13 janar 2009, Dojce Vele, Në Kosovë, para luftës së fundit, jetonin rreth 120 mijë pjestarë të komunitetit boshnjak. Tash jetojnë dyfish më pak dhe përballen me probleme të ndryshme, ndër te cilat jane papunësia dhe arsimi I fëmijëve në gjuhën joamtare.
Të mbi 60 mijë boshnjakët e mbetur në Kosovë, jetojnë në komunën e Dragashit, Prizrenit, Deçanit, Pejës, Burimit, Prishtinës, Mitrovicës, Obiliçit, Ferizajit por edhe në dy tri fshatra të Leposaviçit. Ndërsa, numri më I madh I tyre është I përqëndruar në komunën e Prizrenit.
„Edhe komuniteti boshnjak I cili ka edhe përqindjen e vet, i gëzon të drejtat e abrabsrta sit ë gjitha komuntietet e tjera në komunë. Fëmnijet e tyre shkollohen në gjuhën boshnjake, pra, në shumicën e shkollave brenda qytetit por edhe në fshatrat e tyre, zhvillohet në gjuhën boshnjake dhe kultura e tyre është e pranueshme edhe për komunitetet e tjera.“-thotë kryetari I kësaj komune, Ramadan Muja.
Esma Alija, flet për përditshmërinë e boshnjakëve në këtë komunë:
„Cdo ditë në familjet boshnjake është e njëjtë dhe pa asnjë ndryshim pozitiv. Një numër i vogël i meshkujve punon në bujqësi apo në shëndetësi, e për femrat mos të flasim fare. Për shkak të kësaj gjëndjeje, që nga viti 1999 migrimi për komunitetitn boshnjak nuk është ndërprerë, sepse meshkujt janë të detyruar të shkojnë në Mal të Zi dhe punojnë për t´ua siguruar ekzistencën familjeve të tyre“.
Për gjëndjen e krijuar, banorët e këtij komuniteti fajsojnë përfaqësuesit e tyre politik.
„Mendoj se, së pari duhet të hiqen njerëzit që përfaqësojnë interesat tona, sepse ata e kanë dëshmuar deri më tani se nuk janë për ato funksione. Madje, unë s´mund ta kuptoj si kanë ardhur në pushtet, kur asnjeri nuk ka votuar për ta…A me vjedhje votash a me manipulime tjera?Por, e di se të tillët populli nuk I do! Komuniteti shqiptar kanë qënë shumë korrekt ndaj nesh, që nga qeveria e cila na mbështet njësoj e deri në qytetarin më të thjesht, I cili edhe pse kur shkoj në dyqan përshëndes me “Dobar Dan”, ata më shërbejnë madje edhe pa rend. Problemi është te liderët tanë, të cilët shohin vetëm e vetëm interesat personale dhe përderisa ata kanë llogari të majme dhe apartamente nëpër shtete të ndryshme, popullit i mungojnë edhe gjërat elementare. Na mbetet vetëm të presim që të tillët të ikin, gjë e cila nuk do të ndodh shpejt me ato rrënjë betoni që kanë leshuar…!“-thotë Haxhira Abdi.
Komuniteti boshnjak i ka dy fakultete: Fakultetin e Biznesit në Pejë si dhe ate të Edukimit, në Prizren, ku poashtu ka edhe shkollën fillore dhe të mesme me rreth gjashtë mijë nxënës.
“Mirëpo, qindra prej tyre vazhdojnë shkollimin në gjuhën joamatare-thotë esma Alija, arsimtare-Kjo dukuri më e shprehura është në Lubizhde, ku prej 650 nxënësve boshnjak, vetëm 40 prej tyre përcjellin mësimin në gjuhën amtare. Në Skorobishtë, megjithëse nuk ka asnjë nxënës shqiptar, të gjithë mësojnë në gjuhën boshnjake dhe turke, përderisa e njëjta gjëndje është edhe në Mushnikovë. Qe dhjetë vjet ekziston shkolla në gjuhën boshnjake e ne ende nuk kemi tekste shkollore. Dhe, përfaqesusi ynë atje në parlament, nuk bën asgje, sidomos në qëshjten e arsimit, përderisa fëmijët tanë mësojnë në gjuhën shqipe dhe turke.“
Numan Baliç, lider i Partisë së Aksionit Demokratik, njëra nga të 7-të partitë politike të komunitetit Boshnjak, në Kosovë, thotë se e ka ngritur disa herë këtë shqetësim:
„Sa i përket arsimit, në Skorobidshte dhe Lubizhdë, kam thënë haptas se fëmijët në shtëpinë e tyre flasin gjuhën amtare, ndërsa në shkolla mësojnë shqip dhe turqisht, edhe pse nuk e kuptojnë asnjërën gjuhë. Unë jam bazuar në deklaratat e komunitetit tonë, se fëmijët boshnjak duan të mësojnë në gjuhën e tyre. Por, kjo nuk ju është mundësuar fatkeqsisht!“
Sipas statistikave, në Kosovë, para luftës së fundit kanë jetuar rreth 120 mijë boshnjak. Tashmë janë dyfish më pak, mbi 20 mijë prej të cilëve jetojnë në Prizren. Kjo shifër, komunitetitn boshnjak e radhit në të dytin pas shqiptarëve, në Prizrenin e banuar prej rreth 300 mijë banorëve të të gjitha komuniteteve.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele