Arkivi

Decani kremton nentevjetorin e clirimit

16 qershor 2008, Radio Kosova, Komuna e Deçanit, me një varg aktivitetesh shënoi nëntë vjetorin e çlirimit. Në kuader te aktivitete kulturore e sportive u promovua edhe libri, ”Jetësimi I Kushtetutës së Kaçanikut në Komunën e Deçanit”, me ç’ rast u ndanë mirënjohje “Post Mortum” për heronjtë e kombit, Sali Cekun, Rrustem Brucin dhe Esat Mushkolaj, si dhe për të gjithë juristët bashkëpërpilues të statusit të Komunes së Deçanit, mbi bazën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Homazhe dhe kurora lulesh mbi varrezat e deshmoreve te Komunes I paraprine manifestimit qendror ne Sheshin e Decanit, ku nen valimin e flamujve kombtar por jo edhe shtetror, qytetareve te shumte dhe perfaqesuesve te institucioneve, iu drejtua kryetari I komunes, Musa Berisha.
Kryetari Musa Berisha
“Deçani  me njerezit e tij, me historine e tij,  ka pasë guxim për të nisë Shekullin e Ri, Kohën e Re, që quhet Koha e Lirisë. Dita e 16 qershorit  shenon njërën nga ngjarjet më të madha në Kosovë dhe në mbamendjen kombtare e me gjerë , si ngjarje të shtyra nga shumë faktorë.  Ngjarje të tilla janë pjesë shumë e rëndësishme e avancimit të vlerave demokratike  dhe humane të qytetarëve të gjithë Kosovës dhe civilizimt të përgjithshëm evropian. Po kështu , sot është dita e parë e përgjegjësive të mëdha dita e parë  e jetësimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo nënkupton, realizimin e aspiratave të shumë gjeneratave për jetësimin e të gjitha këtyre përpjekjeve në një realitet të ri,  që ka emrin Liria e Kosovës.Lavdi dehsnorve te Kombit! E gezofshi lirine!”.
Ne oren 13-te u promovua libri”Jetesimi I Kushtetutes se Kacanikut ne Komunen e Decanit”,  I autoreve Selim Lokaj dhe Shkodran Imeraj ku moren pejse përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të jetës politike dhe akademike, me c’ rast  u ndane mirenjohje “Post Mortum” per heronjte e kombit, Sali Cekun, Rrustem Brucin dhe Esat Mushkolaj, si dhe per te gjithe juristet bashkeperpilues te statusit te Komunes se Decanit, mbi bazen e Kushtetutes se Kacanikut.

Ramush Haradinaj ne perurimin e librit 
"Statusi i komunes se Decanit eshte statusi i pare i perpiluar ne baze te kesaj kushtetute"-thone per radion tone autoret, Selim Lokaj dhe Shkodran Imeraj.

“Percaktimi per liri eshte nje percaktim qe buron nga njeriu. Disa prej njerezve e definojne me sakte dhe nje pjese e tyre ia vene qellim vetes. Ketu kemi te bejme me protagoniste qe e kane kthy ne qellim te jetes lirine per vendlindjen e vet dhe ne kete memnyre, ne liri per te gjithe”-tha lideri I Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj,me rastin e ndarjes se mirenjohjeve, duke shtuar se Kosova kerkon shume me teper sacrifice  dhe vetmohim per te arritur aspiratat e atyre qe rane dhe te  popullit te saj.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova