Arkivi

Në Papiq të Deçanit krishterimi u ruajt nën petkun e "laramanisë"

Me familjen Berisha qe ruajti fene nen petkun e laramanise
10 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Krishterimi te populli shqiptar ka një traditë dy mijë vjeçare. Një formë për mbrojtjen e besimit katolik pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtimin turk ishte fenomeni i „Laramanisë“, të cilën e praktikuan edhe katoliket e Kosoves. Në fshatin Papiq të komunës së Deçanit  jane familje te nje trungu me dy besime .


Megjithëse, krishterimi është i pandashëm nga kultura dhe tradita e popullit shqiptar, pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtetin osman, shumë katolikë u konvertuan në fenë islame.


„Kur o konë koha e turkut, dikush me qejf e dikush me zor e kanë ndërrue fenë, prej asaj katolike në muslimane“, tregon Ndue Velaj, 63 vjec, me banim në Pejë, për të parët e tij.


Mirepo, një mënyrë e mbrojtjes se fesë katolike ishte fenomeni I „laramanisë“ apo të qenit të krishterë të fshehur, të cilët në publik mbaheshin si muslimanë ndërsa besimi i vërtet ishte krishterimi.  
Famullitari Don Marjan Ukaj 
“Turqia, me ardhjen e vet ka ba dhunime të mëdha në pikepamje religjioze, ekonomike, politike dhe arsimore. Ndërsa, populli shqiptar i cili e kishte pranu kristianizmin, e ka gjet një zgjedhje për të deklaruar verbalisht se është në islam, ndërsa në brendinë e shpirtit e ka praktiku fenë katolike”, thotë famullitari I „Kishës Shën Katarina“ në Pejë, Don Franë Sopi.


Bajrami dhe Krishtlindjet u kremtuan ne te njejten sofer

Papiqi, një fshat I vogël rreth 7 kilometra në lindje të Deçanit është shembull tipik i kësaj dukurie. Mbiemri Berisha i rreth 40 familjeve, dëshmon se banorët e fshatit janë të një trungu, ndërsa katolikë e muslimanë ndahen në brezin e shtatë.


„Ka bo vaki qe ne te njejten date kane rene te dyja festat. Pra, brenda nje familje janë shtru sofra e Pashkeve dhe e Bajramit: kush do mish e raki, urrno ne sofren e katolikeve. Kush do pite, hallve e bakllava, eja ne sofren e muslimaneve“, sqaron Don Marjan Ukaj, famullitari i Kishës së Gllogjanit në kuadër të së cilës është edhe kisha e Papiqit.


“Edhe gjithnjë kur katolikët kanë pas festa, muslimanët ua kanë mbajt ato. E kur ka ardhur festa e Bajramit, katolikët ju kanë thanë muslimanëve: Tash ne punojmë e ju kremtoni festën tuaj“, sjell Zenel(Mikel) Berisha, nga Papiqi rrwfimin e gjysherve e tij.


Katolike e muslimane brenda nje trungu familjar

Salihu(Gjergji) dhe Zeneli(Mikeli)
Por, si jetojnë këto dy bashkësi pas qindra vjetësh të ndarjes së rrugëve të besimit?


“Shume mirë! Babgjysh e katragjysh e stergjysh i kemi pas qetu e kurrë s’kemi pas idhnim njani me tjetrin”, thotë  Mikeli(Zeneli), i cili ka dy emra  katolikw e musliman sikur edhe bashkwfshatari i tij, Salihu(Gjergji).
“Kurrkund ndër shqiptarë nuk ekziston ndasi e tillë. Toleranca fetare është çdokund".             

Biemërimi i banorëve të këtushëm është një karakteristikë tjetër e fenomenit të laramanisë, e cila ende është prezente. Zeneli(Mikeli), Sadiku(Marjani), Ademi(Deda), Salihu (Gjoni), Cana(Nikolla), janë disa nga emrat e dyifshtë me të cilet identifikohen banorët e fshatit Papiq.


„Se, nuk kemi pas qare pa i pas dy emra…N´shpi ke mbet katolikë, por jashtë është dashur të jesh musliman, po deshe me jetu!”, arsyeton Salihu(Gjergji), banorët e fshatit te tij, të cilët edhe sot e kësaj dite edhe kremtat fetare  I festojnë bashkë.


„Vinë e na i bajnë për hajr festat. Edhe na shkojmë për Bajram të Madh e të Vogël. Tash edhe po martohen  ndermjetveti. Qika jeme ka marrë shqiptar musliman“, thotë Ndue Velaj, katolik.


Toleranca fetare ne Kosove eshte tradite 

„Po, shkojmë edhe nëpër festa. Na vllazën jena dhe s´kemi kurrfarë dallimi. Të gjithë besojme në një Zot!“, thotë Adem Berisha, musliman nga Papiqi. Ndwrsa, Marta, 35 vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, tash ka filluar përgatitjet për festën e Pashkëve. Vezët  shumëngjyrëshe janë simbolikë e jetës.

Famullitari Don Franë Sopi

 „Fillimisht I ziejmë vezët. Disa I ndajmë për t´shtruar me pije e të tjerat I ngjyrosim me lule, me lara, e lloj lloj mënyre. Pastaj e mbushim shportën e I vëmë në tavolinë për mysafirët që vinë!”-shpjegon ajo.


Besimtarët e Papiqit janë një shembull se si duhet përmbushur mesazhi i Pashkëve-thotë famullitari I kishës “Shën Katarina”, në Pejë, Don Franë Sopi. "Sepse, dëshira e Zotit është që të jetojmë si vëllezër me të gjithë njerëzit. Dhe kshtu, mesazhin e Pashkëve e kemi realizuar në mënyrën më të mirë…“.

Sipas të dhënave të Ipeshkvise së Kosovës, numri i katolikëve në Kosovë është 65,000, ndërsa në disaporë jetojnë edhe rreth 40,000 të tjerë.