17 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Përkundër deklaratave të shumta gjatë dy ditëve të kaluara, se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë vizitën e asnjë delegacioni serb në Kosovë, sot, presidentit të Serbisë Boris Tadic i është lejuar një vizitë disaorëshe në Manastirin e Decanit, me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.
Që nga mëngjesi, forca tw mëdha të KFOR-it bllokuan rrugën në drejtim të Manastirit. Në “Check Point”-in e këtushëm , i cili nuk është më larg se 800 metra nga manastiri, forcat italiane bllokuan çdo qarkullim me automjete por edhe vet këmbësorët. Të vetmit që e kanë kaluar këtë pikë kontrolli, kanë qenë përfaqësuesit e mediave te ndryshme nga Kosova,rajoni dhe nderkombtare, të cilët paraprakisht i janë nënshturar një kontrolli të detajuar. Ndëra, janë parë të kthehen prapa edhe automjete të EULEX-it, sikurse edhe të Policisë së Kosovës.
Presidenti Tadiq pritet ne masa te rrepta sigurie
Tadiq prononcohet per gazetar |
Mirëpo, edhe pse qeveria e Kosoves ishte shprehur se nëse Tadiç bën deklarime politike, atij në të ardhmen do t'i ndalohet hyrja në Kosovë, presidenti Tadiç në mesazhin e tij të paqes tha më shumë...
Urime per Pashket me ngjyrime politike
Presidenti Tadic u prit nga Peshkopi Teodosije dhe at Sava |
Presidenti serb Boris Tadiç, i cili nga pika kufitare e Merdares u terhoq me helikopter të KFOR-it per në Manastirin e Decanit, po në këtë mënyrë nga Manastiri i Deçanit u kthy në pikën kufitare të Merdarës, pas orës 16-të.