Arkivi

Goranët përballë përpjekjeve për përvetësim

23 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Goranët janë popull i vjetër ballkanik, me fe myslimane dhe gjuhë sllave, të cilët jetojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Duke qene se origjina e tyre është e diskutueshme, goranet ndeshen me perpjekje te vazhdueshme te vendeve apo grupeve për t`i përvetësuar ata. 








Gora, nje trekendesh nderkufitar ne jug te Kosoves, ne mes te Shqiperise dhe Maqedonise. Ajo i perket komunes se Dragashit dhe perbehet nga 18 fshatra. Te rreth 10 mije goranet e mbetur nga te 20 mije sa ishin gjithsejt, megjithese, ne shume raste politikisht te ndare, ku nje pjese prej te cileve ende i qendrojne besnik Beogradit ndersa te tjeret bashkepunojne me institucionet e Kosoves, ata mbahen fort per faktin se, ata jane banore te Kosoves dhe te tille duan edhe te mbesin. Dhe kjo, perkunder tentativave te ndryshme per shtremberimin e idnetiteti tone-phon Uzair Hamza, drejtor i Zyres per Komunitete ne komune e Dragashit nuk e befason me asgje.
“Na quajne serb, maqedon e tashme edhe bullgar, cfare tek ne ka formuar nje mekanizem mbrojtes. Dhe, une nuk habitem ne ata qe duan t´na pervetesojne, por hidherohem ne njerezit tane te cilet pranojne manipulime te tilla per disa interesa te imta, sic eshte nxjerrja me e lehte e  dokumenteve te udhetimit per ne Evrope”.
Jo fort larg ne agjencine beogradase te Lajmeve „Tanjug“, eshte plasuar lajmi se “Komiteti Bullgar I Helsinkit” nga Serbia, nepermjet Zdenka Todoroves, ka kerkuar nga Bullgaria, e cila ka njohur Kosoven shtet, qe Vasha gorane ne veshje kombtare tek qeveria e Kosoves dhe me mbeshtetjen e Misioni Evropian ne Kosove te ngreh qeshtjen e te drejtave te goraneve ne Kosove” te cilet sipas tyre, edhepse "jetojne ne 48 fshatra, ne rrethin e Župes dhe Gores, nuk kane statusin e pakices“. Lidhur me kete ka reaguar ashper deputeti goran nga radhet e koalicionit boshnjak „Vakat“ Xhezair Murati.
„Degjoni tash, edhe pse populli yne mban mend mire periudhen 1914-1918, kur bullgaret kane ardhur e kane rrahur, kur nuk rritej gruri e toka plasaritej, kur ne Zhupe kishin lindur vetem tre femije dhe nga uria e papare, populli yne kerkonte shpetimin me ikjen ne Tetove nepermjet Bjeshkeve te Sharrit ne te cilat shumica kane lene eshtrat, sot, njefare „Komiteti te Helsinikit per Mbrojtjen e te Drejtave te Bullgareve“, i eshte kujtuar per „bullgaret ne Zhupe e ne Gore“. Jo! Ne do te kerkojme ne menyre eksplicite nga qeveria e Kosoves te mbroje te drejtat tona dhe secilit qe shtrin gishterinjte kah ne t´iu thote:“Duart larg nga populli I Kosoves. Duart larg nga boshnjaket e Kosoves. Le te mos brengoset kush per ne pas 100 vjetesh!“.
Restelica eshte fshati me i larget dhe me i madh i Gores, ne shpatijet e te cilit varen rreth 100 shtepi te banuara vetem gjate stines se veres. Atehere, fshati numeron rreth 8000 banore, shumica prej te cileve ne fund te gushtit shperndahen serish, ku vetem ne Siena te Italise jane te shperngulura rreth 1000 familje. Sipas Murat Mushkes,  kompozitor i kengeve popullore gorane me prejardhje nga ky fshat, shume gazetare bullgar tashme vine haptas ne Gore dhe Zhupe, duke aluduar ne “prejardhjen bullgare” te banoreve te ketyre venbanimeve te Dragashit dhe te Prizrenit. Ai sjell per Dojce Vele-n, pervojen e tij:
„Une jam revoltuar nga nje emision, ku pararpakisht gazetaret bullgare erdhen per t´u interesuar gjoja per kulturen dhe traditen gorane, mirepo pastaj me ane te montazhit kane keqperdorur biseden time duke e titulluar edhe filmin si „Bullgaret e Harruar“. E ne fakt, jo une, por asnje intelektuale apo qytetare te thjeshte gorane nuk kam degjuar kurre te jete deklaruar ndonjehere qofte edhe per shaka se eshte bullgar. Prandaj, une e cilesoj kete si nje provokim te rende!“
Zhupa i perket komunes se Prizrenit dhe eshte e perbere prej 18-te vendbanimeve boshnjake, gjashte prej te cilave jane fshatra serbe dhe nje fshat shqiptar. Dikur, me rreth 30 mije banore, tashme me gjysmen e popullsise te migruar, te 15 mije banoret e mbetur perballen me te njejten dukuri. Haxhira Abdi eshte me prejardhje nga kjo treve:
„Sipas asaj qe kam mesuar ne shkollen serbe, ne jemi  ortodoks sllav te cilet jane konvertuar me dhune ne kohen e Turqise. Por, kur futem me thelle ne histori te popullit te Gores dhe Zhupes, une mesoj se paraardhesit e mi vinin nga Kukesi i Shqiperise dhe ishin muslimane edhe para ardhjes se turqve. Dhe,kjo eshte logjike kur kemi themelet e nje gjamie te ndertuar qe ne shekullin 11-e apo edhe 14-te, qe deshmojne se ne s´mund te kemi qene serbe ortodokse ne asnje menyre“.
Dikur nje rajon fermeresh ne te cilin rriteshin kope te tera delesh, per shkak te migrimit i cili u intensifikua pas luftes se fundit ne Kosove, ne Gore dhe ne Zhupe pothuaj eshte shuar tradita e blegtorise. Megjithate, goranet vazhdojne te njihen si furrtar dhe pastiqer te shquar te cilet kane gjetur burimin e ekzistences me hapje dyqanesh neper vende te ndryshme te ish-Jugollavise, perderisa boshnjaket e Zhupes te migruar ne shtetet e Evropes Perendimore ne te shumten merren me ndertimtari.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova