Arkivi

Prizren: "Pajtimi Kombtar, Etnik dhe Fetar në Ballkanin Perëndimor”.

17 qershor 2007, Dojçe Vele, Problemet e sigurisë njerëzore, të lidhura me pajtimin nacional në vendet e Ballkanit Perëndimor, dominuan në konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, me temën „Pajtimi Kombtar, Etnik dhe Fetar në Ballkanin Perëndimor”. Në konferencë po marrin pjesë eskpertë të shquar të shteteve të Ballkanit, Evropës dhe më gjërë. 


Sikur edhe në të dy Konferencat e mëhershme, në vende tjera të Ballkanit, në konferencën dyditore në Prizren, profesorë dhe politikanë nga shtete të ndryshme po japin për arritjen e ripajtimit mes popujve, menyrat e ikjes se dhunës në Ballkan si dhe për tejkalimin e mosmarrëveshjeve, duke siguruar të drejtat njerëzore. Sepse, “mjaft kishte luftëra, vrasje, shkatërrime e dëbime në territorin e Ballkanit“-u tha në konferencën dyditore për „Ripajtim Kombtar, Etnik dhe Fetar“, e cila po vazhdon edhe sot në Prizren.
Prof. Dr. Takehiro Togo, ambasador shumëvjeqar i Japonisë në OKB dhe tashmë, president i Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, me këtë rast përkujtoi se Japonia ka shpenzuar 200 milionë dollarë në ndërtimin e paqes. „Dhe, ky është një mesazh i qartë dhe projekti më i mirë që ka për qëllim pajtimin ndërmjet popujve në Ballkan“-thotë prof.dr.Togo.
Përfaqësues të kombeve që jetojnë në territorin  e ish-Jugosllavisë, këtë pajtim e shohin në mënyra të ndryshme.
Akademik Mark Krasniqi mendon se pajtimi është tejet i nevojshëm për një bashkëjetesë të qetë në të gjithë Ballkanin, duke u shprehur në serbokroatisht, se:
“Për çdo pajtim, njëra palë duhet të kërkojë falje. Dhe, në rastin e Kosovës, këtë duhet ta bëjë Serbia, e cila në vitin ‚98-‚99, ka bërë gjenocid duke vrarë rreth 15 mijë njerëz, përfshirë edhe ata që janë grabitur e tretur. Kosova mund te jete Jerusalem e zemer e secilit popull qe jeton ketu. Por, për ata që punojnë për Kosovën e pavarur, duke qënë të barabartë në të“.
“Për mua, ky territor edhe më tutje është serb-për shqiptarët, është territor shqiptar. Ne serbët do të luftojmë që ajo të mbetet në Serbi-ata le të luftojnë për atë që luftojnë. Kjo është një beteje politike! Mirëpo, ne nuk kemi nevoje të urrehemi dhe nëse asnjëra pale nuk kupton tjetrën, as që do duhej të zhvillohej ndonjë bisedë. Por, kjo sot nënkupton se ne megjithatë, ne mund të kuptohemi“-mendon Mira Aleçkoviç Nikoliç, e cila në këtë takim përfaqëson diasporen serbe.
Sadik Idriz, ministër për sheëdetësi, në qeverinë e Kosovës, thotë se është koha e fundit që pas të gjitha  luftërave në Ballkan të vihet deri te paqja dhe stabiliteti. Sipas tij, situata e tanishme në Kosovë për boshnjaket është më e vështira, ngase:
 “Boshnjakët jetojnë në territorin e vendeve të sapondara nga ish-Jugosllavia dhe se ne pop paguajmë cmimin më të lartë. Boshnjaket e Kosovës, pothuaj se nuk mund të futen fare në Bosnjë me pasaporta të UNMIK-ut. Dhe, prandaj neve boshnjakëve më së tepërmi na është i domosdoshëm ky pajtim, sepse pa të ne pothuaj jemi në një karantinë”.
Ish kryministri I Maqedonise, Vlado Buçkovski, mendon se një formulë e sukseshsme e ndërtimit të një shoqërie të re shumëetnike mund të realizohet edhe në Kosovë“.
“Cfarëdo kalkulimi dhe mbetje në Status-quo e Kosovës, është e dëshmshme për gjithë rajonin. Pa një zhvillim ekonomik, pa një plan të ri në Ballkan, zor se mund të ndërrojme gjërat brënda natës. Por, unë jam një optimist i papërmiresueshëm dhe prandaj besoj se ka shpresa“.
Në këtë konferencë ishin të ftuar edhe përfaqesues të kishës ortodokse serbe.
„Mungesa e tyre e vonon procesin e pajtimit në Kosovë-mendon Qemajl Morina, prodekan i fakultetit islamik në Prishtinë. Sa i përket procesit të ripajtimit, kjo në aspektin islam, jo vetëm do duhej por është domsodoshmëri. Prandaj, sa më heret që banoreët e Kosovës e kuptojnë këtë, do të jetë më mirë“.
Pas konferencës me titull “Pajtimi mes kombeve, etnive dhe feve në Ballkanin Perëndimor“, e cila solli ne Prizren eskpertë nga mbarë bota, ish amabasadorë, akademikë dhe profesorë të shquar të universiteteve botërore, është paralajmëruar edhe një vizitë në Manasitirin e Deçanit.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele