3 janar 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Ministria per Pune dhe Mireqenje Sociale e Kosoves, cdo muaj ofron nje ndihme sociale per afro 37 mije familje. Shuma me nje mesatare prej 52 eurosh, per shume familje eshte i vetmi burim i ekzistences. Familja Baqaj nga Dranoci eshte njera nga keto familje.
Nje barake e kerrusur me çati prej llamarine ne fsahtin dranoc te Decanit, eshte vendbanimi ne te cilen erren e celen tete anetare te familjes Baqaj, prej tyre edhe dy femije te semure.
“Ka qene nje shpi montazh ndihme humanitare per popull te Kosoves, ne Lloqan se pari e mandej na e kane dhane neve-shpjegon Sebahatja nene e ketyre femijeve-Veres te del flaka e dimrit te merdhin. Dru i kemi qit nja dy tri metra deri ku t´na qesin. Por, kur njeri ish ngushte po jetojke gjithqysh...Ne lufte kjemi jetu edhe neper male! E, duhet me jetu qysh te bahet, vec, me evladet e smute nuk kishin dere. Me ta nuk po u krahasojke kurrshkafi!”
Ministria per Pune dhe Mireqenje Sociale e Kosoves, per afro 37 mije familje kosovare cdo muaj ofron ndihme sociale, mesatarsja e se ciles eshte 52 euro. Familja Baqaj kete e ka te vetmin burim.
“Vec me social,75 euro, qetash mi kane heq pese euro se njera cike e nderpreu shkollimin. A dalin per buke 75, kur thesi i miellit s´ma ban as nje muaj. Se, me i vesh e mbath femijet, si s´ki qare? E ku jane per libra e fletore e nevoja tjera si s´ke qare, se per burre e vet nuk po mendoj ma. Si,vallahi me i pas 500 euro mujore edhe a muj me i pertheku shpenzimet!”-ankohet Sebahatja, perderisa semundja e Mirlindes se vogel dhe Kushtrimit, djali i vetem i kesaj familjeje, jane nje kafshate tjeter qe s´kaperdihet ne kete kasolle te varfer mes mjerimit migjenian.
Megjithese, mesatarja e ndihmes se ofruar per rastet sociale gjate ketij viti pritet te rritet prej 52 ne 60 euro, kjo shume serisdh eshte shume larg permbushjes se nevojave elementare te eprdithsmerise. Ne te tilla raste, ministri per Pune dhe Mireqenje Sociale Nenad Rashic i sugjeron:
“Une do t’i lusja rastet e tilla qe te lajmerohen sa me shpejt ne qendren per qeshjte sociale, sepse ne ate menyre do te na japin me shume informata per shfrytezuesit dhe me kete, elemente me shume per perpilimin e nje strategjie per pune te metutjeshme per permiresimin e kushtevte te tyre jetesore”.
Sipas Minsitrise per Pune dhe Mireqenje Sociale, rreth 70 per qind e popullates ne Kosove eshte e papune, 40 per qind jetojne ne varferi, 15 per qind prej te cileve ne varferi te skajshme.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova