13 qershor 2008, Dojce Vele, Deputetet e Paralmentit te Kosoves tashme kane miratuar himnin me te cilin Kosova do te identifikohet si shtet ne bote. Ne mesin e 134 propozimeve të kompozitorëve të vendit dhe të huaj, eshte perzgjedhur melodia pa tekst me titullin “Evropa” e kompozitorit, Mehdi Menxhiqit.
„Per flamurin te perbashkuar, me nje deshire me nje qellim…”
Me keto vargje fillon himni kombtar, me te cilin shqiptaret identifikohen si komb kudo. Qamil Gaxherri nga Juniku, do te donte qe Kosova te identifikohej me te edhe si shtet, apo ndoshta me nje ndryshim krejt te vogel...
“une do ta leja Himnin qe ka qene. Me nje ndryshim shume te vogel dhe te perafert, sepse ne kishim nje himn…”-flet ai I emocionuar.
Por, ai e di poashtu se, Kosova tashme eshte shtet dhe duhet te identifikohet me himnin e saj. Ndërsa, melodia e cila do ta prezantoje Kosovën si shtet ne bote, eshte komponimi pa tekst me titullin „Evropa“, i kompozitorit, Mehdi Menxhiqi.
“Kam lexuar se disa deptuet nuk jane pajtuar, ngaqe himni eshte pa tekst dhe se i eshte dhene emri „Evropa“. Neve pakicave sigurisht ky emer na tingëllon mire. Ndersa, duke qene se ne Ksoove jeton nje shoqeri shumeetnike,eshte veshtire te perpilohet nje tekst i cili do te jete domethenes per te gjitha bashkesite etnike qe jetojne ne Ksoove-thote profesor Nebija Halili, nga Prizreni.
„Himni I Kosoves eshte I mire per Kosoven momentalisht, sepse ne synojmë te shkojme ne Evrope“-mendon Mustafe Kollani, nga Opoja.
Shemo odovic nuk e ka degjuar Himnin e Kosoves, prandaj pergjigjet indiferenet:
„Nuk e kam degjuar dhe s´mund te mendoj asgje. Nuk e di as tekstin!”
Per Riza Xhemen:
„ Ky nuk eshte “Himni i Evropes” por eshte Himni i Kosoves. Dhe, eshte i qelluar, sepse vlen per ne dhe pakicat qe jetojnë në Kosovë”.
Ndersa, Bajram Spahiu konsideron se:
“Himni I Kosoves eshte I punuar me notat e nje kompozitori te famshem kosovare dhe, edhe vetem melodia ka domethenjen e vet. Ai, gradualisht do te hyje ne shpirt te cdo kosovari dhe per nje periudhe te shkurter, te gjithe do ta perjetojne si himnin e vet”.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele