta është rivarrosur dëshmori Rasim Krasniqi, nga fshati Rosujë, I cili ra dëshmor me 1992, në luftën e Kroacisë, si pjesëtar I brigadës kroate “Kobac”. Paraprakisht në sallën e asamblesë komunale të Decanit është mbajtur akademi përkujtimore. Është dekoruar me gradën e kolonelit të nderit Post Mortum,transmeton Radio Kosova..
teksti
Sot jemi këtu për të nderuar vellaun tonë, I cili ka flijuar jetën në luftë për Kroacine e lirë dhe të pavarur, tha në fjalen e tij ministri I kulturës në qeverinë kroate, Zlatko Hasanbegovic, sipas të cilit emrat e luftëtarëve shqiptar janë të kalitur në themelet e Kroacisë:“Sepse, radhitja e tyre në ushtrinë kroate s’ishte rastësi por rjedhoje e vullnretit të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë edhe të atdheut të tyre,Kosovës.Ndaj, cfare na ngushëllon është fakti se viktimizimi I tij nuk ishte I kotë ngaqë idelaet tona kombtare për të cilat u flijua tashmë janë realizuar. Ndaj, mirënjohja e shtetit kroat do të jetë e përjetshme. Të jetojë miqsia e popullit shqiptar dhe kroat, e dëshmuar edhe në kohët e errëta të luftës”.

Për zëvendesministrin e FSK-së, Muhamet Latifi, njohësit e historise më të re e dinë se asgjë s’është e rastsishme. “Krijimi I mqisive dhe fillimi I bashkëpunimit në mes të liridashësve shqitpar dhe atyre kroat, u lidh që në burgjet e ish-Jugosllavisë, nga veprimtaria patriotike dhe perpjekjet për liri nga hegjemonizmi serb”. Gjeneral Daut Haraidnaj tha se, përpejkjet për ta shpërbërë Jugosllavine filluan në Kosovë dhe filli I luftërave të përgjakshme filloi në Kroaci, ndërsa shqiptarët e kroatet kanë qënë historikisht aleat dhe armikun e përbashkët e kanë luftuar bashkë:“Jemi të bindur se bashkarisht do të jemi pjesë e Evropes, pjesë e NATO-s”. Në emër të vetaranëve vullnetar të luftës në Kroaci foli z.Tomë Kaqinari, I cili tha se në luftën dhjetëvjecare shqiptarët trojet e ish Jugosllavisë i kanë larë me gjak që në fund të clirojnë edhe  Kosoven. “Ka pas burra ma t’mirë se në ne histroinë e popullit shqiptar,por nuk e kanë pas fatin të arrinë Kosovën dhe Kroacinë e lirë. Por,ne kemi një peshë të rëndë se e kemi ba Kosovën e lirë dhe e kemi ba edhe Kroacinë e lirë.  Dhe, gjaku I Rasimit e I dëshmorëve të tjerë nuk duhet të harrohet, edhe Kosova edhe Kroacia duhet me ec ma përpara edhe me qënë edhe më të mira se janë”.

Pren Marashi, I cili foli ne emer te shoqatave teë dala nga lufta e UCK-së tha se djem nga të gjitha trojet shqiptare moren pjesë në këto luftëra për clirim kur situata në Kosovë ishte para shpërthimit për të dëshmuar se jemi popull qe nuk duron robërinë dhe se liria e pavaresia jane vlerat tona: “ Ne te gjitha njesitet dhe formacionet ushtarake, shqiptarët liridashës ishin luftëtarë të devotshem, të diciplinuar por edhe të dëshmuar për trimëri edhe besnikëri. I tillë ishte edhe biri I kësaj toke Rasim Krasniqi, të cilin sot atdheu po e merr në gjirin e vet”.Shembulli I Rasim Krasniqit tregon se përmasa e lirisë së popullit shqiptar e tejkalon vetveten, tha kryetari I komunës se Decanit Rasim Selmanaj. “D.m.th. jo qe kemi luftuar të clirojmë veveten dhe vendin tonë por në raste të caktuara kemi luftu edhe për lirine e popujve tjerë”.Ndërsa, mesazhi I gjeneralit Esad Qollaku për spektrin politik ishte: Mos harroni asnjëherë gjakune  dëshmorëve se ai popull që harron vitkimizimin e popullit të vet dhe ata që u skarifikuan për lirinë , ata popuj janë të destinaur të zhduken”.

Në emër të familjes së dëshmorit foli e mbesa e tij Ardiana Krasniqi. Ndërsa, komuna e Decanit ndau mirenjohje për tri nga figurat kyce të delegacionit kroat,I cili pasi ia dorëzoi familjes flamurin kroat paralajmëroi edhe dekorimin e dëshmorit Rasim Krasniqi me dekoratë nga presidentja e Kroacisw.

Në Decan, marsh paqsor me moton “Ramushi është Kosova”

Marshit paqsor iu bashkangjiten mijera qytetarw nga trojet etnike(Foto R.S.) 
20 janar 2017, Radio Kosova, 
Në organizim të shoqatave të dalura nga lufta e UCK-së si dhe të komunës së Decanit, sot, në Decan,është organizuar një marsh paqsor me moton "Ramushi është Kosova". Me këtë marsh u kërkua lirimi i plotë i ish komandantit të UCK-së, ish kryeministrit të Kosovës si dhe liderit aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ndaluar nga autoritetet franceze bazuar në një fetëarrest të lëshuar nga Serbia me 4 janar të këtij viti dhe i liruar me kusht pa të drejtë rikhtimi në Kosovë deri në një vendim të ri. 

Edhe ne Peje u protestua per lirimin e Haradinajt

 11 janar 2017,Sot, ne sheshin "Shkelzen Haradinaj" ne Peje, mijera qyetare pa dallim perkatesie politike apo etnike kane kerkuar njezeshem lirimin e ish komandanit te Zones Operative te Dukagjinit, ish kryeminstirit te Kosoves dhe liderit aktual te AAK-sw Ramush Haradinaj, I cili u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar 2017.