3 dhjetor 2011, Dojce Vele, Prej zgjedhjeve të vitit 2000, pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në zgjedhje është në rënje e sipër. “Demokracia në Veprim” tash një muaj po punon në vetdijësimin e qytetarëve së pjesëmarrja në zgjedhje ështq menyra e vetme e ndertimit te institucioneve legjitime dhe demonstrimit te vullnetit te tyre per ndertimin e nje shteti demokratik.
Manipulimi me vota, mosrealizimi i premtimeve të dhëna, ndryshimet e pakta që sollen zgjedhjet e kohëpaskohshme si dhe anashkalimi i vullnetit të qytetarëve janë arsyet më të shpeshta të zbrapjes se qytetarëve nga kutitë e votimit. Ndërsa, hetimet e figurave të larta politike për korrupcion, dalja në skenë e rastit Bllaca si dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, kanë lëkundur besimin e qytetarëve në institucionet shtetrore. Si rrjedhoje, tek shumica e qytetarëve është prezente ndjenja për bojkotimin e zgjedhjeve. Dhe, megjithëse nevoja për ndryshime ndjehet më shumë se kurdoherë, mosbesimi është me i dukshem se kurrë më parë:
“Hic kurrë. Pse me votu? Cilin ta votosh, secili ma I zi se shoqi. Nuk duhet ashtu, krejt hapur me ia plas mushkëritë popullit, me t´ba pishman pse ia ke qit voten“-thote Zenun Sahiti nga komuna e Pejes.
Populli ka sy e vesh
Sepse, populli ka sy e vesh. Dhe pyetjet: “Përse të votoj? Kujt t´ia jap votën? Cfare kam nga e gjithë kjo“, kanë një bazë, tashmë kur pas premtimeve të shumta në fushatën paraprake të zgjedhjeve për një shtet stabil dhe me perspektive evropiane, Kosova gjendet me president të larguar, me parlament të shpërbërë dhe përballë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
„As një të tretën e atyre që kanë premtuar, nuk i kanë realizuar. Sepse, lehtë është me thanë kemi 24 orë rrymë, e ajo s´osht kurrkund hic. Premton se rriten rrogat, e rrogat nuk rriten. Vec me dalin sa për sy e faqe. E prapë lypin me e marr pushtetin. Luftojnë për karrike. Vec, populli i Kosovës ndoshta është në mjegull e ndoshta ua jep votën…”-thotë Xhafer Ahmetaj nga komuna e Decanit.
Dhe populli voton, vrojton, kërkon dhe prêt ndryshimet që cojnë drejt një jetë më të mirë. Në të kundërtën, bojkotojnë zgjedhjet e para që pasojnë. Dhe për këtë, Esma, boshnjake nga Ljubizhda e Hasit fajson liderët politik: „Sepse, asnjë ndryshim nuk ka sa i përket bashkësisë boshnjake nga partitë që na udhëheqin. Dhe, prandaj mendoj se nuk do të dal në zdhedhje, sepse dola unë apo cilido nga boshnjakët, nuk do të sjellim asnjë ndryshim përderisa është në qeveri kjo garniturë qeverisëse“.
Përderisa, Raif, turk nga Prizreni ka pritur një qasje tjetër nga institucionet e Kosovës ndaj bashkesise turke: “Sepse, bashkësia turke asnjëherë nuk është ndarë, por ka qënë e integruar dhe pjesë përbërese e shoqërisë kosovare. Prandaj institucionet e Kosovës do duhej t´i kushtonin një vëmendje të posacme kërkesave të tyre, të cilat përkundëe vështirësive të medha nuk kanë qënë të shumta asnjëherë!“
Demokracia ne veprim
“Demokracia në Veprim” krahas monitorimit të zgjedhjeve në programin e saj ka edhe nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje. Ky koalicion i OJQ-vë tash një muaj po njofotn votuesit për ndryshimet e Ligjit për Zgjedhjet që janë bërë në vitin 2010, duke zhviluar takime të ndryshme me qytetarët, për vetdijësimin se vota e tyre është mënyra e vetme e demonstrimit të vullnetit për të ndërtuar një shtet demokratik dhe për t´ua dhënë fuqinë përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetrore. Dhe, megjithëse përvoja e zhgënjimit nga zgjedhjet e kaluara është tejet e freskët, „Demokracia në Veprim“ beson se do t´ia dalë të rikthejë qytetarët në mëdyshje tek kutitë e votimit.
„Pavarësisht ndoshta premtimeve që i kanë bërë subjekete poltike dhe zhgenjimit që kanë qytetarët, megithatë unë mendoj se ata janë duke e kuptuar se ky është mekanizëm i vetëm me të cilin ata mund të avancojnë procesin dhe mund të binë njerëz të përgjegjshëm në institucionet e tyre“-thotë Ismet Kryeziu, udhëheqës i këtij koaliconi.
“Voto ose bieri fyellit”
Dhe shpresa për ndryshime është gjithnjë prezente. “Se, nëqoftëse hiqet qekjo strukutrre e vjetër e politikanëve me siguri ka me pas ndryshime. Se, ka njerëz me shkollë e profesionalistë të fushave, por sillen rrugëve së nuk i lanë këta të pashkollët që udhëheqin shtetin“-thotë qytetari Ahmetaj. Perderisa, z. Kryeziu edhe një herë sjell mesazhin kryesor të OJQ-vë „Demokracise në Veprim“, drejtuar qytetrave të Kosovës:
“Motoja kryesore ka qënë: “Voto ose bjeri fyellit!“ Sepse, ka momente të caktuara kur njeriu duhet të demonostrojë fuqinë dhe reagimin e tij. Ndërsa, dita e zgjedhjeve është një demonstrim I fuqisë së qytetareve dhe një reagim qytetar për të prodhuar institucione legjitime të cilat do të udhëheqin me ne në vitet e ardhshme“.
Në diten e zgjedhjeve të jashtezakonshme paralamentare të 12 dhejtorit, koalicioni i OJQ-ve „Demokracia në veprim“ do të angazhojë rreth 5,000 vëzhgues të cilet do ta monitorojne procesin e votimit dhe të numërimit të votave.