Arkivi

Perkujtohet 17 vjetori I Betejes se Koshares

9 prill 2016, Radio Kosova, Sot, në Koshare të Gjakovës në praninë e përfaqësuesve të institucioneve të Republikes së Kosovës dhe të Shqipërisë, të familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, invalidëve dhe veteranëve të UCK-së, të diasporës shqiptare si dhe të qytetarëve të shumtë nga trojet etnike është perkutjuar 17 vjetori I Betejës së Koshares.
Beteja e Koshares në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën u bë thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri.

U përkujtuan viktimat e masakrës së Lubeniqit

1 prill 2016, Radio Kosova, Në Lubeniq të Pejës është shënuar 17 vjetori I masakrës së Lubeniqit, në të cilën forcat serbe vranë 80 meshkuj, 13 prej të cilëve ende rezultojnw të zhdukur. 

Engjëllit pa krahë

-Dritë jete këtu nuk ka!”-ëndërroi t’i thoshte mjeku motrës shtatzënë.
-Poo!...Ka nje dritë tjetër në barkun e saj...Shiko!...Eshte i tëri dritë?!"-insistonte ajo.
Tash, gjithëcka e qartë. Ajo s'kishte parë dritën e jetës sepse vezullimi i saj ishte tretur ne foshnjen e shuar në prehërin e saj. Ajo kishte pare Driten e Zotit e cila shkrihej ne fytyren e tij nur...

_Ah vogëlush, prisja të me thërrisje dajë!-psherëtiu vellai dhe zëri iu mbyt në grykë. 
Edhe dhëndërit iu mbushën sytë me lotë. Por mbaheshin, se burrëria e donte ashtu! Ndërsa ajo kishte lirinë e gjithë botës të qante me vajin e pangushëllim të femrës mbi atë foshnje të pafajshme, e cila për dhjetë ditë kishte qëndruar pezull mes jetës e vdekjes. Në ato dhjetë ditë agonie trupi i tij u martirizua në cdo mënyrë, se mjekët mbaheshin fort për misionin e tyre të shenjt. Por, mushkëritë e tij nuk e shijuan ajrin e kësaj bote ngujuar ne inkubator. Ai nuk i hapi as sytë e vegjël, sepse zgjodhi një dritë më të mirë se dritën e jetës. Erdhi si një flutur, për të lënë fluturimin e fundit brenda mureve të qelqta të inkubatorit, qe pas dhjete ditesh zemra e vogel te pushonte...

Makina po ecte drejt fshatit. Po e conte në shtëpinë, deri dje te mbushur gëzim për djalin që prisnin të bëhej burrë....”Një katund prej tij!”. E tashmë, po ata njerëz ishin mbledhur për ngushëllime. Rruga ishte e gjatë, e pafund. E makina sikur nxitonte të ia kthente nënës në prehër. Të cmallej me të për herë të parë, se ai ende nuk njihte ngrohtësinë amërore...Për herë e të fundit,sepse ai kaq kishte. Vrushkuj lotësh të valë ia digjnin faqet. Ata përvëlonin edhe ballin e arkivolit me mbishkrimin : “Exitum Letraris”....... E ajo, donte te shihte më shumë se datën e vdekjes se tij. Donte ta shihte, ndonëse të atillë nuk e kishte desheruar kurre. Ta njihte tani kur ishte një trup i pa frymë. Ngadalë hapi paketën dhe e pa gjatë me sytë e larë në lotë. Trupi i tij i vogël prehej në qetësinë hyjnore. E përshkoi me dorë fund e krye, ia dalloi gjymtyrët e vogla, të fikura sikur desh të cmallej me brishtësinë e trupit të tij, pothuajse të gjallë. Ia largoi edhe mbulojën nga fytyra. Nën të u shfaq një ballë dhe një hundë e vogël. Një faqe nur e mbytur në njolla gjaku. Nuk guxoi ta prekte më. E lau me lotë. Se, vetëm aty e ndjeu sa shumë dhembte kur shuhej një jetë ende pa filluar. Koka e tij ishte pranë zemrës së saj. Dora e saj mbi zemrën e tij... Mbi atë zemër të vogël,e cila nuk mundi të mbijetojë egërsinë e kësaj bote!

Një frenim i makinës e tronditi. E ajo, e shtrëngoi fort që të mos i lëndohej trupi i vogël. Qe të mos i vrahej shpina e celur varrë ku kishte mbetur shtrirë qëprejse erdhi në jetë. Në cast harroi se mortja e kishte marrur në krahë dhe ai nuk ndjente më asgjë. Atë nuk do ta bënte më me vaj afërsia e nënës, si atë ditë kur  për herë të parë e ndjeu praninë e saj. As nuk do të lëvizte sikur dje, kur mjekët babanë e tij e kishin lejuar edhe ta prekte, tashmë kur e dinin se nuk kishte më shpresë. Ai nuk do të ndjente kurrë më shenja jete, se fija që e lidhte me botën ishte shkëputur përgjithmonë!

Në fshat të gjithë i dolën përpara. Ajo kërkonte motrën t’ia lëshonte foshnjën në prehërin e zbrazët të lehonës. Pranë barkut të këputur e të mbushur helm, që me qumështin e gjirit t’ia lagte buzët e ngrira në gjak. Por pa nënën, të cilës iu lëshua në krahëror pafuqishëm. Se, në cast koha kishte ndaluar dhe ajo ishte ngrirë mes vajesh të të gjithëve e me foshnjen e vdekur në krahë!

_Lulja e nënës!...Drita e nënës!-dëgjohej zëri i dredhur i nënës, teksa e vënte në djepin e veshur me punëdoret e punuara me dashurinë më të madhe. Në djepin që e kishte pritur të gjalle, ta përkundte e ta vënte në gjumë. Në gjumin e jetës!
Tashmë, trupi i Gëzimit të vogël prehet në Fushën e Thatë e shpirti i dëlirë loz bashkë me engjujt...


           

Shaban Bali Nokshiqi shkruan ne vjersha histori


11 gusht 2015, Radio Kosova, Të krijosh, don të thotë të derdhësh shpirtin në art dhe ta ndash atë me të tjeret. E kur kjo ndjesi shpërthen në muzgun e jetës, kjo është një e papritur e bukur njerëzore e cila duhet cmuar dhe dashur nga të gjithë E tillë erdhi tek shkrimtari Shaban Bali Nokshiqi nga fshati Llugaj I qarkut të Tropojës, i cili ne moshën 90 vjecare sakrificën e familjes se vet nga Nokshiqi i Plavës e derdh në vargje vajesh me rimë.

Vengrumbullimi i mbeturinave në Martinaj rrezik për shëndetin e qytetarwve

Vengrumbullim i hapur mbeturinash prane vendbanimeve
18 qershor 2015, Radio Kosova, Pas përplasjeve dyvjecare të banoreve të Martinjave  kundër grumbullimit të hapur të mbeturinave në Kodrën Jerina me pushtetin komunal të Plavës,te cilet para dy vitesh thyen me forca policore rezistencën e banorëve, gjendja alarmante vazhdon.Kamionë të panumërt të hedhur dhe djegur ditëve të fundit, kanë shkaktuar ngordhjen e bagëtive dhe dëmtimin e bimëve furragjere, duke ekspozuar këto hapësira para një katastrofe ekologjike.

Beg Rizaj u varros sot prane bashkeluftetareve ne Gllogjan

24 maj 2015-Radio Kosova, Sot, në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit në Gllogjan, me nderime të larta është varrosur Beg Rizaj, i cili vet i 10-të humbi jetën gjatë një përplasjeje të armatosur me forcat policore dhe ushtarake maqedonase më 9 dhe 10 maj, në Kumanovë.Beg Rizaj ishte epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit.

Gjendje alarmante ne pyjet e Junikut

 27 mars 2015, Radio Kosova, Pyjet e komunes se Junikut po degradohen ne mase te madhe dhe ne forma te ndryshme. Opozita thote se zeri i tyre po has ne vesh te shurdher perderisa nga Drejtoria per Zhvillim Ekonomik thone se pyjet e menagjuara nga komuna jane ne gjendje te rregullt.
Komuna e Junikut menagjon vetem me 1,315 hektare pyje ne pronesi private,perderisa pyje shtetrore jane 4,266 Hektare.

Shpejtim Ahmetaj Kampion Bote në WKU

Ahmetaj,pas shpalljes Kampion Bote në WKU
3 dhjetor 2014, Radio Kosova, Kick Bokseri Shpejtim Ahmetaj, nga Isniqi i Decanit, pas medaljes së artë në kategorinë 75 kg,  vitin e kalaur në Kreta të Greqisë, me 29 nëntor, në Gjakovë sfidoi kundërshtarin hungarez Dezso Backos në meqin për titullin Kampion i Botës në versionin WKU.

Deponia e Martinajve ne Atlasin Global te se Drejtes Mjedisore

Protetstat e banoreve te Martinajve kunder deponise
2 tetor 2014, Radio Kosova, Pas përplasjeve të banorëve të Martinjave me pushtetin e Plavës e cila me asistencën e policisë ka vendosur një vendgrumbullim mbeturinash mbi fshatin Martinaj, problemi është vendosur në Ejolt Atlas.

Gjurmeve te rilindasve shqiptar ne Bukuresht

Nje mikpritje e ngrohte nga Mami Lule dhe Xhaxhi Marian
18 qershor 2014, Radio Kosova, Bukureshti, eshte fole e rilindasve kombtar shqiptar, prej nga doli himni kombtar, abetarja e pare, u botuan gazetat e para shqipe, ku u frymezuan shkollat e para dhe ku nga patriote te medhenj u vune themelet e shtetit shqiptar,ndersa ne gjirin e tij ende ruhen gjurmet e lavdishme te hapave te atyre qe bene historine kombtare shqiptare. Shkrimtare, dramaturgw, studiues, filolog, aktore, arkitekt ishin disa nga titujt qe moren nje numer jo i vogel i shqiptareve te Rumanise, jehona e veprave te te cileve degjohet edhe sot e kesaj dite.