30 qershor 2008, Dojce Vele, Sot, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, për të katertën herë u mblodh në Prishtinë. Në këtë takim, vendet anëtare të grupit diskutuan për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në Kosovë.
„EULEX dhe Zyra e përfaqësuesit Civil Ndërkombtar, së shpejti do të kenë qasje në gjithe territorin e Kosoves, gjë e cila, para së gjithash do t´i kontribuoje procesit te pajtimit“-deklaroi sot në Prishtinë, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Peter Faith, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, sipas të cilit “anëtarët e Grupit Drejtues Nderkombtar, themelimin e “Kuvendit Serb në Veri”, e konsiderojnë illegal, ndërsa formimi sa më I shpejtë I qeverisë së Beogradit do të ndihmonte zhvillimet pozitive“.
Në këtë takim është biseduar edhe për përgatitjet lidhur me Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet më 11 korrik, ne Bruksel. Është bërë I ditur poashtu edhe fillimi i punës fizike per përcaktimin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, i cili sipas presidentit Sejdiu, është një mollë sherri e lënë qellimisht nga Serbia. Ndërsa, lidhur me propozimin e kreut të Organizates e Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për bisedime të reja ndërmjet Prishtinës e Beogradit, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi:

“Është e interesit për ne që të bisedojmë rreth bashkëpunimit në sektorin energjetik, për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për parandalimin e krimit të organizuar e qështje të tjera dhe është e pranueshme për ne, çdo qasje që ka të bëjë me marrëdhënie të relaksuara mes dy vendeve sovrane. Por, në temat që duhet shtrohen, Qeveria e Kosovës, do të marrë vendime“.
Takimi i sotëm Grupit Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë, është i katërti me radhë.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele