Kryesuesi i Kuvendit Jashar Dobraj |
Ne asamblene komunale te Decanit, me gjithsejt 31 këshilltar jane te pranishme 11-te keshilltare nga pese subjekte politike: 5 nga AAK, nga 2 nga Ldk dhe Ldd si dhe nga 1 ne Pdk dhe Akr. Kryetari i Komunes se Decanit, Musa Berisha:
„Ne Decan eshte respektu quota 30 per qindshe e femrave ne asmable komunale. Dhe,megjithese nuk eshte lehte me qene pjese e proceseve politike, i inkurajoj ato qe ta kene guximin edhe me te madh per te dalur t´iu prine proceseve”.
Kryesuesi i Kuvendit, Jashar Dobraj thote se angazhimi i femres ne kuvend eshte i kenaqshem:
„Natyrisht,gjinia femerore eshte pjese aktive e kuvendit, ku i jep mendimet per te gjitha qeshtjet qe trajtohen ne kuvend. Mendoj se kane hapesire te mjaftueshme por edhe angazhim te mjaftueshem, natyrisht tuj ba perjashtime“.
Sipas Fahrije Haklaj, keshilltare e LDD-se, eshte e vertet qe femra ne kuvend ka vendin e merituar, por poashtu qendron fakti se “femra decanase eshte e perfaqesuar vetem ne komitete, por asnje prej tye nuk perfaqeson nje drejtorat. Dhe, kjo eshte gjendje faktike“- thote z.Haklaj.
Por, sa ka femra hapesire te kyqet ne procese dhe sa e shfrytezon ajo kete hapesire, jane dy gjera te ndryshme-thote Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan.
„Si organizate joqeveritare mendoj se femra ka hapesire te majteushem, mirepo e them me pergjegjesi te plote se ajo nuk ka guxim as kembengulje sa duhet per te deshmaur se ka aftesi qe krahas gjinise tjeter te kyqet ne jeten institucionale“-thotw z.Lushaj.
Ish drejotresha e gjimnazit Fahrije Haklaj |
Se, e drejta e femres ne Decan vazhdon te mos respektohet deshmon fakti se drejtoresha i gjimnazit „Vellezerit frasheri“ ne Decan, eshte larguar nga posti pa asnje justifikim-thote Zoje Sejfijaj, zyrrtare per barazi gjinore.Por, se decanaset kane guximin per te kerkuar te drejtat e tyre, deshmon ish drejtoresha Fahrije Haklaj,:
„Lenda ime eshte ne gjykate dhe nuk do te ndalem. Jo pse qenja ne postin e drejtorit ka qene privilegj, por sepse dua te kem nje arsyetim para nxenesve te mi, prinderve te tyre dhe familjes sime e mbi te gjitha, qe femrat qe vine pas meje te mos perjetojne keto qe i kam perjetu une. Pas 40 vitesh po zgjedhet nje femer ne postin e drejtorit dhe pas dy viteve shkollore po shkarkohet nga ministria e arsimit pa asnje justifikim? Une s´di si nuk asht Ish drejotresha e gjimnazit Fahrije Haklaj kjo shkelje e te drejtave te njeriut dhe mbi te gjitha,te se drejtes se femres!“-thote z.Haklaj.
Megjithese përfaqësimi i femres në organet vendimarrëse nuk eshte per t´u lavderuar, ne krahasim me te kaluaren, pozita e femres ne Decan ka arritur nje proges te dukshem.
Ajete Beqiraj,Radio Kosova & Blue Sky