9 qershor 2008, Dojce Vele, Kosova do te kete mbeshtetjen masive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Bashkimit Evropian, tani pas shpalljes se pavaresise. Kjo theksohet ne deklaraten e samitit BE-SHBA qe zhvilloi punimet, te marten, ne Brdo te Sllovenise. Ndihma, per Kosoven do te artikulohet edhe permes ndihmave qe pritet te jipen nga shtetet donatore ne Konferencen e Donatoreve per Kosoven“, ne Bruksel, qe pritet te mbahet me 11 korrik.
Ne kuader te pergatitjeve te projekteve per aplikim ne Konferencen e Donatoreve nga qeveria e Kosoves, komunat kane dorezuar projektet ne vleren disa milioneshe, të cilat nuk mund të realizohen edhe për një kohë të gjatë nga buxheti i vogël i komunave. Projektet jane te orjentuara kryeisht kah zgjidhja e problemit te ujit te pijes, te kanalizimit, te rrymes dhe te infrastruktures rrugore.
„Projektuesit e komunes se Prizrenit tashme kane dorezuar nje sere projektesh ne ministrite perkatese-thote kryetari i Kuvendit Komunal te Prizrenit, Ramadan Muja. Ato projekte kapin velren midis 160-200 milione eurosh, sepse jemi te interesuar qe qytetareve tane t´ua ofrojme sasine e nevojshme te ujit e pijes. Gjithashtu kemi dorezuar edhe projekte per rruge cilesore dhe nje projekt per dy hidrocentrale ne Zhur”.
Edhe komuna e Pejes i ka bere te gjitha pegatitjet per kofnerencen e donatoreve, sipas afateve te percaktuara nga niveli qendror-thote Naim Sahitaj, shef per Administrate dhe Personel ne Kuvendin Komunal te Pejes:
“Administrata komunale e Pejes ka pergatitur gjithsejt 60 projekte te ndryshme ne shumen rreth 113 milione euro. Kemi shkaur ne projekte te medha qe zjgedhin porblemin e qytetareve”.
Komuna e Decanit, shpreson se te dhjete projektet prej vetem pese milone eurosh, do te gjejne mirekuptimin e donatoorve per t´i kontribuuar nje jete me te mire per te 60 mije banroet e kesaj komune. Drejtori i Drejtorise per Ekonomi dhe Financa, Sami Gjikokaj:
“"Projektet tona jane te gjitha bindese, sepse kane drejtperdrejt lidhje me zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor te komunes se Decanit, sidomos kanalizimi i ujerave te zeza eshte nder projektet kryesore qe do te perfitoje ne kete konference. Keto projekte kapin vleren prej 5 milione eurosh”.
Dhe nje mbeshtetje e tille eshte e domosdoshme per shtetin e ri te Kosoves, thote kryeministri Hashim Thaci: “"Por, edhe ne duhet te punojmee dhe ne me politka te mencura ekonomike me reformat e domsodoshme te cilat vec kane fillaur, per jeten e re ne republiken tone te re”. Projektet te cilat qeveria e Kosoves do t´i prezantoje ne konferencen e donatoreve e cila pritet te mbahet me 11 korrik ,do te jete nje shtytje e madhe per zhvillimin e ekonomise se Kosoves dhe ngritjen e standardit te jetes per te gjithe qytetaret e saj.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele