9 gusht 2007, Dojçe Vele, “Ky është një vit i vendosjes së të ardhmes. Unë nuk shikoj pengesat. Por, nëse ka, ne do ti shmangim ato. Për këtë ju siguroj!”-pat thënë gjenerali gjerman Roland Kather, gjatë ceremonisë së marrjes se komandës se Forces se NATo´s në Kosovë, me 1 shtator 2006, Prishtinë.
Gjenerali Kather, me kryetarët e komunave të Rajonit të Pejës |
Gjenerali gjerman, Kather ia doli të mbante edhe premtimin e dhënë në ditën e ndërrimit të komandës, se forca prej 17,000 trupash do të sigurojë stabilitetin në Kosovë, edhe pse postin e tij si komandant i KFOR-it e mori më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të negociatave të drejtuara nga OKB-se mbi statusin përfundimtar të Kosovës. Ndërkohë, shteti i tij, ishte presidente e BE-së për gjashtë muaj. Udhëheqja e Gjermanisë vlerësohet si ndër më të suksesshmet, pa përjashtuar rolin e saj në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Por, jo vetëm Gjermania është i interesuar për një zgjidhje të shpejtë dhe të suksesshme-thotë gjenerali Kather.
“Të gjitha vendet e Forcës Shumëkombëshe të cilën e udhëheq si dhe vendet e Grupit të Kontaktit janë munduar ta zgjidhin qështjen e Kosovës. Por, meqë është një qështje shumë komplekse, kjo po kërkon pak kohe më shumë se që pritej. Mirëpo, unë jam i bindur se të gjithë politikanët, përfshirë këtu edhe ata të Rusisë dhe të Serbisë, po mundohen të gjëjnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës”.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se, “duke kundërshtuar planin ndërkombëtar, Serbia po mban në këmbë doktrinën e diskredituar të Millosheviqit për Serbinë e Madhe”. Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, konfirmoi qëndrimin e parardhësit të tij në presidencën e Shqipërisë, se e vetmja zgjidhje që do të garantojë paqe në rajon është pavarësia e Kosovës. Për këtë arsye vinë kritika nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. Një reagim i tille shihet si një përpjekje për provokim dhune brënda Shqipërisë-në njërën anë si dhe përpjekje për largim të vëmendjes së bashkëisë ndërkombtare prej Kosovës, nga ana tjetër. Kreu i forcës së Nato-s në Kosovë, heq dyshime të tilla.
“KFOR- i ka marëdhënie të mira dhe një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha vendet fqinje të Kosovës-thotë Kather. Dihet se për sigurinë në Kosovë përkujdeset KFOR-i, policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja. Por, unë flas edhe me politikanët dhe ushtarakët e këtyre vendeve përreth dhe unë nuk shoh kurrëfarë kërcënimi apo rreyiku nga shtetet e rajonit. Ne punojmë në një atmosferë besimi të ndërsjellë. Kështu që, këtë do ta vlerësoja si retorikë”.
Gjenerali gjerman, Roland Kather, prej dhjetorit të vitit 1999 deri në qershor të vitit 2000, ishte komandant i Brigadës Shumbëkombëshe Jugore të KFOR-it, në Prizren si dhe komandant i kontigjentit gjerman, po në Prizren. Kather mori detyrën e tij si komandant i Forcës së NATO-s në Kosovë, me 1 shtator 2006, duke pasuar Gjeneral Lejtnantin italian, Xhuzepe Valoto.
Gjeneral Lejtnanti, Roland Kather, është komandanti i njëmbëdhjetë që prej vendosjes së forcës paqëruajtëse të drejtuar nga NATO-ja, në Kosovë, në qershor të vitit 1999.
Ajete Beqiraj,Dojce vele